Lajmet
Ministri i Mbrojtjes: Kosova është e sigurt, nuk biem pre e shantazheve
Ministri i Mbrojtjes ka thënë se institucionet e sigurisë në Kosovë janë në bashkëpunim të mirëfilltë me KFOR-in.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiMinistri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se Kosova është e sigurt dhe se nuk bie pre e kërcënimeve apo shantazheve. Ai ka thënë se Serbia ka për qëllimin destabilizimin jo vetëm të Kosovës por edhe rajonit por sipas tij institucionet e Kosovës e kanë situatën e sigurisë nën kontroll. Në një konferencë për media, Mehaj ka folur për punën njëvjeçare të masonerisë që ai drejton dhe ka theksuar se po punojnë për anëtarësimin e vendit në NATO por për këtë ka theksuar nevojën e mbështetjes nga shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën.
Ministri i Mbrojtjes ka thënë se institucionet e sigurisë në Kosovë janë në bashkëpunim të mirëfilltë me KFOR-in.
“Kosova i ka institucionet e veta të sigurisë, ne i përcjellim ngjarjet jo vetëm në rajon por edhe jashtë rajonit, gjeopolitikisht situata ka ndryshuar shumë në vende. Ne nuk bimë pre e fjalëve, kërcënimeve, shantazheve të rreme siç ka bërë Serbia në tërë këto vite, ne e mbajmë atë gjakftohtësinë, Kosova është e sigurt, i ka institucionet e sigurisë, ne jemi bashkëpunim të mirëfilltë me KFOR-in, kështu siç thoshte një plak, merru me atë që e dimë e njerëzit të flasin çka të dojnë”, ka thënë Mehaj.
Ai ka thënë se institucionet e sigurisë janë në vazhdimësi në dijeni për zhvillimet dhe se të njëjtat e kanë situatën nën kontroll.
“Strukturat e sigurisë së Kosovës janë në dijeni, nën kontroll çka qysh tek, e çfarë qëllime ka Serbia destabilizimin jo vetëm të Kosovës por edhe rajonit. Ju e dini që Serbia nuk ka hequr kurrë tendencat e tyre për të destabilizuar Kosovës, as Malin e Zi e as Bosnjën. Kanceri i Evropës, apo kanceri i Ballkanit ka qenë gjithmonë Serbia, tërë luftërat që janë krijuar në Ballkan janë krijuar nga Serbia, Kosova nuk e ka sulmuar kurrë askënd. Prej Sllovenisë kanë krijuar luftë, në Bosnje, Kroaci, në Kosovë që e kemi pasur luftën e fundit, pro ju e keni parë ndërhyrje politike në Mal të zi. Siç kanë thënë pleqtë duhet me u përgatitë për më të keqen e me shpresu më të mirën. Organet tona të sigurisë kanë kontrollin e duhur, policia është në dijeni, inteligjenca policore, doganat, AKI, i kanë informatat e duhura, ndërmarrin veprimet e duhura”, ka thënë Mehaj.
Mehaj ka thënë se prioritet e kanë pajisjen e ushtrisë me kapacitetet të mirëfillta ushtarake për mbrojtje të territorit.
“E kemi kryer fazën e parë të tranzicionit, nuk do të thotë me punu ne në ngadalësi mos me i arrit kapacitetet më herët se që është planifiku, por nuk do të thotë që del jashtë planit të tranzicionit, në anën tjetër nuk do të thotë për shkak të rrethanave të sigurisë që kalon edhe Kosova por edhe shtetet e tjera si Kosova mos me u anëtarësu në NATO ose mos me pas mbështetje me u anëtarësu më herët në NATO, këto janë dy rrugëtime të ndara. Fokusi jonë është ushtria t’i ketë kapacitetet e mirëfillta ushtarake për mbrojtje të territorit sa më shpejtë që është e mundshme, por këto janë krejt në koordinim e sipër me aleatët dhe partnerët tanë”, ka thënë Mehaj.
Ai ka thënë se për anëtarësimin e Kosovës në NATO ekziston mbështetja nga shumë shtete partnere por ka theksuar nevojën e mbështetjes nga shtetet mosnjohëse.
Megjithatë Mehaj ka thënë se Kosova do të vazhdojë të kryejë detyrat brenda institucioneve të saj dhe se po punon në vazhdimësi për anëtarësimin në aleancë.
Ndër të tjera, Mehaj ka thënë se Kosova do ta ketë agjencinë e inteligjencës për siguri, çka edhe është kriter për anëtarësimin në aleancë.
E derisa ka folur për punën një vjeçare të ministrisë dhe Forcës, Mehaj ka përmendur edhe donacione nga vendet partnere duke theksuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërsa ka deklaruar se janë para nënshkrimit edhe të marrëveshjeve të tjera me shtete si Turqia, Polonia, Gjermania, Sllovenia, Mali i Zi, Italia e Hungaria.
