Lajmet

Ministria e Bujqësisë e kthen në pronësi tokën 4 milionëshe që i ishte bartur kundërligjshëm serbit

Parcela me vlerë të përafërt prej 4 milionë euro ndodhet në zonën industriale, e cila ndanë Prishtinën e Fushë Kosovës.

Published

on

1 hektar e 34 ari janë rikthyer në pronësi të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, pasi kjo parcelë dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme i është bartur serbit, Jovica Deniq në vitin 2020. Parcela me vlerë të përafërt prej 4 milionë euro ndodhet në zonën industriale, e cila ndanë Prishtinën e Fushë Kosovës.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, të hënën ka thënë se pas pronave në Ulpianë dhe në Stankaj të Pejës, ky rast për të cilin është një ndër rastet më bizare që kanë ndodhur karshi tentimit për tjetërsim dhe abuzim flagrant të pronave shtetërore.

“Mënyra e tjetërsimi të kësaj prone për mua si Ministër por po besoj edhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që e duan këtë vend, paraqet krim. Nga të dhënat që posedojmë, që nga viti 2010 deri në vitin 2020 janë rreth 100 hektarë toke të tjetërsuara, objekte e prona afariste, që kanë ndërruar titullarin në mënyrë të dyshimtë përmes metodës së identifikimit të disa pjesëtarëve të komunitetit serb ish zyrtarë të Institutit të Bujqësisë së Kosovës”, ka thënë Peci.

Ai tha se në aktvendimin e nxjerrë nga Agjencia Kadastrale e Kosovës në dhjetor të vitit 2020, ishte obliguar Drejtoria e Kadastrit e Komunës së Prishtinës që të bëjë ekzekutimin e Aktgjykimit të shtatorit të 1996, ku parcela në të cilën ndodhemi sot, i është bartur në pronësi Jovica Deniqit.

Drejtoria e Kadastrit të Komunës së Prishtinës më Maj të 2019 si dhe në gusht të 2020-tës kishte refuzuar fillimisht kërkesën e Jovica Deniqit, për shkak të konstatimit të zbraztisë ligjore për ta bartur pronën në pronësi të Deniqit.

“Mirëpo, në Janar të vitit 2021, e njëjta drejtori nxjerrë aktvendimin me të cilin është ekzekutuar në regjistra kadastral aktvendimi i datës 11.12.2020 kurse me date 21.06.2021 drejtoria e Kadastrit të Komunës së Prishtinës bazuar në shkresën e lëshuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës të datës 17.05.2021, ka nxjerrë aktvendimin me të cilin është plotësuar aktvendimi i nxjerrë nga Drejtoria e Kadastrit me datë 19.01.2021 me të cilin Jovica Deniq, është bërë pronar i kësaj ngastre kadastrale në të cilën ndodhemi”, ka thënë Peci duke shtuar se si rezultat i këmbëngulsisë së tyre, akterët e lartëcekur që kanë marrë vendime skandaloze dhe kriminale me vite në pervetësimin e pronës shtetërore tek individë e konkretisht të kësaj ngastre në vlerë rreth 4 milion euro; prona i është kthyer titullarit/Minstrisë së Bujqësisë, para 6 ditësh.

Mirëpo kjo për Pecin nuk mjafton.

“Unë ftoj Prokurorinë e Shtetit që të angazhohet dhe hetoj gjithë mënyrat dhe procedurat e bartjes së pronës së Ministrisë së Bujqësisë tek grupe apo individ, e që janë hiq me pak se qindra hektar me tokë, objekte afariste e objekte banimi”, ka deklaruar ai.

Rikujtojmë se dy prona tjera ministria i kthej edhe gjatë javës së kaluar.

