Lajmet

Ministri Aliu e konfirmon se MF-ja i ka mjetet për rrugën Podujevë-Prishtinë

Kostoja e projektit do të jetë gjithsej 38 milionë euro.

Published

on

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu i shoqëruar nga zëvendësministri Hysen Durmishi, dhe kryetari i Podujevës, Shpetim Bulliqi, kanë mbajtur konferencë për medie për rrugën Prishtinë-Podujevë.

Ministri Aliu tha se ka thënë se kanë marrë deklaratën për disponueshmërinë e mjeteve nga ministri i Financave, Hekuran Murati lidhur me projektin e rrugës Podujevë-Prishtinë.

Sipas tij, kostoja e projektit do të jetë gjithsej 38 milionë euro, derisa shtoi se në parashikimin e buxhetit ka qenë 22.3 milionë.

“Pra jo më vetëm pjesa e rrugës nga Lluzhani e deri në Podujevë, po edhe pjesa e rrugës nga Lluzhani deri në hyrje të Prishtinës, respektivisht në fshatin Bërnicë. Segmenti do të jetë pesë lote, 16 km nga Lluzhani deri në Bërnicë do të jete e ndarë në  katër lote dhe loti i pestë është përfundimi i rrugës nga Lluzhani deri në Podujevë, që përbën segmentin prej 9 kilometrash”, tha ai.

Zëvendësministri Hysen Durmishi tha se në ndërtimin e kësaj rruge ka pasur probleme të mëdha për shkak të mos shpronësimit. Ai tha se beson që deri në pranverë do të nënshkruhen kontrata dhe do të fillojnë punimet.

“Në realizimin e punimeve për kontratat ka pasur shumë zvarritje, arsyeja ka qenë probleme me projektin dhe problemi më i madh ka qenë çështja e shpronësimit. Janë nënshkruar kontrata pa procedura të shpronësimit për këtë kemi pasur shumë probleme. Ne jemi të bindur se nuk do të fillojmë as një procedurë të prokurorimit pa përfunduar procedura e shpronësimit. Në pranverë do t’i kemi kontrata e nënshkruara dhe do të fillojnë punimet”, tha ai.

Durmishi tha se nuk është i kënaqur me cilësinë e punimeve të rrugëve në gjithë Kosovën, por që sipas tij, ata janë duke punuar që të përmirësojmë cilësinë.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi tha se ndjehet i lumtur që janë ndarë mjetet për t’i përfunduar punimet.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara