Lajmet

Ministria e Financave viziton kaq pensionistë në shtëpitë e tyre

Published

on

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve vazhdon zbatimin e projektit për lajmërimin në shtëpi për pensionistë. Sipas njoftimit, në kuadër të këtij projekti, ekipet mobile të ministrisë tashmë kanë vizituar mbi 1100 pensionistë në shtëpitë e tyre në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës në mënyrë që pensionistët të cilët nuk mund të paraqiten fizikisht në Zyrat e Pensioneve të vazhdojnë të përfitojnë nga e drejta e tyre për pension.

“Pensionistët nga mosha 80 vjeçare e sipër si dhe pensionistët që për shkaqe shëndetësore nuk mund të paraqiten fizikisht për vazhdimin e pagesës së pensionit, pa marrë parasysh moshën po vizitohen nga ekipet mobile në shtëpitë e tyre. Kujtojmë se kërkesa për lajmërimin në shtëpi mund të paraqitet nga pensionisti apo ndonjë familjar së paku shtatë ditë para datës kur pensionisti duhet të lajmërohet fizikisht”, thuhet në njoftim.

Lajmërimi mund të bëhet pranë zyrave të Departamentit të Pensioneve apo në adresën elektronike përkatëse të rajonit, si në vijim:

Rajoni i Prishtinës: [email protected]

Rajoni i Prizrenit : [email protected]

Rajoni i Ferizajit : [email protected]

Rajoni i Gjilanit : [email protected]

Rajoni i Mitrovicës : [email protected]

Rajoni i Pejës : [email protected]

Rajoni i Gjakovës : [email protected]

Kërkesa duhet të përmbajë të dhënat si në vijim:

Eemri dhe mbiemri i pensionistit;

Numri personal i pensionistit;

Numri i telefonit të pensionistit (nëse ka);

Numri i telefonit të një personi të afërt të pensionistit; dhe

Adresa e banimit të pensionistit.

Pas aplikimit, pensionistët/aplikuesit do të pranojnë konfimimin që kërkesa është pranuar, dhe pas verifikimit të të dhënave, pensionistët do të njoftohen 24 orë më herët (përfshirë këtu edhe ditët e vikendit) për realizimin e vizitës nga ekipet mobile.

Lajmet

​Drita përballet sot me Copenhagen në Ligën e Kampionëve

Published

on

Skuadra e Dritës do të luajë sot sfidën e parë të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve kundër gjigantëve danezë të FC Copenhagen, ku ndeshja do të zhvillohet në “Parken Stadium” të Kopenhagës, me fillim nga ora 19:00.

Kjo është një sfidë e rëndësishme për ekipin nga Gjilani, që synon të shkruajë një kapitull të ri në historinë e saj evropiane përballë një kundërshtari me përvojë të madhe në arenën ndërkombëtare..

Për të kaluar në këtë fazë, Drita në raundin e parë e eliminoi skuadrën Differdange.

Continue Reading

Lajmet

KFOR vendos tabela të reja paralajmëruese përgjatë kufirit Kosovë–Serbi

Published

on

By

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka nisur vendosjen e tabelave të reja paralajmëruese dhe rinovimin e atyre ekzistuese përgjatë vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në një njoftim, KFOR-i bëri të ditur se ky veprim ka për qëllim përmirësimin e dukshmërisë dhe uljen e rrezikut për kalime të paqëllimshme të kufirit.

Sapo janë vendosur shenja për të paralajmëruar qytetarët se po i afrohen vijës administrative (ABL). Për shkak të terrenit malor dhe të pyllëzuar, këto tabela ndihmojnë në shënimin e qartë të zonës së operacioneve të KFOR-it, duke reduktuar mundësinë e kalimeve aksidentale”, thuhet në njoftim.

KFOR-i njofton se vendosja e këtyre tabelave do të vijojë gjatë javëve të ardhshme, si pjesë e angazhimit të tyre për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Ky aktivitet vjen si pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të KFOR-it për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon, në përputhje me mandatin e dhënë nga Kombet e Bashkuara.

Continue Reading

Aktualitet

Pesëmbëdhjetë vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës

Published

on

Sot mbushen pesëmbëdhjetë vjet prej kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit Deklarata e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Me dhjetë vota pro dhe katër kundër, anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës më 22 korrik 2010 kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Vendimi ishte lexuar nga presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në atë kohë, Hiasashio Ovada.

Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe deri më tash vendi ynë është njohur nga 119-të shtete të botës.

Continue Reading

Aktualitet

Policia gjen armë zjarri në një veturë në Shtime, ndalon një të dyshuar

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Shtime, të cilit i ka gjetur në veturë një armë zjarri dhe i dyshuari 45 vjeçar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ky rast po hetohet nga autoritetet si vepër penale bbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

“Pas reagimit të shpejtë të njësive policore, automjeti i dyshuar është lokalizuar dhe personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor së bashku me automjetin. Gjatë kontrollit, arma e zjarrit (pushkë gjysmë- automatike) është konfiskuar”, njoftoi Policia e Kosovës.

I dyshuari është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Continue Reading

Të kërkuara