Lajmet

Ministri rus i Mbrojtjes shfaqet në televizion pas disa ditësh

Shoigu nuk u pa në publik qysh nga 11 marsi, çka ngjalli thashethemet që mos ndoshta ministri u sëmur apo u arrestua.

Published

on

Televizioni rus ka shfaqur fotografi që me sa duket tregojnë presidentin rus, Vladimir Putin, duke mbajtur një takim të Këshillit të Sigurimit sot me zyrtarë të lartë, përfshirë ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Shoigu nuk u pa në publik qysh nga 11 marsi, çka ngjalli thashethemet që mos ndoshta ministri u sëmur apo u arrestua.

Sot gjatë ditës, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve se Putin do të mbajë një takim të Këshillit të Sigurimit, dhe u pyet gjithashtu për vendndodhjen e ministrit Shoigu. Ai tha se ministri “ka shumë gjëra për të cilat duhet kujdesur, ka një operacion ushtarak. Nuk ka kohë për aktivitet mediatik”./UBTNews/

Lajmet

Kamionë, qytetarë e policë të shumtë në hyrje të Prishtinës, nis protesta e bizneseve

Published

on

By

Bizneset në Kosovë kanë nisur protestën e paralajmëruar kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), i cili parasheh daljen e detyrueshme të ndërmarrjeve në tregun e lirë të energjisë.

Në pamjet shihen kamionë, qytetarë e policë të shumtë në hyrjen e Prishtinës nga Veterniku.

Protesta ka nisur në orën 10:00, ku përfaqësues të bizneseve kanë vendosur kamionët e tyre në hyrjet kryesore të kryeqytetit.

Në një njoftim nga bizneset, të mërkurën u tha se rrugët do të bllokohen nga automjetet e kompanive që do të preken nga vendimi për dalje në treg të lirë.

“ZRrE-ja e qeveria pranuan që çmimi i energjisë elektrike të rritet për 16.1%. Kjo më së shumëti pritet t’i godas bizneset. Atyre po u thuhet të dalin në ‘treg të lirë’, ku shpenzimet për ta pritet të jenë marramendëse. Pasoja që do t’a ndiejë qytetari, përveç faturës së rrymës, pritet të jetë shtrenjtimi i produkteve. Për këtë bizneset kanë vendosur të protestojnë. Dhe atë, hiç më pak se me mbyllje të rrugëve kryesore të Prishtinës. Rrugët do të bllokohen nga automjetet e kompanive që do të preken nga vendimi për dalje në treg të lire”, thuhet ndër të tjera në njoftim./EO/

Continue Reading

Lajmet

Kurti për protestën e bizneseve: Duan të bëjnë barrikada në hyrje të Prishtinës, koha e barrikadave ka perënduar!

Published

on

By

Kryeministri në detyrë Albin Kurti reagoi ndaj paralajmërimit të bizneseve për protestën e sotme të bizneseve me kërkesën për shtyrjen e tregut të lirë të energjisë elektrike, i paraparë të fillojë më 1 qershor.

Kurti në mbledhjen e qeverisë në detyrë tha se Oda Ekonomike duan që të bëjnë barrikada dhe të bllokojnë rrugët në hyrje të Prishtinës.

“Koha për barrikada ka perënduar, i kemi hequr kudo që ishin ato”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë kritikoi Odën Ekonomike për rolin e saj në organizimin e protestës.

“Oda Ekonomike që duhej të qëndronte pranë bizneseve për t’u përballur me realitetin e ri, sot po tenton të bllokojë rrugët magjistrale me kërkesën për shtyrje. Por ajo çka nuk po iu tregon Oda Ekonomike është se kërkesa e tyre për një vit shtyrje nuk e zgjidh problemin, por vetëm e bart koston e energjisë te fatura e secilit prej jush”, tha ai.

Kryeministri në detyrë tha se bizneset kanë pasur kohë të përgatiten tetë vjet për tregun e lirë të energjisë elektrike.

