Lajmet
Ministri çek: Integrimi i Kosovës në BE është i lidhur ngushtë me dialogun
Dvorak deklaroi se Çekia është aleati më i afërt për Kosovën.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiZëvendëskryeministri Besnik Bislimi deklaroi se procesi i dialogut duhet të ndahet nga ai i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Në konferencën e përbashkët me ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvorak, Bislimi ka përsëritur kërkesën për heqjen e masave ndëshkuese. Megjithatë, ministri çek tha se integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është i lidhur ngushtë me dialogun.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se në takimin me ministrin për Çështje Evropiane të Çekisë kanë biseduar për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.
“Kemi biseduar për masat aktuale kundrejt Republikës së Kosovës, që punojnë kundër përpjekjeve të BE-së për të mbyllur zbrazëtirën dhe për të përshpejtuar integrimin në Bashkimin Evropian. Është pozita jonë që masat duhet të hiqen sa më shpejt që është e mundur, por më e rëndësishmja procesi i dialogut duhet të ndahet nga procesi i integrimit të Kosovës që fokusi të kthehet tek aspiratat e vendit tonë drejt Bashkimit Evropian. Kosova ka 94 për qind mbështetje të qytetarëve për integrim në BE e meriton të marr statusin e vendit kandidat”, deklaroi Bislimi.
Tutje zëvendëskryeministri Bislimi teksa komentoi deklaratat e BE-së për ndërhyrje në drejtësi, ai tha se duhet të ketë zbatim të Kushtetutës në të gjitha rastet.
“Kushtetuta e Kosovës ose duhet të zbatohet në tërësi ose të mos zbatohet. Nuk ka logjikë në njërin rast të ketë insistim të bashkësisë ndërkombëtare që Kushtetuta të implementohet në tërësi siç është rasti i tokës për manastirin e Deçanit, pastaj kur është puna te neni 11 i Kushtetutës, që thotë ka vetëm një monedhë në qarkullim në Kosovë, të njëjtit miq na thonë ‘po këtë mos e zbatoni’. Kushtetuta, ose është e shenjtë, dhe duhet të zbatohet, ose pastaj bëjmë cherry picking. Nëse duhet të bëjmë cherry picking, po e bëjmë ne. Nëse duhet të zbatohet, atëherë insistoni që të zbatohet në të gjitha rastet”, shtoi Bislimi.
Sa i përket masave, ministri çek, Dvorak deklaroi se Çekia është aleati më i afërt për Kosovën. Ai tha se ka shume për të bërë dhe se janë të gatshëm të ndihmojnë me detyrat e shtëpisë të Kosovës.
“Çekia është gjithmonë aleati më i afërt i Kosovës në ambiciet evropiane. Dhe ne vërtetë duam që të shohim Kosovën në BE sa më shpejt që është e mundur. Në anën tjetër që ka shumë për tu bërë. Ne jemi të gatshëm që të mbështesim vendin por ndoshta edhe të ndihmojmë pak më shumë me detyrat e tuaja të shtëpisë. Dhe nuk më pëlqen që ta them hapur por më duhet ta them se Kosova është nën presion për të treguar pikëpamjen e saj pozitive dhe konstruktive ndaj dialogut me Serbinë. Dhe përveç kësaj, unë e di shumë mirë që Kosova është duke bërë më të mirën e saj, por unë ende besoj se kjo është mënyra më e mirë se si të jemi më afër BE-së”, theksoi ministri çek.
Ai shtoi se integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është i lidhur me ngushtë me dialogun
“Çekia ka qenë dhe vazhdon të jetë një mik i afërt për Kosovën. Një shprehje e miqësisë përfshin të qenit i hapur dhe i sinqertë. Për integrimet e mëtutjeshme të Kosovës në BE janë të lidhura ngushtë me dialogun me Beogradin. Pyetja e mbylljes së fqinjësisë së mirë dhe procesit të integrimit evropian kanë të bëjnë me gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Siç progreson Kosova në rrugën e saj drejt integrimeve në BE, Çekia përkujton duke ofruar mbështetje udhëzues dhe duke ndihmuar që Kosova të arrijë qëllimet e saja evropiane”, përfundoi ai.
Lajmet
Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht
Published
7 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.
Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.
Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.
Lajmet
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Published
13 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.
Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.
Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.
Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.
Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.
Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.
Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.
Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës
Lajmet
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Published
15 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë
Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.
Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.
Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.
Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Alumni i UBT-së udhëheq punëtorinë mbi psikologjinë klinike dhe formulimin e rasteve me studentët e nivelit master
Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës
Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha
Lufta në Iran: Çfarë po ndodh në ditën e 32-të të sulmeve SHBA-Izrael?
Të kërkuara
-
Vendi1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
