Lajmet

Ministri i Jashtëm Maas do të ndërmjetësojë në konfliktin e Lindjes së Mesme

Published

on

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas gjatë fjalimit në Bundestag dënoi ashpër „terrorin e raketave“ të Hamasit. Izraeli ka të drejtë të mbrohet, tha ai.

Pak pas deklaratës së tij në Bundestag (19.05) ministri Jashtëm Maas vuri në dukje, se do të udhëtojë drejt Izraelit dhe territoreve palestineze: „Plani im është që të shkoj në Izrael dhe të zhvilloj bisedime në Jeruzalem dhe në Ramallah”, tha Maas në Berlin.

Në një debat aktual në parlament ministri i Jashtëm Heiko Maas dënoi ashpër „terrorin e raketave” të organizatës palestineze Hamas, që është klasifikuar nga BE dhe SHBA si grup terrorist. “Hamasme vetëdije e ka nxitur përshkallëzimin me pasoja të tmerrshme, që prekin Izraelin dhe palestinezët e në radhë të parë njerëzit në Rripin e Gazës”, tha Maas. “Izraeli ka të drejtë dhe detyrim, të mbrojë popullsinë e vet.”

Maas shprehu shqetësimin që diplomacia në Lindjen e Mesme prej vitesh nuk po avancon. Konflikti mes Izraelit dhe palestinezëve mund të zgjidhet vetëm përmes „zgjidhjes së negocuar me dy shtete”, tha Maas. „Për këtë është punuar shumë pak vitet e fundit”.

Hamasi radikal-islamik hedh raketa në drejtim të Izraelit

Tematizohen edhe vendbanimet hebreje

Ngecja në vend numëro bart rrezikun e një radikalizimi të mëtejshëm: „Sa më pak realiste kjo zgjidhje, aq më i madh rreziku, që aktorët radikalë si Hamasi të forcohen”, tha ministri. „Kjo është ajo çfarë po përjetojmë aktualisht.”

Në fjalimin e tij ministri i Jashtëm socialdemokrat ceku edhe pikat kritike në adresë të Izraelit: „Kur flasim për çtensionimin, natyrisht tematizojmë edhe ndërtimet e vendbanimeve izraelite në territoret e pushtuara dhe planifikimin për zhvendosjen e shtëpive të palestinezëve” në Jeruzalemin Lindor.

Jo antisemitizëm

Në debatin për përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Afërt, Mass u shpreh për veprim të ashpër kundër antisemitizmit në Gjermani. “Predikues antisemitë të urrejtjes, urrejtjenxitës dhe njerëz të dhunshëm duhet të përballen me të gjithë forcën e shtetit ligjor gjerman, dhe nuk ka rëndësi nëse ata jetojnë prej kohësh këtu apo kanër ardhur në vitet e fundit.”

Protesta në Ramallah kundër bombardimeve të Izraelit, 18 maj 2021

Opozita theksoi gjithashtu të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Kryetari i grupit parlamentar të liberalëve, Alexander Graf Lambsdorff tha: “Izraeli ka të drejtë të mbrohet ndaj sulmeve. Për këtë nuk ka asnjë mëdyshje.” Ngjashëm u shpreh edhe zëdhënësi i politikës së jashtme të grupit të ekologjistëve, Omid Nouripour, i cili gjithashtu akuzoi Hamasin për „terror raketash”. Ai shtoi: „Sulmet ndaj sinagogave, djegja e flamurit të Izraelit, sharjet banale të njerëzve të besimit hebre në demonstrata, thirrjet për asgjësimin e Izraelit: Këto ngjarje të ditëve të fundit në vendin tonë janë të pështira.”

Zëdhënësi i politikës së jashtme të grupit parlamentar të partisë „E Majta”, Gregor Gysi, tha: “Paqja dhe zgjidhjet janë vetëm me dy shtete.” Përfaqësuesi për politikën e jashtme i partisë AfD Paul Hampel insistoi për një angazhim më të madh të Gjermanisë në përpjekjet për ndërmjetësim. „Ju lëshoni pa fund fjalë të zgjedhura”, kritikoi ai ministrin e Jashtëm Maas, por „nuk po shohim asnjë veprim të qartë”.