Ministri i Mbrojtjes gjithashtu ka bërë të ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë pjesë edhe e ushtrimit të radhës “Defender Europe 23” pas suksesit në atë të vitit 2021.
“Forca e Sigurisë së Kosovës dot ë marrë pjesë edhe me dy regjimente në ushtrimin e radhës Defender Europe 23. Sa e përfshin numrin prej dy regjimenteve është mbi 1 mijë vetë që do ë jenë pjesëmarrës nga Forca e sigurisë së Kosovës. Këtu do të kemi edhe role kyçe në udhëheqësi, në komandë, por edhe do të vlerësojmë e validojmë regjimentet që do të marrin pjesë”, ka thënë ai.
Ndërsa zbarkimin e pjesëtarëve të Forcës, krah atyre të Shteteve të Bashkuara, në mision paqeruajtës në Kuvajt, Mehaj e ka vlerësuar arritje të jashtëzakonshme.
Ai ka thënë se Kosova është në kohën kur po eksporton siguri dhe nuk është vetëm konsumuese e saj duke bërë të ditur se janë në koordinim për bashkëzbarkime të tjera.
Lajme jo të vërteta Mehaj i ka quajtur raportimet për largimin e pjesëtarëve të FSK-së në numër të madh nga shërbimi. Ai ka thënë se demobilizimi aktual nuk dallon nga ai i zakonshmi në dhjetë vitet e fundit ku sipas tij është e natyrshme që dhjetëra pjesëtarë në vit të braktisin Forcën për arsye të ndryshme.
“Besoj ka qenë rreth 80 apo 85 (largimi në vitin 2021), por nuk ka ndryshime prej viteve të kaluara. Demobilizim kur shkruhet edhe ata që dalin në pension hyjnë në atë listë. Nuk ka ndryshim prej trendit, krejt normale me lësh 50 apo 70 brenda një viti, disa për shkak të nevojave shëndetësore, të tjerë dalin në pension, dikush martohet, dikush gjen ndonjë punën tjetër, kjo është normale në të gjitha ushtritë e botës, njerëzit të ne janë shumë profesionistë, shumë të përkushtuar, janë shumë atdhetarë”, ka thënë ai.
Lajmet
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Published
15 minutes agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.
Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.
Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.
Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.
Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.
Lajmet
Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it
Published
48 minutes agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.
Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.
Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës
Lajmet
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Published
2 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë
Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.
Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.
Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.
Lajmet
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Published
2 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Programi i Gjuhës Angleze në UBT po pozicionohet si një ndër platformat më të rëndësishme për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fushën e arsimit, përkthimit dhe komunikimit ndërkombëtar.
Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë moderne që përkon me standardet më të larta evropiane, duke u ofruar studentëve jo vetëm njohuri teorike mbi gjuhësinë dhe letërsinë, por edhe aftësi praktike që kërkohen sot në sektorin publik dhe privat.
Përmes një mjedisi stimulues që nxit mendimin kritik dhe krijimtarinë, studentët pajisen me kompetenca për të komunikuar me saktësi akademike dhe për të operuar me përgjegjësi etike në projekte komplekse.
Një element kyç që e bën këtë program unik është dimensionimi ndërkombëtar, ku përmes bashkëpunimeve me universitete prestigjioze në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Itali dhe vende të tjera të BE-së, studentëve u mundësohet shkëmbimi semestral dhe përfitimi i bursave të plota përmes rrjeteve si Erasmus+ dhe CEEPUS.
Përveç përvojës ndërkombëtare, UBT ka krijuar lehtësi për të gjithë ata që synojnë të nisin rrugëtimin e tyre akademik në këtë drejtim, duke ofruar një bursë studimi prej 20% për të tri vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen.
Ky investim në talentet e reja plotësohet nga resurset e pasura që UBT vë në dispozicion, si biblioteka e specializuar e gjuhës angleze, platformat e avancuara digjitale për mësimdhënie dhe mbështetja e vazhdueshme nga Qendra e Karrierës për punësim dhe praktika profesionale.
Duke pasur një staf akademik të kualifikuar në universitetet më të mira botërore dhe diploma që njihen gjerësisht në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian, programi siguron që çdo i diplomuar të jetë një profesionist dhe i gatshëm për të kontribuar në zhvillimin arsimor dhe ekonomik të vendit.
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Alumni i UBT-së udhëheq punëtorinë mbi psikologjinë klinike dhe formulimin e rasteve me studentët e nivelit master
Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës
Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha
Lufta në Iran: Çfarë po ndodh në ditën e 32-të të sulmeve SHBA-Izrael?
Kurti pret ekipin e OKB-së: Diskutohet Plani Strategjik 2026–2030 dhe forcimi i bashkëpunimit
Të kërkuara
-
Lajmet1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet2 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
