Lajmet

Kryetarët e komunave i kërkojnë takim Kurtit, këto janë temat e propozuara

Kërkesa është bërë nga kryetari i AKK-së, Agim Aliu.

Publikuar

Kryetarët e komunave të Kosovës i kanë kërkuar takim kryeministrit Albin Kurti, për të debatuar mbi temat dhe çështjet që preokupojnë aktualisht komunat e Republikës së Kosovës. Kërkesa është bërë nga kryetari i AKK-së, Agim Aliu.

Nga AKK-ja i kanë propozuar edhe temat për të cilat do të diskutonin. Në krye të listës është Ligji i ri për tatimin në pronë dhe mundësia e faljes së 100 eurove të tatimit.

“Temat e propozuara në takimin tonë të përbashkët do mund të ishin: 1. Tatimi në pronë – Ligji i ri për tatimin në pronë si dhe mundësia e faljes së 100 euro përmes ligjit, 2. Procedurat e rekrutimit në shërbimin publik; 3. Të hyrat vetanake dhe buxheti për Komunat; 4. Pronat e administruara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe nga Agjencia e Pyjeve e që mund të jenë në interes të komunave; 5. Grantin e Katërt për Komunat, procedimin e ligjit për financa lokale”, thuhet në njoftim.

Lajmet

Petkoviq: Serbia mbështet përpjekjet e Lajçakut në procesin e formimit të Asociacionit

Publikuar

nga

Drejtori i zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviq ka deklaruar se Beogradi vlerëson dhe mbështet shumë përpjekjet që emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka investuar në fillimin e procesit të formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Këto komente ai i bëri pas një takimi që pati së bashku me ambasadorin e Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq me ambasadorët e vendeve të Quintit si dhe përfaqësuesin e Delegacionit të Bashkimi Evropian në Beograd.

Siç bën të ditur zyra e Petkoviqit, ai dhe dhe Gjuriq në takim siç u tha, përsëritën qëndrimin e Beogradit se drafti i Statutit të Asociacionit i hartuar nga BE-ja, mund të jetë një bazë e mirë për vazhdimin e diskutimeve dhe marrëveshjeve për përfundimin e këtij statute.

Lidhur me çështjen e dinarit, Petkoviq theksoi se bisedimet në Bruksel kanë qenë të vështira dhe se sipas tij delegacioni i Beogradit ka paraqitur propozimet dhe komentet e tij për këtë çështje.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

MInistri Aliu: ​Nuk ka falje të borxheve për kompanitë e ambalazhimit të ujit

Publikuar

nga

Ministri i Mjedisit, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Haliu deklaroi se nuk ka asnjë vendim për falje të borxhit për kompanitë që ambalazhojnë ujin. Kështu u shpreh ai në seancën e sotme plenare ku po diskutohet për të gjeturat e Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Dua të them se nuk ka asnjë vendim për falje të asnjë borxhi. Qysh njëjtë nuk ka asnjë vendim, i cili e përcakton çfarë pretendohet, çka ka pagesa të rregullta, normale siç kanë qenë në cilindo prej qeverive, sipas raportimeve të kompanive për sasitë e ujit që kanë pasur. Për kompanitë që nuk kanë raportuar dhe supozohet që kanë borxhe, në cilëndo prej qeverive më herët ka pasur kalkulime të një borxhi të supozuar në bazë të udhëzimit administrativ që thotë me marrë sasinë maksimale të ujit që shpenzohet. Kjo është në shpërputhje me vetë këtë udhëzim administrativ”, ka thënë ministri Aliu.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Raport: Rusia akuzohet për ekzekutimin e ushtarëve të dorëzuar ukrainas

Publikuar

nga

Forcat ruse dyshohet kanë ekzekutuar ushtarë ukrainas teksa ata tentuan të dorëzoheshin ose ishin dorëzuar tashmë që nga dhjetori i vitit 2023, njoftoi një grup ndërkombëtar për të drejtat e njeriut në një raport të ri.

Sipas raportit të publikuar të enjten nga Human Rights Watch (HRW), veprimet duhet të hetohen si krime lufte.

Grupi hetoi pesë incidente të asaj që i quajti “ekzekutimet e dukshme përmbledhëse” të të paktën 15 ushtarëve ukrainas ndërsa ata tentuan të dorëzoheshin, dhe ndoshta gjashtë të tjerë që po dorëzoheshin ose që ishin dorëzuar midis dhjetorit 2023 dhe shkurtit 2024./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Masat kundër Kosovës do të hiqen kur vendos BE-ja e jo kur do Kurti, thotë Stano

Publikuar

nga

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se diskutimet për heqjen apo jo të masave ndaj Kosovës janë duke vazhduar teksa shton se të njëjtat do të hiqen në momentin kur vendet anëtare të BE-së vendosin

Lidhur me deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili tha se shteti i ka përmbushur të gjitha kërkesat e Bashkimit Evropian për heqjen e masave kufizuese që blloku ka vendosur ndaj Kosovës, ka reaguar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Ai ka thënë se diskutimet për heqjen apo jo të masave ndaj Kosovës janë duke vazhduar teksa shton se të njëjtat do të hiqen në momentin kur vendet anëtare të BE-së vendosin.

Stano ka potencuar se ky vendim i takon vendeve anëtare e jo politikanëve të Kosovës.

“Kur BE-ja paraqiti masat kundër Kosovës, shkaku i krizave, vendimeve të njëanshme eskalimet në raport me Serbinë, Bashkimi Evropian ishte i qartë se ato janë të kthyeshme. Kështu që ato do të hiqen në momentin që vendet anëtare vendosin, e përsëris kur vendet anëtare vendosin, e jo kur politikanët e Kosovës vendosin. Pra, kur vendet anëtare vendosin se nuk ka më arsye për t’i mbajtur masat në fuqi. Dhe kjo nuk ka ndodhur deri tani, vendet anëtare vazhdojnë diskutimet dhe këto janë procese të brendshme”, tha ai në një konferencë për media.

Stano rikujton se masat janë ende në fuqi.

“I kemi parë zgjedhjet në katër komunat si një prej elementeve që dërguan në vendosjen e masave, por mbetet te vendet anëtare, siç edhe thuhet në Konkluzat e Këshillit të Punëve të Përgjithshme nga dhjetori i vitit të kaluar. U mbetet vendeve anëtare të rivlerësojnë situatën dhe më pas me institucionet evropiane të vendosin nëse duhet hequr masat ose jo. Mund vetëm të konfirmoj se diskutimet ende po vazhdojnë dhe rikujtoj se masat nuk janë hequr”.

Komisioni Evropian kishte vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës një vit më parë për shkak të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të shtetit.

Kurti tha se javën e kaluar BE-ja miratoi Planin e Rritjes ekonomike – në vlerë prej 6 miliardë eurosh – për Ballkanin Perëndimor, i cili një ndër synimet ka edhe përshpejtimin e anëtarësimit të rajonit në bllok.

“Masat, që janë në fuqi ndaj Kosovës, bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në BE, sidomos edhe në Planin e Rritjes dhe qëllimin e tij. Në anën tjetër po vazhdojmë me përpjekjet tona që të hapim më tepër mundësi në kuadër të dialogut të reformave me BE-në. Në këtë kontekst, kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen masave kufizuese dhe këto masa duhet të largohen”, tha Kurti gjatë mbledhjes së Këshillit ministror për integrim evropian më 2 maj.

Masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës përfshinin: suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimn e vizitave bilaterale.

Gjithashtu, u suspendua edhe programimi i fondeve për Kosovën, të cilat ishin paraparë të dorëzoheshin përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe IPA 2024 (Intrumentet e Para-Anëtarësimit).

Pas masave ndëshkuese, Kosova mbeti jashtë granteve që BE-ja miratoi në korrik të vitit të kaluar, në vlerë prej 2.1 miliardë eurosh.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara