Lajmet

Ministri kontrovers izraelit mbështet ‘migrimin e palestinezëve’ nga Gaza

Published

on

Ministri i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich thotë se “emigrimi vullnetar” i palestinezëve në Gaza është “zgjidhja e duhur humanitare” për enklavën dhe rajonin, një qëndrim që zyrtarët palestinezë e krahasojnë me mbështetjen e “spastrimit etnik”.

Ai i bëri komentet pasi anëtarët e Knesset-it, Danny Danon, ish-ambasadori izraelit në OKB dhe Ram Ben-Barak, ish-zëvendësdrejtor i agjencisë së inteligjencës Mossad, publikuan një koment në Wall Street Journal të hënën duke sugjeruar zhvendosjen e një pjese të popullsisë së Gazës tek kombet që do t’i pranonin ata.

“Përshëndes iniciativën e anëtarëve të Knesset Ram Ben-Barak dhe Danny Danon për imigrimin vullnetar të arabëve të Gazës në vendet e botës. Kjo është zgjidhja e duhur humanitare për banorët e Gazës dhe të gjithë rajonit”, shkroi Smotrich në Facebook, përcjell UBT News.

“Një qelizë me një sipërfaqe të vogël si Rripi i Gazës pa burime natyrore dhe burime të pavarura jetese nuk ka asnjë shans të ekzistojë në mënyrë të pavarur, ekonomike dhe politike në një densitet kaq të lartë për një kohë të gjatë.

“Pranimi i refugjatëve nga vendet e botës që duan vërtet interesat e tyre më të mira, me mbështetjen dhe ndihmën bujare financiare të komunitetit ndërkombëtar dhe brenda shtetit të Izraelit, është e vetmja zgjidhje që do t’i japë fund vuajtjeve dhe dhimbjeve të hebrenjve dhe arabëve njësoj”.

“Shteti i Izraelit nuk do të jetë më në gjendje të durojë ekzistencën e një entiteti të pavarur në Gaza”, shtoi ai.

Ministria palestineze e Punëve të Jashtme i përshkroi komentet e Smotrich si “pjesë e planit kolonial, racist të Izraelit” për palestinezët. Ai akuzoi Izraelin për përfshirje në një “gjenocid” të mbështetur nga Smotrich dhe shtoi se zgjidhja e vetme ishte ndërhyrja ndërkombëtare për t’i dhënë fund okupimit të Izraelit./UBTNews/

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara