Aktualitet

Ministri Mehaj pret në takim ambasadorin Abbott, biseduan për situatën aktuale të sigurisë

Një ndër temat e diskutimit ishin veprimet për realizimin e planit të përbashkët në fushën e mbrojtjes.

Published

on

Në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit e vendeve partnere, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në vizitë ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Një ndër temat e interesit të përbashkët që u diskutuan në këtë takim në mes të ministrit Mehaj dhe ambasadorit Abbot ishte lidhur me veprimet e nevojshme për realizimin e planit të përbashkët në fushën e mbrojtjes, në kuadër të partneritetit të fuqishëm në mes dy vendeve dhe ministrive tona të mbrojtjes.

Gjithashtu, në këtë takim u bisedua edhe lidhur me situatën aktuale të sigurisë ku të dy u pajtuan se interes i rajonit është paqja, siguria dhe stabiliteti i qëndrueshëm.

Lajmet

IKSHPK: 14 raste të reja me fruth në Kosovë

Published

on

By

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga 16 prilli deri më 12 maj janë konfirmuar 14 raste me fruth në disa komuna të vendit. Ferizaj ka numrin më të madh me pesë raste, i pasuar nga Prishtina dhe Kaçaniku me nga tre, ndërsa nga një rast është shënuar në Lipjan, Fushë Kosovë dhe Gjilan.

Të gjithë personat e infektuar janë të pavaksinuar me vaksinën MMR dhe për shkak të komplikimeve kanë pasur nevojë për trajtim spitalor.

IKSHPK u bën thirrje urgjente prindërve që të vaksinojnë fëmijët dhe të shmangin kontaktet me persona që shfaqin simptoma si temperaturë e lartë dhe skuqje.

Ekipet mjekësore ndërkohë po vazhdojnë identifikimin e fëmijëve të pavaksinuar dhe vaksinimin në terren për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të kësaj sëmundjeje ngjitëse.

Continue Reading

Aktualitet

Keir Starmer refuzon dorëheqjen mes një “rebelimi” të brendshëm

Published

on

By

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka bërë të qartë sot para kabinetit të tij se nuk ka ndërmend të largohet nga posti, përkundër presionit të madh që po vjen nga brenda Partisë së tij Laburiste.

Sipas raportimeve nga agjencia AP, Starmer ka vendosur të “luftojë” për postin, duke u kërkuar kritikëve që ta sfidojnë hapur nëse kanë mbështetjen e nevojshme.

Situata brenda “Downing Street” mbetet e tensionuar pasi dy ministra të rinj dhanë dorëheqjen gjatë ditës së sotme, duke kërkuar një lider të ri. Megjithatë, deri më tani, asnjë rival i fuqishëm nuk ka dalë zyrtarisht kundër tij, pasi rregullat e partisë kërkojnë mbështetjen e të paktën 81 deputetëve për të nisur një proces shkarkimi.

Lidershipi i Starmer u vu në pikëpyetje pas rezultateve të javës së kaluar në zgjedhjet lokale, ku Partia Laburiste pësoi humbje të rënda. Ky dështim elektoral është parë si një “alarm” për qeverinë, pasi nëse ky trend vazhdon edhe në zgjedhjet kombëtare, laburistët rrezikojnë të humbasin pushtetin totalisht.

Ky moment konsiderohet si sfida më e madhe politike për Starmer që nga marrja e detyrës, pasi ai tani nuk po lufton vetëm me opozitën Konservatore, por me “rrymën” kundërshtare brenda vetë partisë së tij që kërkon një kurs të ri politik. /BBC/

Continue Reading

Lajmet

Konjufca nga Brukseli: Kosova mbetet konstruktive, synojmë përmbylljen e dialogut me njohje reciproke

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm në Ambasadën e Kosovës në Bruksel me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Johan Sørensen. Në fokus të këtij takimi ishte avancimi i procesit të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë diskutimit, ku mori pjesë edhe Kryenegociatori Agron Bajrami, ministri Konjufca bëri të qartë se pozicioni i Kosovës mbetet i palëkundur përballë sfidave të dialogut, duke insistuar në një rezultat përfundimtar që garanton stabilitet.

“Së bashku me Kryenegociatorin tonë, Agron Bajrami, rikonfirmuam se Republika e Kosovës mbetet plotësisht e përkushtuar dhe e angazhuar në mënyrë konstruktive — me qëllimin e qartë të përfundimit të procesit përmes njohjes reciproke,” deklaroi Konjufca.

Ky takim i cilësuar si një “diskutim i strukturuar” vjen në një kohë kur presioni ndërkombëtar për progres në dialog është rritur. Konjufca rikonfirmoi se përkushtimi i Kosovës nuk do të mungojë, por gjithmonë duke u fokusuar te synimi kryesor: njohja e ndërsjellë si kusht për paqe të qëndrueshme në rajon.

Takimi shërbeu gjithashtu për të koordinuar hapat e ardhshëm diplomatikë në Bruksel, duke treguar një angazhim të lartë të diplomacisë kosovare në arenën ndërkombëtare.

 

Continue Reading

Sport

Vedat Muriqi në formacionin e javës në La Liga: Sulmuesi kosovar kërcënon fronin e Mbappé

Published

on

By

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, vazhdon të shkëlqejë në elitën e futbollit spanjoll. Pas një tjetër paraqitjeje mbresëlënëse me fanellën e Mallorcës, prizrenasi ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës së 35-të në La Liga, të përzgjedhur nga faqja e specializuar e statistikave, Sofascore.

Muriqi u vlerësua me notën e lartë 8.2 pas golit të shënuar në barazimin 1-1 ndaj Villarrealit, duke u rreshtuar në qendër të sulmit në ekipin ideal të javës. Përfshirja e tij në këtë formacion vjen si dëshmi e formës jetësore që po kalon, ku deri më tani ka shënuar plot 22 gola këtë sezon. Ky rekord e rendit atë si golashënuesin e dytë më të mirë në kampionat, duke qenë vetëm dy gola pas yllit të Real Madridit, Kylian Mbappé, i cili kryeson me 24 realizime.

Në këtë formacion, Muriqi ka në krah edhe bashkëlojtarin e tij te Mallorca, Zito Luvumbo. Mesfusha e javës dominohet nga emra si Victor Garcia, Alex Baena, Pablo Martinez dhe Antony, ndërsa vlerësimin më të lartë të xhiros e mori portieri Arnau Tenas me notën 8.9.

Renditja e sulmuesit kosovar në majat e futbollit spanjoll konfirmon rëndësinë e tij absolute për Mallorcën, duke u shndërruar në një nga pikat më të forta të referimit në repartin ofensiv të La Ligës për këtë edicion.

 

Continue Reading

Të kërkuara