Bota

Ministri turk: S’kemi nevojë për BE

Published

on

Ministri turk para takimit me Dendias: S’kemi nevojë për BE dhe vende të tjera për të biseduar me Greqinë

Pak orë para nisjes së takimit me homologun grek, ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoglu ka folur  për çështje për të cilat Turqia nuk mund të pajtohet me Greqinë, por duhet të diskutohet hapur.

Ai ka theksuar ndër të tjera se nuk kanë nevojë për BE dhe vende të tjera për të dialoguar me Greqinë.

Çavuşoglu tha se pret të të ketë një bisedë miqësore dhe në një atmosferë të mirë me homologun e tij grek Nikos Dendias pas disa orësh. 

“Dialogu me Greqinë dhe vizitat e nivelit të lartë janë shumë të rëndësishëm dhe të kënaqshme,” tha ministri turk.

“Ne jemi të lumtur ta mirëpresim Z. Dendias në Ankara. Do të diskutojmë Egjeun, Qipron dhe Mesdheun Lindor në një atmosferë të mirë. Është e rëndësishme që ne të vazhdojmë dialogun si dy fqinjë”, tha ai dhe shtoi: “Ne duhet të adresojmë çështjet që nuk mund t’i zgjidhim në Egje dhe Mesdheun Lindor përmes dialogut.”   

Continue Reading

Bota

Vatikani do të botojë një revistë të re mujore, Papa do t’u përgjigjet pyetjeve të lexuesve

Published

on

Vatikani ka njoftuar lansimin e një iniciative të re komunikimi, duke prezantuar një revistë mujore të quajtur “Piazza San Pietro”, e cila do të botohet në tri gjuhë: italisht, anglisht dhe spanjisht. Ky botim vjen në përgatitje për Vitin Jubilar 2025, një ngjarje e madhe për Kishën Katolike, dhe ka si qëllim të ofrojë një mundësi të re për t’u lidhur me besimtarët dhe lexuesit nga e gjithë bota.

Një nga karakteristikat kryesore të kësaj reviste do të jetë rubrika “Letra për redaktorin”, në të cilën Papa Françesku do të përgjigjet drejtpërdrejt pyetjeve të besimtarëve. Në numrin e parë të revistës, Papa përgjigjet një gjysheje, e cila kërkon mendimin e tij lidhur me pagëzimin e një fëmije të cilit prindërit refuzojnë ta pagëzojnë. Papa thekson se pagëzimi është një akt besimi, por nuk mund të imponohet mbi ata që nuk e duan për fëmijën e tyre, duke sugjeruar që të vazhdohet dialogu me shpresë, butësi dhe bamirësi.

Kryeprifti i Bazilikës së Shën Pjetrit, Kardinali Mauro Gambetti, e cilësoi këtë botim një iniciativë guximtare dhe të nevojshme për ta bërë komunikimin me besimtarët më të drejtpërdrejtë dhe më të thellë. Drejtori i komunikimit për Bazilikën e Shën Pjetrit, At Enzo Fortunato, vuri theksin te rëndësia e këtij botimi për t’u rikthyer tek gazetaria tradicionale dhe për të ofruar një lidhje më të ngushtë me realitetin dhe jetën e përditshme të besimtarëve.

Abonimi për këtë botim mujore do të kushtojë 30 € për një vit, ndërsa një kopje e vetme do të jetë në dispozicion për 4 €. Ata që nuk kanë mundësi ta paguajnë do të kenë mundësi ta marrin revistën falas, duke siguruar që ky projekt të jetë i aksesueshëm për të gjithë.

Përveç kësaj, është paralajmëruar se Vatikani do të ofrojë një transmetim të drejtpërdrejtë të varrit të Shën Pjetrit në shpellat e Vatikanit, duke mundësuar që ata që nuk mund të vizitojnë Romën gjatë Jubileut të mund ta shohin këtë vend të shenjtë nëpërmjet teknologjisë. Papa Françesku do të inaugurojë kamerën e drejtpërdrejtë më 2 dhjetor, për të mundësuar ndjekjen e ceremonive në kohë reale.

Në këtë kontekst, Bazilika e Shën Pjetrit do të përdorë gjithashtu rrjetet sociale për të shpërndarë informacione lidhur me aktivitetet e Jubileut dhe për të ndarë dashurinë për këtë vend të shenjtë me besimtarët kudo në botë.

Jubileu i vitit 2025 do të festohet nga 24 dhjetor 2024 deri më 6 janar 2026, dhe pritet të tërheqë rreth 32 milionë pelegrinë në Romë, një ngjarje që zhvillohet çdo çerek shekulli dhe që do të jetë një mundësi për besimtarët të shprehin devotshmërinë e tyre ndaj Shën Pjetrit dhe traditës katolike./UBTNews/

 

 

Continue Reading

Bota

Ministrat e G7-ës ritheksojnë mbështetjen për Ukrainën, e dënojnë “retoriken atomike” ruse

Published

on

By

Ministrat nga Grupi i Shtatë demokracive kanë shprehur të martën mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe e kanë dënuar atë që e cilësuan si “retorikë të papërgjegjshme dhe kërcënuese atomike” nga ana e Rusisë.

Ata gjithashtu paralajmëruan se mbështetja që Koreja e Veriut po ia jep Rusisë shënon përshkallëzim të rrezikshëm të konfliktit, me pasoja të mëdha për sigurinë evropiane dhe indo-paqësore, si dhe i bënë thirrje Kinës, aleates së kamotshme të Koresë së Veriut, që të veprojë kundër saj.

Përdorimi i një rakete balistike me rreze të mesme nga Rusia më 21 nëntor është dëshmi shtesë e sjelljes së saj përshkallëzuese dhe të pakujdesshme”, thanë ata në një komunikatë në përfundim të takimit të tyre në Itali.

Mbështetja jonë për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës do të mbetet e palëkundshme”, thanë ata.

Rusia është duke çarë përpara përgjatë vijave të frontit në lindje të Ukrainës, ku forcat ruse kanë arritur t’i shënojnë disa prej fitimeve më të mëdha territore prej vitit 2022.

Ministrat e Jashtëm nga shtetet e G7-së: Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Kanadaja, Gjermania, Franca, Italia dhe Japonia, shpresojnë se do të mundë të fillojnë me lëshimin e të hollave nga një marrëveshje huaje prej 50 miliardë dollarësh, të cilat burojnë nga asetet e ngrira ruse, deri në fund të këtij viti.

Ata gjithashtu u zotuan se do të veprojnë kundër grupeve që e ndihmojnë Rusisë t’i shmangë sanksionet e vendosura kundër saj, pasi ajo e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës para gati tri vjetëve.

Deklarata e tyre e përbashkët u lëshuan në fund të takimit dyditor në juglindje të Romës, ku mori pjesë edhe ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha.

Ministrat gjithashtu u përpoqën ta rrisin trysninë ndaj Izraelit për ta pranuar një marrëveshje armëpushimi me Hezbollahun në Liban, duke thënë se “tani është koha për ta arritur një marrëveshje diplomatike”.

Ata i bënë thirrje Qeverisë së Izraelit ta lehtësojë ndihmën humanitare për popullsinë civile në Rripin e Gazës, Bregun e okupuar Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor.

Continue Reading

Bota

Shefi i NATO-s vizitë në Athinë, zbardhen diskutimet me Mitsotakis

Published

on

By

Pas ndalesës në Turqi, këtë të martë, shefi i NATO-s, Mark Rutte, u ndal në Athinë, ku u takua me kryeministrin grek Mitsotakis.

Ata biseduan për sfidat e sigurisë, mbështetjen për Ukrainën dhe “rolin vendimtar” të Greqisë në mbështetjen e mbrojtjes kolektive të NATO-s.

Rutte përshëndeti faktin që Greqia investon 3 për qind të PBB-së së saj në mbrojtje. Sekretari i Përgjithshëm falënderoi Greqinë për mbështetjen e saj për luftën e Ukrainës kundër agresionit rus.

Muajin e kaluar, Athina nënshkroi një marrëveshje dypalëshe sigurie me Kievin dhe njoftoi se do të përshpejtojë trajnimin e pilotëve dhe teknikëve ukrainas për F-16.

Rutte nënvizoi se përdorimi nga Rusia i armëve dhe trupave të Koresë së Veriut, dronëve iranianë dhe mallrave kineze me përdorim të dyfishtë kontribuon në një mjedis “gjithnjë e më të rrezikshëm” dhe përfaqëson një “sfidë për paqen dhe sigurinë globale”.

Gjatë vizitës së tij në Athinë, Sekretari i Përgjithshëm takoi edhe ministrin grek të Mbrojtjes dhe ministrin e Jashtëm.

Continue Reading

Bota

Drogonte gruan dhe ftonte burra ta abuzonin, dënohet “përbindëshi” në Francë

Published

on

By

Prokurorët francezë kërkuan dënimin maksimal prej 20 vitesh burg për ish-bashkëshortin e Gisele Pelicot, i cili pranoi se e kishte droguar dhe dhunuar atë, edhe përmes njerëzve të tjerë kur ajo kishte qenë e pandërgjegjshme.

Kryeministri francez Michel Barnier vlerësoi Pelicot për “kurajën e pabesueshme.” Ai njoftoi se qeveria do të lëvrojë fonde shtesë në mbështetje të viktimave të dhunës në familje dhe se do të ketë një procedurë të thjeshtësuar për të dorëzuar ankesat për këto lloj krimesh.

Fondet e lëvruara nga qeveria për emergjencat mjekësore janë rritur këtë vit me rreth 7 milionë euro. Sikurse e dini, që prej vitit të kaluar viktimat e dhunës në familje kanë të drejtën për mbështetje financiare në mënyrë që të ndërrojnë vendstrehim dhe të mbulojnë shpenzimet e përditshme. Ndërkohë, nga fundi i vitit 2025, gratë do të mund të bëjnë ankesat nga çdo spital francez apo qendër urgjence,” deklaroi Barnier.

Gjyqi ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare dhe e ka kthyer Gisele Pelicot në një ikonë të aktivistëve që luftojnë dhunën seksuale.

Duke mbajtur banera dhe tym lejla, aktiviste të shumta performuan një vallëzim të llojit “Haka,” ndërsa në gjykatën e Avinjonit mbahej procesi.

Continue Reading

Të kërkuara