Continue Reading

Vendi

United Hospital – qendra moderne ku ekspertiza ortopedike rikthen lëvizjen, ndërsa kujdesi profesional u ofron siguri qytetarëve dhe mërgimtarëve

Published

on

By

Pushimet në Kosovë nuk janë vetëm kohë për t’u çmallur me familjen dhe vendlindjen, por edhe një mundësi e rëndësishme për t’u kujdesur për shëndetin. Për qindra bashkatdhetarë që jetojnë në diasporë, kjo periudhë po shndërrohet në momentin ideal për diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve ortopedike në United Hospital, një institucion shëndetësor që po konsolidohet si një nga qendrat më moderne dhe më profesionale në vend.

Dhimbjet e gjurit, kërdhokullës apo shtyllës kurrizore janë ndër problemet më të shpeshta që ndikojnë në cilësinë e jetës dhe lirinë e lëvizjes. Pikërisht për këto gjendje, United Hospital ofron një gamë të plotë shërbimesh ortopedike, duke përfshirë diagnostikim të avancuar, trajtime bashkëkohore, ndërhyrje kirurgjikale sipas standardeve ndërkombëtare, vendosje të protezave moderne, si dhe rehabilitim e fizioterapi të specializuar.

Falë një ekipi multidisiplinar të mjekëve specialistë, teknologjisë diagnostikuese të gjeneratës së fundit dhe qasjes së personalizuar ndaj çdo pacienti, spitali garanton trajtim të sigurt, efikas dhe të orientuar drejt rikthimit të shpejtë në aktivitetet e përditshme. Çdo rast trajtohet mbi bazën e protokolleve moderne mjekësore, me fokus në cilësinë e jetës dhe rezultatet afatgjata.

Në qendër të këtij vizioni qëndron drejtuesi i United Hospital, Edmond Hajrizi, i cili vazhdon të investojë në zhvillimin e kapaciteteve profesionale, teknologjike dhe njerëzore të institucionit. Me një qasje të orientuar drejt pacientit, ai synon që çdo qytetar dhe çdo mërgimtar të ketë qasje në shërbime shëndetësore të standardeve më të larta, duke e bërë United Hospital një adresë të besueshme për kujdesin modern shëndetësor.

Sipas Hajrizit, investimi në shëndet nuk është vetëm zhvillim institucional, por një përgjegjësi shoqërore që synon të ofrojë siguri, dinjitet dhe besim për çdo pacient. Ky përkushtim ka bërë që United Hospital të njihet gjithnjë e më shumë si një institucion ku profesionalizmi, inovacioni dhe humanizmi ecin paralelisht.

Për bashkatdhetarët që kalojnë pushimet në Kosovë, spitali ka krijuar mundësi që kontrollet, diagnostikimi dhe trajtimet të realizohen pa pritje të gjata, duke u mundësuar atyre të rikthehen në vendet ku jetojnë me më shumë shëndet, lëvizshmëri dhe cilësi jete.

United Hospital vazhdon kështu të ndërtojë një model të avancuar të kujdesit shëndetësor, ku ekspertiza mjekësore, teknologjia moderne dhe përkushtimi ndaj pacientit bashkohen për të ofruar trajtim të sigurt dhe shpresë për një jetë pa dhimbje./rajonipress/

Continue Reading

lajme

UBT fuqizon gjeneratën e re të sipërmarrësve përmes Akademisë Verore për Ndërmarrësi dhe Inovacion

Published

on

By

Me aktivitete interaktive, diskutime frymëzuese dhe sesione praktike, Akademia Verore për Ndërmarrësi dhe Inovacion, e organizuar nga Fakulteti i Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në kuadër të Global UBT Fest 2026, po vijon me sukses, duke krijuar një platformë të veçantë për zhvillimin e ideve të reja, aftësive sipërmarrëse dhe bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë.

Duke bashkuar studentë, akademikë dhe profesionistë të sektorit privat, kjo akademi verore po ofron një ambient dinamik të të mësuarit, ku njohuritë teorike ndërthuren me përvojat praktike dhe shembujt konkretë nga bota e biznesit.

Gjatë sesionit të udhëhequr nga Prof. Gonxhe Beqiri, pjesëmarrësit u njohën me temën “Marketingu dhe krijimi i vlerës për klientët e synuar”, ku u trajtuan konceptet themelore të marketingut të orientuar drejt konsumatorit. Përmes punës në grupe, analizimit të rasteve praktike dhe prezantimeve, studentët identifikuan segmente të synuara të tregut, analizuan nevojat e konsumatorëve dhe zhvilluan propozime vlere (Value Proposition) për ide të ndryshme biznesi, duke fuqizuar aftësitë e tyre në hartimin e strategjive efektive të marketingut.

