Aktualitet

Ministri Mehaj priti ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall

Published

on

Në vazhdën e takimeve pritëse të ambasadorëve, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka pritur në takim, ambasadoren e Finlandës në Kosovë, znj. Pia Stjernvall. Me këtë rast, ambasadorja Stjernvall, uroi ministrin Mehaj për detyrën si dhe shprehu vullnetin e saj dhe shtetit finlandez për fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh me theks në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes duke vlerësuar lartë procesin e zhvillimit dhe avancimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Nga ana  e tij, ministri Mehaj shprehu mirënjohjen e lartë për Finlandën në mbështetjen e ofruar për të arriturat e deritashme të vendit dhe Ministrisë së Mbrojtjes.  Gjithashtu, ministri Mehaj dhe ambasadorja Stjernvall u pajtuan për zgjerimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët të ministrive të mbrojtjes së dy vendeve.

Continue Reading

Vendi

Sulm me armë zjarri në një lokal në Prishtinë: Plagoset një person, autorët në arrati

Published

on

By

Mbrëmë në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Ali Sokoli”, disa persona të maskuar kanë shtënë me armë zjarri brenda një lokali, duke lënë të plagosur një person.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar menjëherë në QKUK për trajtim mjekësor.

“Raportohet se nga persona të panjohur, të maskuar në një lokal është shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, i cili ka pësuar lëndime në kokë dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë”, thuhet në raport.

Personat e dyshuar për kryerjen e kësaj vepre ndodhen ende në arrati, ndërsa policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Lajmet

Sukses historik në Cannes: Filmi “Dua” i Blerta Bashollit pritet me duartrokitje në premierën botërore

Published

on

By

Kinematografia e Kosovës ka shënuar një tjetër arritje të madhe në arenën ndërkombëtare. Filmi më i ri i regjisores së njohur Blerta Basholli, “Dua”, ka pasur mbrëmë premierën e tij botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Cannes, në kuadër të seksionit prestigjioz “Java e Kritikës”.

Filmi sjell para publikut botëror një rrëfim prekës dhe të fuqishëm për Kosovën e viteve të 90-ta. Përmes një gërshetimi të artit, kujtesës dhe ndjeshmërisë njerëzore, “Dua” pasqyron jetën e një gjenerate që u rrit dhe u përball me represionin e egër, frikën e përditshme dhe mungesën e lirisë, duke e shndërruar kështu historinë tonë kolektive në një dëshmi të fuqishme artistike.

Premiera e mbrëmshme u përcoll me një interesim të jashtëzakonshëm nga publiku dhe mori vlerësime mjaft pozitive nga kritika ndërkombëtare e filmit. Kjo pritje e ngrohtë konfirmon edhe një herë hovin dhe potencialin e jashtëzakonshëm që ka marrë filmi kosovar vitet e fundit.

Ky përfaqësim dinjitoz në festivalin më të rëndësishëm të filmit në botë është një triumf i madh për regjisoren Blerta Basholli, ekipin e aktorëve dhe mbarë industrinë tonë të filmit.

 

 

Continue Reading

Live

Xi dhe Trump vlerësojnë vizitën “historike” dhe “shumë të suksesshme” në Pekin

Published

on

By

Media shtetërore kineze ka ndarë detajet e bisedimeve të nivelit të lartë në Zhongnanhai mes Presidentit Xi Jinping dhe Presidentit Donald Trump, të cilët e kanë vlerësuar takimin e tyre si një kthesë historike për marrëdhëniet dypalëshe.

Presidenti kinez, Xi Jinping, e quajti këtë vizitë “historike dhe pikë referimi”, duke theksuar se të dy udhëheqësit kanë vendosur një “pozicionim të ri për një marrëdhënie konstruktive, strategjike dhe të qëndrueshme” midis dy fuqive botërore.

“Presidenti Trump synon ta bëjë Amerikën sërish të madhe, ndërsa unë jam i përkushtuar të udhëheq popullin kinez drejt realizimit të përtëritjes së madhe të kombit tonë,” deklaroi Xi, duke bërë thirrje që të dyja vendet të jetësojnë “konsensusin e rëndësishëm” të arritur gjatë këtyre bisedimeve.

Nga ana tjetër, sipas raportimit të medias kineze, Presidenti Trump e ka cilësuar vizitën si “shumë të suksesshme, me rëndësi botërore dhe të pashlyeshme”. Ai iu referua liderit kinez si “një mik i vjetër”, për të cilin gëzon një “respekt të jashtëzakonshëm”, transmeton BBC.

“Jam i gatshëm të mbaj një komunikim të sinqertë dhe të thellë me Presidentin Xi Jinping dhe pres me padurim ta mirëpres atë për një vizitë zyrtare në Uashington,” u shpreh Trump. /BBC/

Continue Reading

Lajmet

Komisionarja e BE-së Marta Kos sot për vizitë në Kosovë

Published

on

By

Komisionarja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, do të zhvillojë sot vizitën e saj të parë zyrtare në Kosovë që nga marrja e kësaj detyre në dhjetor të vitit 2024. Sipas agjendës, ajo do të pritet fillimisht në orën 10:00 nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe më pas, në orën 10:45, do të takojë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Pas këtij takimi, Kurti dhe Kos do të dalin në një konferencë të përbashkët për media.

Kjo është vizita e parë e komisionares në Prishtinë, pasi ajo tashmë ka vizituar të gjitha shtetet e tjera që synojnë integrimin në BE. Një vizitë e ngjashme e paraparë për mesin e muajit mars u anulua, si rrjedhojë e vendimit të ish-presidentes Vjosa Osmani për të shpërndarë Kuvendin e Kosovës.

Kjo vizitë vjen me një moment kritik për vendin. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, paralajmëroi një ditë më parë se Kosova rrezikon të mbetet pa miliona euro nga Plani i BE-së për Rritje. Shkak për këtë është bllokada institucionale; për shkak të mungesës së një Kuvendi funksional nga procesi zgjedhor, vendi nuk mund të miratojë reformat e domosdoshme deri më 30 qershor 2026.

Gjatë takimit të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, ku u shqyrtua ecuria e Agjendës së Reformave, Kurti saktësoi se dhjetë reforma kyçe skadojnë në fund të muajit të ardhshëm, duke shtuar se nëntë prej tyre tashmë llogariten të rrezikuara.

Ai vuri në dukje se projektligje jetike – si pakoja e reformës në drejtësi, ligji për ndihmën shtetërore, ai për kamatat e banesave, si dhe rregullat për menaxhimin e pasurisë së sekuestruar – janë gati dhe do të mund të votoheshin që këtë muaj nëse institucioni legjislativ do të ishte aktiv. Pavarësisht kësaj sfide, kreu i qeverisë në detyrë kujtoi se Kosova ka qenë ndër vendet e para në rajon që ka përmbushur paraprakisht detyrimet e saj për këtë plan rritjeje.

 

Continue Reading

Të kërkuara