“Ligji për energjinë elektrike është miratuar që në vitin 2016, ndërsa faza e parë e liberalizimit ka nisur më 2017. Sipas tij, faza e dytë është shtyrë disa herë në këto tetë vjet, duke u dhënë bizneseve kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur. Nga vendimi për të dalë në treg të hapur preken 1200 ndërmarrjes apo 1% e të gjitha ndërmarrjeve në Kosovë. 300 prej tyre si prodhuese dhe shpenzuese më të mëdha, preken më së shumti, por duhet theksuar se ky proces nuk është i befasishëm”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë tha se ndërmarrjet kanë përfituar tarifa të rregulluara dhe subvencione në vlerë prej 26 milionë eurosh, ndërsa qeveria i ka mbështetur edhe gjatë pandemisë dhe krizës energjetike, duke përmendur skemat për efikasitet energjetik, instalimin e paneleve solare dhe subvencionim për pajisje e makina më efiçiente si mjete konkrete të përkrahjes.

Kurti tha se nuk mund të mbrojmë 1% të bizneseve në kurriz të 99%.

“U bëjmë thirrje bizneseve të mendojnë në mënyrë të mençur dhe ne do t’i mbështesim”, tha ai.

Continue Reading

Lajmet

Sot bllokohen hyrjet kryesore të Prishtinës në shenjë proteste për liberalizimin e energjisë

Published

on

By

Sot me 29 maj, hyrjet kryesore të kryeqytetit do të mbyllen për dy orë nga bizneset, si formë proteste kundër liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, i cili pritet të hyjë në fuqi më 1 qershor.

Automjetet e kompanive që preken nga ky vendim do të bllokojnë rrugët nga ora 10:00 deri në 12:00. Bizneset kërkojnë shtyrjen e këtij vendimi dhe nisjen e një dialogu me qëllim gjetjen e zgjidhjeve që të mos ndikojnë rëndë në sektorin privat.

Në mungesë të përgjigjes nga institucionet, Oda Ekonomike ka paralajmëruar protesta të ngjashme në ditët në vijim. Ndërkaq, Qeveria në detyrë ka deklaruar se do të mbështesë prodhuesit gjatë këtij procesi.

Policia e Kosovës njoftoi se do të marrë masat e nevojshme për të ruajtur rendin dhe sigurinë, duke orientuar automjetet në rrugë alternative gjatë kohës së bllokimeve.

Sipas vendimit të ZRRE-së, bizneset me mbi 50 punëtorë dhe me qarkullim mbi 100 milionë euro duhet të zgjedhin furnizues me çmime të lirë, jashtë kontrollit të ZRRE-së. Por Oda Ekonomike thekson se në tregun e lirë çmimet janë rritur deri në 200% më shumë.

Lokacionet ku do të bëhen bllokimet janë:

  • Hyrja nga Veterniku dhe Gjilani, duke përfshirë zonën nga Albi Mall dhe rrugët që lidhen me hyrjet nga Ferizaj, Gjilan dhe Aeroporti.

  • Hyrja nga Fushë-Kosova dhe Mitrovica, me bllokim në rrethin e Madh te Lakrishtja (Dukagjini Tower).

  • Hyrja nga Podujeva dhe në lagjen e Vranjevcit, përfshirë udhëkryqin pranë ish-Humanistit dhe bankës Raiffeisen, duke kufizuar edhe lëvizjet nga Dragodani drejt Shkabaj/Orlloviq.

Continue Reading

Lajmet

​Tentimi i 23-të për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në vazhdimin e seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Ky është tentimi i 23-të me radhë.

Çështja e konstituimit të legjislaturës së nëntë ka ngecur te votimi i kryetarit të Kuvendit pasi partia e parë e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje – në koalicion me Guxo dhe Alternativa nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryeparlamentare.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë kërkuar ndërrim të kandidatit të propozuar ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur kundër çdo propozimi të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në seancat paraprake, nuk pati kuorum për vendimmarrjen mbi komisionin për votimin e fshehtë. Propozimi – për disa herë me radhë – i kryesuesit të seancës, Avni Dehari, që procesi i votimit të bëhet në mënyrë të fshehtë, nuk po merr përkrahje nga partitë e tjera parlamentare.

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka dërguar mënyrën e votimit të fshehtë për kryetarin e ri të Kuvendit për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

Në përpjekje për të zhbllokuar situatën, më 15 maj, presidentja Vjosa Osmani takoi përfaqësuesit e partive politike, por as aty nuk pati pajtim për konstituim të Kuvendit.

Thirrje për dalje nga ngërçi ka bërë edhe faktori ndërkombëtar.

Continue Reading

Të kërkuara