Në kuadër të programit, Prof. Ermira Shehu prezantoi konceptin e ndërmarrësisë sociale si një model bashkëkohor biznesi që ndërthur qëndrueshmërinë financiare me ndikimin pozitiv në shoqëri. Përmes shembujve nga Evropa, Amerika dhe Kosova, pjesëmarrësit u njohën me mënyrën se si ndërmarrjet sociale adresojnë sfida të ndryshme përmes inovacionit, partneriteteve strategjike dhe përdorimit të teknologjisë.

Një fokus i veçantë iu kushtua edhe modeleve të financimit të ndërmarrjeve sociale, ndërsa diskutimet me studentët u përqendruan në identifikimin e komponentëve socialë, ekonomikë dhe mjedisorë që mund të integrohen në modelet e tyre të ardhshme të biznesit.

Pjesë e rëndësishme e akademisë ishte edhe prezantimi i Znj. Zana Lipoveci Kastrati, Menaxhere e Burimeve Njerëzore në Elkos Group, e cila ndau me studentët përvojën e zhvillimit të kësaj kompanie, një prej historive më të suksesshme të ndërmarrësisë në Kosovë. Ajo foli për rëndësinë e vizionit strategjik, inovacionit dhe ndërtimit të një kulture organizative që mbështet kreativitetin dhe zhvillimin e vazhdueshëm.

Gjatë këtij sesioni, studentët u njohën me sfidat dhe mundësitë që sjell transformimi digjital, zhvillimi i produkteve inovative dhe përshtatja e bizneseve me kërkesat e ekonomisë moderne. Diskutimet aktive dhe shkëmbimi i ideve krijuan një hapësirë të vlefshme për reflektim mbi rolin e ndërmarrësisë në zhvillimin ekonomik.

Po ashtu, studentët patën mundësinë të ndjekin një ligjëratë nga z. Detjon Axhami nga kompania Frutex, i cili prezantoi rrugëtimin e kompanisë nga një prodhues vendor deri në një markë të suksesshme në tregjet ndërkombëtare, veçanërisht ato evropiane.

Gjatë prezantimit u trajtuan tema si sfidat e eksportit, përmbushja e standardeve ndërkombëtare, kërkesat ligjore të tregjeve të huaja dhe strategjitë që kanë ndihmuar Frutex të rrisë konkurrueshmërinë në nivel global. Përmes këtij sesioni, studentët fituan një perspektivë praktike mbi procesin e internacionalizimit të bizneseve dhe faktorët që ndikojnë në krijimin e kompanive të suksesshme.

Akademia Verore për Ndërmarrësi dhe Inovacion në UBT po vazhdon të ofrojë një përvojë gjithëpërfshirëse për studentët, duke i pajisur ata me njohuri, aftësi praktike dhe frymëzim për të zhvilluar ide të reja dhe për t’u përgatitur për sfidat e tregut bashkëkohor të punës dhe biznesit.

Continue Reading

Rajoni

Akademia Verore e Inxhinierisë së Energjisë në UBT trajtoi teknologjitë dhe sfidat e energjisë së qëndrueshme

Published

on

By

Në kuadër të Global UBT Fest 2026, Fakulteti i Inxhinierisë së Energjisë në UBT organizoi me sukses Akademinë Verore me temën “Sfidat e Tranzicionit të Energjisë së Qëndrueshme”, duke mbledhur studentë, ekspertë dhe profesionistë të sektorit të energjisë për të diskutuar zhvillimet më të fundit në këtë fushë.

E zhvilluar nga 6 deri më 10 korrik në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan dhe në ITP Prizren, Akademia Verore u fokusua në sfidat dhe mundësitë që sjell tranzicioni energjetik, duke kombinuar njohuritë teorike me përvojat praktike dhe rastet konkrete nga industria.

Programi pesëditor trajtoi tema aktuale që lidhen me operimin e sistemeve të shpërndarjes së energjisë elektrike, efiçiencën e energjisë, ndërtesat inteligjente (Smart Buildings), sistemet e menaxhimit të ndërtesave (Building Management Systems – BMS), si dhe zhvillimin e hidrocentraleve dhe ndikimin e tyre në prodhimin e energjisë së ripërtëritshme.

Në ditën e parë, MSc. Alush Mexhuani, Drejtor i Sistemit të Operimit të Shpërndarjes, ligjëroi mbi temën “Operimi i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike”, duke prezantuar funksionimin dhe sfidat e rrjetit modern të shpërndarjes së energjisë.

Në ditën e dytë, ekspertja për efiçiencë të energjisë, MSc. Nafije Gashi, trajtoi temën “Memoria kolektive dhe trashëgimia kulturore si sfidë në zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në mjedise urbane”, duke theksuar rëndësinë e balancimit ndërmjet ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe zbatimit të standardeve moderne të efiçiencës.

Aktivitetet vazhduan në ditën e tretë me ligjëratën e MSc. Luljeta Hoxha Osmani, e cila prezantoi temën “Sfidat mjedisore gjatë zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë – trajtimi i mbetjeve”, duke diskutuar ndikimin mjedisor të proceseve të tranzicionit energjetik dhe rëndësinë e menaxhimit të qëndrueshëm të mbetjeve.

Në ditën e katërt, eksperti i kompanisë Schneider Electric, MSc. Vasil Kosta, mbajti ligjëratën “Ndërtesat e mençura të së ardhmes”, ku prezantoi teknologjitë më të avancuara për automatizimin dhe menaxhimin inteligjent të ndërtesave, me fokus në rritjen e efiçiencës dhe kursimin e energjisë.

Akademia Verore u përmbyll në Innovation and Training Park (ITP) Prizren, ku eksperti i hidrocentraleve MSc. Arianit Halimi ligjëroi mbi temën “Hidrocentralet në Komunën e Dragashit”, duke prezantuar potencialin e energjisë hidrike dhe rolin e saj në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit energjetik në Kosovë.

Përmes ligjëratave, diskutimeve dhe shkëmbimit të përvojave me ekspertë të industrisë, Akademia Verore e Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë dëshmoi edhe një herë angazhimin e UBT-së për të ofruar një arsimim të orientuar drejt praktikës dhe inovacionit, duke përgatitur profesionistët e ardhshëm për sfidat e tranzicionit energjetik dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Continue Reading

Lajmet

BE emëron Dirk Schubel si Përfaqësues të ri Special për Kosovën

Published

on

Bashkimi Evropian ka emëruar diplomatin gjerman Dirk Schubel si Përfaqësuesin e ri Special të BE-së për Kosovën. Vendimi është miratuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian, ndërsa Schubel do ta marrë detyrën më 1 shtator 2026, me një mandat fillestar dyvjeçar, duke pasuar në këtë pozitë Aivo Oravin.

Mandati i Përfaqësuesit Special të BE-së për Kosovën është i përqendruar në promovimin e një Kosove të qëndrueshme, demokratike dhe shumetnike, si dhe në mbështetjen e perspektivës evropiane të vendit përmes komunikimit publik dhe angazhimit me qytetarët.

Ndër detyrat kryesore të tij do të jenë monitorimi i progresit në prioritetet politike, ekonomike dhe të sigurisë, forcimi i të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe mbrojtja e komuniteteve pakicë. Ai do të punojë gjithashtu për koordinimin politik të Bashkimit Evropian, me synim një prani më të bashkërenduar dhe më të dukshme të BE-së në Kosovë.

Schubel është diplomat me përvojë të gjatë në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), Komisionin Evropian dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Aktualisht ai shërben si shef i Divizionit për Rusinë në EEAS.

Më herët, ai ka qenë i Dërguar Special i BE-së për Partneritetin Lindor (2022–2024), shef i Delegacionit të BE-së në Bjellorusi (2019–2022) dhe shef i Delegacionit të BE-së në Moldavi (2009–2013), ku ka kontribuar në avancimin e angazhimit të Bashkimit Evropian në fqinjësinë lindore.

Mandati i tij përfshin edhe ofrimin e udhëzimeve politike për Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), si dhe mbështetjen e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me synim forcimin e stabilitetit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Përfaqësuesit Specialë të Bashkimit Evropian promovojnë politikat dhe interesat e BE-së në rajone dhe çështje me rëndësi strategjike, duke mbështetur reformat, stabilitetin dhe sundimin e ligjit. Aktualisht, 11 Përfaqësues Specialë të BE-së mbështesin punën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara