Lajmet nga UBT

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka vizitoi UBT-në

Published

on

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka ka qëndruar për vizitë në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, me ç’rast ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Rektorin e UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Drejtorin e Institutit të Forenzikës në UBT, As. Prof. Dr. Cengiz Çesko.

Gjatë takimit, Rektori Hajrizi e informoi Ministrin Damka mbi cilësinë e arsimit, objektet moderne dhe metodat inovative të mësimdhënies në universitet.

Ministri Damka theksoi rëndësinë që UBT i kushton zhvillimit personal dhe akademik të studentëve. Ministri Damka theksoj se sa të çmuara janë këto lloj institucionet arsimore për të ardhmen e rajonit tonë. Marrja e një arsimimi me standarde ndërkombëtare nga studentët tanë është një hap i madh drejt objektivave tona të zhvillimit rajonal.

Aktualitet

Nën regjinë e profesoreshës së UBT, Marigona Ferati, shfaqja “Një vrasje e vogël aksidentale” arrin sukses në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Egjipt

Published

on

Shfaqja teatrale “Një vrasje e vogël aksidentale”, një produksion i Teatrit të Qytetit “Muharrem Qena” në Mitrovicë, ka arritur një sukses të madh ndërkombëtar duke u bërë pjesë e festivalit prestigjioz Sharm el-Sheikh International Theater Festival, një nga ngjarjet më të mëdha dhe të rëndësishme të teatrit në botë. Ky festival, i njohur për grumbullimin e teatrove më të mirë nga mbarë bota, ka radhitur këtë vit mbi 4000 aplikime, duke e bërë konkurrencën shumë të fortë dhe prestigjioze.

Shfaqja është bazuar në veprën e autorit të njohur Jean Pierre Martinez dhe është drejtuar nga regjisorja Marigona Bekteshi Ferati, profesoreshë në UBT. Me këtë shfaqje, Teatri i Qytetit “Muharrem Qena” po konkuron me teatro të njohura dhe me renome ndërkombëtare, duke e vendosur atë në një pozicion të shkëlqyer në skenën teatrale globale. Ky është një hap i rëndësishëm për teatrot e Kosovës, duke u bërë pjesë e një ngjarjeje kaq të madhe dhe prestigjioze.

Një moment i veçantë i këtij festivali ishte kur aktorja e talentuar Qendresa Kajtazi mori çmimin për “Aktoren më të mirë të festivalit”, një arritje që jo vetëm që e nderon atë, por është një sukses i madh për të gjithë Teatrin e Qytetit “Muharrem Qena” dhe për teatrin kosovar. Ky çmim tregon nivelin e lartë të performancës dhe profesionalizmit të aktorëve të shfaqjes, duke vërtetuar se artistët nga Kosova po arrijnë të shpërthejnë në skenat ndërkombëtare.

Përveç aktorëve të talentuar dhe regjisores, shfaqja ka një tjetër element të rëndësishëm që ka kontribuar në suksesin e saj: kostumet e shfaqjes, të cilat janë krijuar nga Profesoresha e UBT-së, Aferdita Statovci. Puna e saj ka sjellë kostume të ngjyrosura dhe tërheqëse, duke i dhënë shfaqjes një pamje vizuale të jashtëzakonshme dhe duke e bërë edhe më të veçantë këtë produksion.

Suksesi vjen si rezultat i angazhimit dhe punës së palodhur të gjithë ekipit të shfaqjes, i cili ka arritur të prezantojë një teatër cilësor dhe të fitojë vëmendjen e audiencës ndërkombëtare. Ky hap përpara është një arritje e madhe për zhvillimin e kulturës dhe artit teatror shqiptar, duke e vendosur Teatrin e Qytetit “Muharrem Qena” në hartën e teatrove më të njohur dhe të respektuar në nivel global./UBTNews/  

Continue Reading

Aktualitet

Studentët e UBT-së mësojnë për redaksinë dhe procesin e prodhimit të lajmit në Telegraf

Published

on

Kuadri i studimeve në drejtimin Media dhe Komunikim është shumë i gjerë dhe përfshin një mori temash që lidhin aspekte teorike, praktike dhe teknologjike të komunikimit. Ky program studimi përfshin lëndë të ndryshme, të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin e aftësive dhe njohurive në këtë fushë, dhe krahas leksioneve, studentët kanë mundësi të realizojnë dhe vizita studimore.

Në vazhdën e takimeve, studentët e vitit të parë të departamentit të gazetarisë, të monitoruar nga zyrtarja e UBT-së, Albina Zeneli, kanë realizuar një vizitë në portalin Telegrafi, ku janë mirëpritur nga kryeredaktori, Muhamet Hajrullahu.

Hajrullahu ka shpjeguar më në detaje ecurinë e punës së një redaksie. Studentët patën rastin të parashtrojnë pyetje, ku janë informuar rreth punës që zhvillohet nga desku informativ, por edhe nga dhoma teknike, ku bëhet montazha dhe dizajni final.

“Puna në ekip ka rëndësi të madhe dhe përfshin bashkëpunimin midis individëve që kanë aftësi dhe role të ndryshme, por që punojnë së bashku për të realizuar qëllime të përbashkëta. Puna në ekip është thelbësore për arritjen e suksesit në shumë fusha, përfshirë lajmin në web me burime, dizajnin, fotografitë dhe montazhën cilësore,” tha mes tjerash Hajrullahu.

Ai ka theksuar që, pavarësisht ndryshimeve teknologjike, lajmi në këtë medium online ka vlerë të madhe dhe pohon faktin që më mirë të jetë pak i vonuar, por kur të transmetohet tek masa, të ketë efekt në lexueshmëri.

Kjo përvojë e drejtpërdrejtë në një ambient profesional i ndihmoi studentët të kuptonin më mirë sfidat dhe mundësitë që ofron industria e medias digjitale, dhe si mund të aplikojnë në praktikë njohuritë që po përftojnë në kurset e gazetarisë. Vizita ishte një hap i rëndësishëm për ata, duke i ndihmuar të zhvillojnë një pasqyrë më të qartë për atë çfarë do t’i presë në tregun e punës pas përfundimit të studimeve.

Përndryshe, UBT ka partneritet me Telegrafin dhe në kuadër të studimeve, studentet kanë mundësi ta mbarojnë punën praktike në këtë portal e pastaj edhe  duke punuar me kontratë sepse kjo është jo vetëm një mënyrë për të siguruar një jetesë, por gjithashtu një mundësi për të zhvilluar aftësi, për të kontribuar në shoqëri dhe për të arritur qëllime personale dhe profesionale./UBT News/

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Vizita e studentëve të MBE-së në “Geris Corporation”, lidhja e teorisë me praktikën industriale

Published

on

Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë (MBE) të UBT-së, në kuadër të lëndës Menaxhimi i Operacioneve, zhvilluan një vizitë studimore në kompaninë “Geris Corporation” në Ferizaj. Vizita u udhëhoq nga profesori Burim Berisha dhe pati si qëllim të ofronte një përvojë praktike për studentët, duke i njohur ata nga afër me operacionet dhe strategjitë menaxheriale të një prej kompanive më të njohura në industrinë e prodhimit dhe shpërndarjes.

 Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të mësonin mbi zhvillimin dhe transformimin e kompanisë “Geris Corporation”, e cila ka evoluar për të përmbushur kërkesat e tregjeve vendore dhe ndërkombëtare. Drejtuesit dhe punonjësit e kompanisë i informuan studentët mbi inovacionin në prodhim, menaxhimin e zinxhirit të furnizimit dhe mënyrat se si kompanitë duhet të adaptohen ndaj ndryshimeve të vazhdueshme të tregut. Diskutimet ishin të thelluara dhe ofruan një pasqyrë të qartë mbi praktikat e menaxhimit të operacioneve që mund të përballen me sfida dhe mundësi të ndryshme, si dhe mënyrën se si Geris Corporation ka arritur të rrisë efikasitetin dhe të përmirësojë cilësinë e produkteve të saj.

Kjo vizitë studimore kishte një vlerë të jashtëzakonshme për studentët, pasi ata mundën të lidhin njohuritë teorike të përfituara gjatë ligjëratave me praktikën reale në industri. Vizitat e tilla ndihmojnë studentët të zhvillojnë aftësi analitike dhe të kuptojnë më mirë proceset komplekse të menaxhimit të operacioneve, të cilat janë thelbësore për të përballuar sfidat e menaxhimit në botën reale. Po ashtu, vizita ofroi mundësinë për të krijuar rrjete profesionale, një mundësi e shkëlqyer për studentët që të ndërtojnë kontakte me profesionistë të fushës dhe të rrisin mundësitë për karrierë në të ardhmen.

Në fund të vizitës, profesori Burim Berisha dhe studentët shprehën mirënjohjen e tyre për mikpritjen e ngrohtë dhe gatishmërinë e kompanisë “Geris Corporation” për të ndarë me ta praktikat e saj më të mira në menaxhimin e operacioneve. Ky bashkëpunim ndërmjet institucioneve akademike dhe industrisë është një hap i rëndësishëm për përgatitjen e brezit të ri të profesionistëve të menaxhimit, të cilët do të kenë mundësinë të kontribuojnë në zhvillimin dhe përparimin e sektorit të biznesit në Kosovë dhe më gjerë./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Studentët e Masterit në Inxhinierinë e Ujërave në UBT realizuan vizitë studimore në terren në zona kyçe të Kosovës

Published

on

Studentët e nivelit Master në specializimin Inxhinieria e Ujërave nga Fakulteti i Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës në UBT nën udhëheqjen e profesor Hazir Çadrakut, realizuan një vizitë studimore në terren më 9 nëntor 2024, në kuadër të moduleve Hidrogjeologji dhe Menaxhimi i Burimeve Ujore. Vizita u realizua në disa zona të Kosovës, duke përfshirë fshatrat Lismir, Shipitullë, Graboc i Epërm, Dobroshec, dhe Fushticë, si dhe zona të tjera me rëndësi për studimin dhe menaxhimin e resurseve ujore.

Qëllimi kryesor i vizitës ishte të ofronte studentëve mundësinë të shihnin dhe kuptonin nga afër proceset dhe elementet e menaxhimit të burimeve ujore. Gjatë ndalesave, ata u njohën me burimet natyrore të ujit, si burimet karstike, pellgjet ujëmbledhëse dhe kanalet hidroteknike. Vizita gjithashtu përfshiu studimin e ndikimeve të ndotjes në ujërat sipërfaqësore dhe analizimin e formacioneve shkëmbore që ndikojnë në ruajtjen dhe përdorimin e ujit.

Përveç teorisë, studentët zhvilluan matje praktike të nivelit të ujit dhe prurjeve të burimeve natyrore, duke u fokusuar në teknikat e përdorura për monitorimin dhe menaxhimin e ujërave. Ata vizituan gjithashtu objektet hidroteknike, si tunelin dhe kanalin e sistemit Ibër-Lepenc, dhe u informuan për funksionin e tyre në furnizimin me ujë të pijshëm dhe ujitje të tokave bujqësore. Po ashtu, studentët mësuan për rëndësinë e akuiferëve dhe mënyrat e menaxhimit të resurseve ujore nën tokë.

Kjo vizitë u vlerësua si një mundësi e shkëlqyer për të lidhur teorinë me praktikën dhe për të forcuar aftësitë profesionale të studentëve në fushën e inxhinierisë së ujërave. Ata tani janë më të aftë për të kuptuar dhe zbatuar konceptet e menaxhimit të burimeve ujore dhe janë përgatitur për të trajtuar sfidat e ardhshme në këtë fushë.

Kjo vizitë studimore u vlerësua si një mundësi e shkëlqyer për të lidhur teorinë me praktikën, duke i dhënë studentëve mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale në fushën e inxhinierisë së ujërave. Aktivitetet e tilla janë të rëndësishme për zhvillimin akademik dhe profesional të studentëve, pasi ata mund të përvetësojnë teknikat dhe metodat e menaxhimit të burimeve ujore që janë të aplikueshme në situata reale.

Përmes këtij aktiviteti, studentët patën mundësinë të forcojnë njohuritë e tyre dhe të përfitojnë një kuptim më të thellë të praktikave inxhinierike, duke bërë kështu një hap të rëndësishëm në karrierën e tyre të ardhshme profesionale./UBTNews/

 

Continue Reading

Të kërkuara