Lajmet
Ministria e Financave bllokon mbi 6 mijë lëndë përmbarimore për pagesa
Vonesat e ekzekutimit të mjeteve financiare për kreditorët po konsiderohen shqetësuese nga përmbaruesit privatë dhe bizneset.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiMinistria e Financave ka bllokuar mbi 6 mijë lëndë përmbarimore për pagesa që janë në shqyrtim në Thesar. Kjo po konsiderohet shqetësuese dhe dëmtuese ndaj bizneseve të cilat kanë lëndë të zgjidhura nëpër gjykata.
Vonesat e ekzekutimit të mjeteve financiare për kreditorët po konsiderohen shqetësuese nga përmbaruesit privat dhe bizneset.
Pas raportimit për këtë çështje nga Kosovapress, Ministria e Financave, e drejtuar nga Hekuran Murati, janë përgjigjur se ka probleme me sigurim të fondeve për të kryer pagesat ndaj kompanive për të cilat shteti ka obligime.
Thesari ka listuar pesë arsye pse po ndodhë vonesa e shqyrtimit të këtyre mijëra lëndëve.
“Të gjendur në situatë të tillë, Thesari e ka të pamundur ekzekutimin e vendimeve në afat të shkurtë kohorë për arsye të cilat do t’i listojmë si në vijim: 1.Lëndët dorëzohen të pakompletuara apo edhe me gabime nga ana gjykatës apo përmbaruesve privat, të cilat pamundësojnë realizimin e pagesave e që për rrjedhojë marrin kohë për procedim për ekzekutim; 2.Kryerja e verifikimeve shtesë me qëllim të shmangies së pagesave të dyfishta, duke pritur edhe konfirmime nga ana e organizatave buxhetore në cilësi të palës debitorë; 3.Mungesa e ndarjeve buxhetore në dispozicion të debitorëve, pra lëndët nuk arrijnë të ekzekutohen për arsye tërësisht objektive që nuk varen nga Thesari edhe pse tentohet disa herë realizimi i pagesës nuk arrihet në mungesë të buxhetit në dispozicion të organizatës buxhetore – debitorit; 4.Mungesa e buxhetimit apo alokimit të fondeve sipas Ligjit Nr.08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023; 5.Bartja e lëndëve nga viti paraprak të cilat nuk kanë arritur të ekzekutohen në fund vitin e kaluar për arsye të mungesës buxhetore në dispozicion të organizatave buxhetore – debitorëve, lëndë të cilat janë bartur në këtë vit fiskal për ekzekutim; 6. Ekzekutimi i vendimeve në përputhje me shpenzimin e krijuar sipas kategorisë ekonomike”, thuhet në përgjigjen e Thesarit.
Për zvarritjen ose bllokadën e këtyre vendimeve gjyqësore ka raportuar ditë më parë KosovaPress, ku kryetari i Odës së Përmbaruesve Privat në Kosovë, Arben Gashi ka thënë se mos ekzekutimi i urdhrit të përmbaruesit përbën shkelje ligjore nga Ministria e Financave, në këtë rast nga Thesari. Sipas Gashit, ligjërisht Thesari do të duhej të ekzekuton mjetet financiare brenda 24 orëve.
Gashi ka theksuar se vonesat e ekzekutimit të lëndëve në Thesar janë shqetësuese, dhe sipas tij, kreditorët ligjërisht kanë të drejtë të kërkojnë kamatën prej 8 për qind për këto vonesa.
Zyrtarë të Thesarit kanë pranuar se 6000 mijë lëndë përmbarimore janë në sirtarë të këtij institucioni.
“Për informimin tuaj, këtë vit Thesari ka të evidentuara në procedurë të ekzekutimit mbi 6 mijë lëndë deri tani, lëndë këto të pranuara nga autoritetet përmbaruese si gjykata dhe përmbaruesit privat (të cilat ndodh që dorëzohen të pakompletuara apo edhe me gabime të cilat pamundësojnë realizimin e pagesave e që për rrjedhojë marrin kohë për procedim për ekzekutim”, thuhet në përgjigjen e Thesarit.
Parapa kamerave disa prej biznesmenëve kanë theksuar se derisa vetë këto institucione që kërkojnë nga kompanitë private t’i përmbushin obligimet ndaj ATK-së në afatet kohore, Ministria e Financave shkelë ligjet në fuqi për ekzekutimin e lëndëve përmbarimore.
Për këto ankesa, nga kjo ministri kanë thënë për KosovaPress se për këtë çështje është përgjegjëse ATK.
“Ndërsa, sa i përket pyetjeve të parashtruara që kanë të bëjnë me ATK, ju mund të merrni informata duke u drejtuar në ATK, pasi Thesari sipas nenit 40 të Ligjit Nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, pas pranimit të vendimit të plotfuqishëm ose urdhrit të formës së prerë, është i autorizuar dhe ka përgjegjësinë që menjëherë të marrë çfarëdo masa të nevojshme për pagimin e vendimit ose urdhrit nga ndarjet buxhetore në dispozicion”, thuhet në përgjigje.
Për veç kësaj, sfidë tjetër për kreditorët, mbetet edhe vonimi i shqyrtimit të mijëra lëndëve përmbarimore në gjykatat, përkatësisht në Gjykatën Komerciale.
Vendi
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Published
24 minutes agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë
Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.
Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.
Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.
Vendi
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Published
33 minutes agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Programi i Gjuhës Angleze në UBT po pozicionohet si një ndër platformat më të rëndësishme për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fushën e arsimit, përkthimit dhe komunikimit ndërkombëtar.
Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë moderne që përkon me standardet më të larta evropiane, duke u ofruar studentëve jo vetëm njohuri teorike mbi gjuhësinë dhe letërsinë, por edhe aftësi praktike që kërkohen sot në sektorin publik dhe privat.
Përmes një mjedisi stimulues që nxit mendimin kritik dhe krijimtarinë, studentët pajisen me kompetenca për të komunikuar me saktësi akademike dhe për të operuar me përgjegjësi etike në projekte komplekse.
Një element kyç që e bën këtë program unik është dimensionimi ndërkombëtar, ku përmes bashkëpunimeve me universitete prestigjioze në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Itali dhe vende të tjera të BE-së, studentëve u mundësohet shkëmbimi semestral dhe përfitimi i bursave të plota përmes rrjeteve si Erasmus+ dhe CEEPUS.
Përveç përvojës ndërkombëtare, UBT ka krijuar lehtësi për të gjithë ata që synojnë të nisin rrugëtimin e tyre akademik në këtë drejtim, duke ofruar një bursë studimi prej 20% për të tri vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen.
Ky investim në talentet e reja plotësohet nga resurset e pasura që UBT vë në dispozicion, si biblioteka e specializuar e gjuhës angleze, platformat e avancuara digjitale për mësimdhënie dhe mbështetja e vazhdueshme nga Qendra e Karrierës për punësim dhe praktika profesionale.
Duke pasur një staf akademik të kualifikuar në universitetet më të mira botërore dhe diploma që njihen gjerësisht në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian, programi siguron që çdo i diplomuar të jetë një profesionist dhe i gatshëm për të kontribuar në zhvillimin arsimor dhe ekonomik të vendit.
Vendi
Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës
Published
45 minutes agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Sytë e botës sonte janë në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku Kosova luan një ndeshje historike kundër Turqisë për një biletë në Botëror, një sukses që ka zgjuar vëmendjen e mediave më prestigjioze globale.
Prestigjiozja britanike “The Guardian” ka botuar një artikull tejet prekës ku përshkruan rritjen e jashtëzakonshme të kombëtares sonë, duke e titulluar: “Besojmë te njëri-tjetri: Rruga e vështirë e Kosovës nga lufta drejt shpresës për Kupën e Botës”.
Gazeta sjell rrëfimin e Samir Ujkanit, i cili kujton kohën kur lojtarët nuk ia dinin as emrat njëri-tjetrit në ndeshjen e parë kundër Haitit dhe stërviteshin në fusha të rënduara nën tymin e termocentraleve të Obiliqit.
Artikulli vë në pah se për një shtet që dikur e kishte të ndaluar futbollin nga autoritetet serbe, ky moment përfaqëson kulmin e një diplomacie të gjatë sportive të nisur nga i ndjeri Fadil Vokrri dhe Eroll Salihu.
Sipas “The Guardian”, ajo që dikur dukej e pamendueshme – kualifikimi i Kosovës në finalet e një Botërori – sonte është vetëm një fitore larg, duke e shndërruar sportin në projektimin më të bukur të një shteti modern dhe të suksesshëm në skenën ndërkombëtare.
Lajmet
Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha
Published
1 hour agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Sot futbolli kosovar përjeton një moment unik pasi në të njëjtën kohë kur ekipi A zbret në fushën e “Fadil Vokrrit” për ndeshjen finale ndaj Turqisë, Kosova U21 do të sfidojë Spanjën në Madrid.
Të rinjtë tanë po luftojnë për një vend në “Europianin Shqipëri-Serbi 2027”, duke u përballur me liderin e grupit A që mban 18 pikë, ndërsa Kosova renditet në vendin e katërt me 8 pikë.
Pas humbjes 1-3 në ndeshjen e parë në Prishtinë, dardanët e rinj kërkojnë hakmarrjen ndaj spanjollëve, duke u mbështetur në formën e mirë që treguan me fitoret bindëse 4-0 ndaj Qipros dhe 7-0 ndaj San Marinos, si dhe barazimet pa gola kundër Rumanisë dhe Finlandës.
Kjo pasdite i gjen tifozët me vëmendje të ndarë mes Prishtinës dhe Madridit, në një përpjekje të dyfishtë për sukses ndërkombëtar.
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Alumni i UBT-së udhëheq punëtorinë mbi psikologjinë klinike dhe formulimin e rasteve me studentët e nivelit master
Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës
Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha
Lufta në Iran: Çfarë po ndodh në ditën e 32-të të sulmeve SHBA-Izrael?
Kurti pret ekipin e OKB-së: Diskutohet Plani Strategjik 2026–2030 dhe forcimi i bashkëpunimit
27 vjet nga mizoria serbe në Rahovec e Malishevë, Osmani: Pa drejtësi s’ka paqe
REL: Tarifat e reja të rrymës shtyhen për 1 maj
Të kërkuara
-
Lajmet1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet2 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