Lajmet

Sulm ndaj zyrtarit policor në Vushtrri, i dyshuari në kërkim

Published

on

Në Vushtrri, më 31 maj 2026 rreth orës 18:50, është raportuar një rast i sulmit ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas Policisë së Kosovës, derisa njësiti policor ishte duke rregulluar dhe drejtuar komunikacionin, një i dyshuar me veturë nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarit policor. Ai fillimisht ka ofenduar policin dhe më pas ka goditur me automjet zyrtarin policor mashkull kosovar.

Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në kërkim policor.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente dhe hetimet janë në vazhdim.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Mitrovicën e Veriut për veshje të paautorizuar të uniformës së Policisë së Kosovës

Published

on

By

Një person është arrestuar në Mitrovicën e Veriut pasi dyshohet se kishte veshur pjesë të uniformës së Policisë së Kosovës pa qenë pjesëtar i këtij institucioni.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari është ndaluar dhe është shoqëruar në stacionin policor për intervistim. Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar tri veshje që i përkisnin Policisë së Kosovës.

Pas përfundimit të procedurave dhe me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po trajtohet nga organet e drejtësisë.

Continue Reading

Lajmet

Shtatë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

Sipas raportit të fundit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë 31 majit janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje në komuna të ndryshme të vendit, ndërsa një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë pas një mosmarrëveshjeje. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Po ashtu në Prishtinë, është raportuar se një i dyshuar kishte ushtruar dhunë fizike ndaj dy viktimave meshkuj. Viktimat janë intervistuar, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër është raportuar në Fushë Kosovë, ku një grua dhe një burrë kanë pasur mosmarrëveshje. Të dy janë intervistuar dhe, pas konsultimit me prokurorin, rasti po hetohet në procedurë të rregullt.

Në Gllogoc, pak para mesnatës, një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një burri tjetër. Pas procedurave policore, prokurori ka urdhëruar që rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Klinë është raportuar një rast i dhunës psikike, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar presion dhe dhunë psikologjike ndaj një gruaje. Pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.

Rasti më i rëndë është raportuar në Deçan, ku një burrë është arrestuar nën dyshimin për ushtrim të dhunës psikike ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, në Mitrovicën e Jugut, një shtetase e huaj ka raportuar se është përballur me dhunë fizike dhe psikike nga një burrë dhe një grua kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit të palëve, prokurori ka urdhëruar që rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të gjitha rastet janë duke u trajtuar sipas procedurave ligjore dhe mbeten nën hetime.

Continue Reading

Lajmet

“Syrigana” e Petrit Halilajt prezantohet me sukses në Berlin

Published

on

Opera bashkëkohore “Syrigana” e artistit kosovar Petrit Halilaj është prezantuar para publikut ndërkombëtar në Berlin, në hapësirat e “Hamburger Bahnhof”, një prej muzeve më të rëndësishëm të artit bashkëkohor në Evropë.

Interpretimi u realizua nga një ansambël i Filharmonisë së Kosovës në kuadër të ekspozitës “An Opera Out of Time”, e cila kishte në qendër operën e parë të Halilajt dhe njëherësh shënoi mbylljen e ekspozitës së tij personale në këtë institucion prestigjioz.

E bazuar në mite, legjenda dhe rrëfime të lidhura me vendlindjen e artistit, “Syrigana” ndërthur muzikën, teatrin dhe instalacionin artistik, duke sjellë një përvojë unike për publikun. Vepra pati premierën në qershor të vitit të kaluar në Syriganë të Skenderajt dhe që atëherë është vlerësuar si një nga projektet më të veçanta artistike të realizuara në Kosovë.

Sipas Filharmonisë së Kosovës, prezantimi në Berlin përbën një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e operës, e cila tashmë ka potencial të vazhdojë jetën e saj artistike edhe në skena të tjera ndërkombëtare.

Me këtë paraqitje, Petrit Halilaj ka vazhduar ta prezantojë artin dhe kulturën e Kosovës në qendra të rëndësishme botërore, duke e shndërruar kujtesën, mitet dhe historitë lokale në vepra me jehonë ndërkombëtare.

Continue Reading

Të kërkuara