Lajmet

Ministri i Kurtit, Rakiq flet nga Qeveria e Serbisë: Unë jam opozitë e tij, largohem kur kërkojnë serbët

Ai shtoi se anëtarët e Listës Serbe që janë ulur në Kuvendin e Kosovës “janë edhe opozitë”.

Published

on

Goran Rakiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ka deklaruar se edhe pse është pjesë e qeverisë është opozitë brenda saj.

Ai thotë se nuk është zgjedhur nga kryeministri Albin Kurti, por nga serbët, dhe se dorëheqjen do ta jap kur t’i kërkojnë serbët që e kanë zgjedhur.

Gjatë fjalimit të tij nga Beogradi, Rakiq ka falënderuar serbët për barrikadat e vendosura në dy pikat kufitare Jarinje e Bërnjak si dhe për “vendosmërinë” e treguar.

Sa i përket dorëheqjes nga qeveria, unë jam pjesë e asaj qeverie dhe do të jap dorëheqje kur të më kërkojnë njerëzit që më kanë zgjedhur”, tha Goran Rakiq, njëherit kryetar i Listës Serbe.

Pra, unë jam pjesë e qeverisë, por jam në opozitë me atë qeveri sepse e kërkon korniza ligjore. Unë nuk jam zgjedhur në qeveri nga z. Kurti, por nga populli serb”, thotë Rakiq.

Ai shtoi se anëtarët e Listës Serbe që janë ulur në Kuvendin e Kosovës “janë edhe opozitë”.

Dhe jam i sigurt që kur njerëzit t’i thërrasin, ata do të dalin prej andej. Ata ndonjëherë marrin pjesë në seancë, luftojnë për popullin serb, por nëse populli i thërret ata do të dalin”, shtoi ai.

Lajmet

Zelensky u kërkon aleatëve të NATO-s më shumë mbrojtje ajrore për Ukrainën

Published

on

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të shfrytëzojë Samitin e NATO-s në Turqi për t’u kërkuar aleatëve të përshpejtojnë dërgimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot, mes intensifikimit të sulmeve ruse ndaj qyteteve ukrainase.

Kërkesa e tij vjen pasi Kievi është goditur dy herë brenda më pak se një jave nga sulme me raketa ruse, të cilat kanë goditur ndërtesa banimi dhe kanë shkaktuar mbi 50 viktima civile.

Gjatë samitit në Ankara, Zelensky synon gjithashtu të zhvillojë një takim me presidentin amerikan Donald Trump, duke argumentuar se sulmet e fundit të Rusisë nuk tregojnë forcë, por dobësi, dhe se presidenti rus Vladimir Putin duhet të detyrohet të ulet në bisedime për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

Në të njëjtën kohë, Ukraina ka shtuar sulmet me dronë me rreze të gjatë veprimi ndaj objektivave ushtarake dhe rafinerive të naftës në Rusi, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit me karburant dhe energji. Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar shumicën e 430 dronëve ukrainas të lëshuar drejt kryeqytetit gjatë natës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u bëri thirrje vendeve anëtare të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën dhe të sigurojnë mjetet e nevojshme për mbrojtjen e sovranitetit të saj.

Megjithëse forcat ukrainase po arrijnë të neutralizojnë pjesën më të madhe të dronëve rusë, situata mbetet kritike përballë raketave balistike. Sipas forcave ajrore ukrainase, në sulmin e fundit nuk u arrit të interceptohej asnjë raketë balistike.

Zelensky tha se Ukraina nuk ka numër të mjaftueshëm sistemesh Patriot dhe u bëri thirrje aleatëve evropianë të dërgojnë rezervat e tyre, duke theksuar se këto sisteme janë më të dobishme në mbrojtje të jetëve civile sesa të ruajtura në depo.

Ai shtoi se, me mbështetjen e NATO-s, Ukraina synon të zhvillojë edhe kapacitetet e veta për mbrojtje kundër raketave balistike.

Sipas Zelenskyt, presioni ushtarak dhe ekonomik ndaj Rusisë duhet të vazhdojë për ta detyruar Kremlinin të angazhohet në negociata paqeje pa kushte që cenojnë integritetin territorial të Ukrainës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy persona theren me thikë gjatë një përleshjeje në Rahovec, një i burrë në mbajtje

Published

on

Dy persona kanë mbetur të lënduar pas një përleshjeje me thikë që ka ndodhur në Rahovec.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 korrik, rreth orës 22:30, dhe është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

Policia njofton se janë arrestuar dy të dyshuar, burra kosovarë, të cilët dyshohet se gjatë përleshjes kanë therur me thikë dy viktima, po ashtu meshkuj kosovarë.

Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre persona theren me thikë në Komoran, të dyshuarit në arrati

Published

on

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një sulmi me thikë që ka ndodhur të dielën mbrëma në Komoran të Gllogocit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”dhe ka ndodhur rreth orës 19:02.

Policia njofton se tri viktimat, meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se janë therur me thikë nga dy persona, të cilët pas sulmit janë larguar në drejtim të panjohur.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa për rastin është njoftuar prokurori kompetent.

Policia po vazhdon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Libri i javës: “The Alchemist”, romani që ka frymëzuar miliona lexues në mbarë botën

Published

on

Nëse jeni në kërkim të një libri që ndërthur aventurën, filozofinë dhe frymëzimin, “The Alchemist” nga Paulo Coelho është një nga veprat që nuk duhet t’i mungojë listës suaj të leximit.

I botuar për herë të parë në vitin 1988, romani rrëfen historinë e Santiagos, një bariu të ri nga Andaluzia, i cili niset në një udhëtim për të gjetur një thesar të fshehur pranë piramidave të Egjiptit. Gjatë rrugës, ai përballet me sfida, takon njerëz që ndryshojnë mënyrën e tij të të menduarit dhe kupton se thesari më i madh shpesh gjendet brenda vetes.

“The Alchemist” është përkthyer në dhjetëra gjuhë dhe ka shitur miliona kopje në mbarë botën, duke u bërë një nga romanet më të suksesshme dhe më të dashura të letërsisë bashkëkohore.

Mesazhi kryesor i librit është se secili duhet të ndjekë ëndrrat e tij, të mos dorëzohet përballë pengesave dhe të besojë se çdo udhëtim sjell mësime të vlefshme.

Me një stil të thjeshtë, por plot simbolikë dhe reflektime për jetën, “The Alchemist” mbetet një vepër që frymëzon lexues të të gjitha moshave dhe vazhdon të jetë një nga librat më të rekomanduar në botë.

Për këdo që dëshiron një lexim motivues dhe plot kuptim, “The Alchemist” është zgjedhja ideale për librin e kësaj jave./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara