Lajmet

​Rasti i foshnjës në Pejë, shkarkohen shefi dhe kryeinfermierja e Gjinekologjisë

Sipas njoftimit, spitali po përgatit planin për ndërmarrjen e masave të tjera.

Publikuar

Spitali i Pejës ka bërë të ditur të premten se ka shkarkuar shefin dhe kryeinfermieren e repartit të Gjinekologjisë, pas rastit të foshnjës që lindi e vdekur e u fut në rrobalarëse nga personeli.

Sipas njoftimit, spitali po përgatit planin për ndërmarrjen e masave të tjera që do të përmirësojnë procedurat e brendshme organizative.

“Sot, si vazhdim i masave disiplinore është shkarkuar Shefi i Repartit të Gjinekologjisë dhe Kryeinfermierja e Repartit të Gjinekologjisë, ndërsa që presim përfundimin e të gjitha procedurave tona disiplinore, por sidomos edhe gjetjet e autoriteteve ligjzbatuese të përfshira në hetim për të ndërmarrë veprimet e mëtutjeshme ndaj cilitdo të përfshirë në këtë rast. Ne jemi duke përgatitur planin për ndërmarrjen e masave të tjera që do të përmirësojnë procedurat tona të brendshme organizative dhe për këtë do të reflektohet në ditët në vijim”, thuhet në njoftim.

Prokuroria po merret me rastin.

Lajmet

Vrasja e Ukellës, nesër marsh në Pejë me moton “Kot flasim, derisa ata vrasin”

Vrasja në Pejë është e dyta brenda pak ditësh në Kosovë, pasi në Ferizaj ditë më parë u vra Erona Cokli.

Publikuar

nga

Organizatat e shoqërisë civile në Pejë kanë thirrur për nesër një marsh proteste paqësore në shenjë revolte ndaj vrasjes së Gjyljeta Ukellës. Vrasja në Pejë është e dyta brenda pak ditësh në Kosovë, pasi në Ferizaj ditë më parë u vra Erona Cokli.

“Nesër, e mërkurë, duke filluar nga ora 11:00 do të organizohet marshi paqësor me moton “Kot flasim, derisa ata vrasin”. Marshi fillon nga qendra e qytetit për të vazhduar tek objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë”, thuhet në njoftim.

Për t’u solidarizuar me Gjyljetën dhe të gjitha viktimat e femicidit sonte në ora 19:30, në qendër të qytetit Pejë do të bëhet ndezja e qirinjve.

Organizatat e shoqërisë civile në Pejë bëjnë thirrje që urgjentisht të ndalohet me mohimin e femicidit dhe dhunës në baza gjinore, duke thënë se mosndëshkimi i këtyre rasteve është inkurajim i mëtejshëm.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Nesër ditë zie në Kosovë

“Shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona”, shkroi mes tjerash Osmani.

Publikuar

nga

Presidentja Vjosa Osmani ka shpallur të mërkurën ditë zie shtetërore në Kosovë pas vrasjes në Pejë, e dyta kjo brenda një kohe të shkurtër.

Pas vrasjes së Erona Coklit në Ferizaj nga ish-bashkëshorti, një tjetër rast makabër ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Pejë. Gjyljeta Ukella nga Peja dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj.

“Shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Abdixhiku: Femicidi në Kosovë nuk guxon të bëhet gjë e zakonshme

LDK-ja thotë se vrasja e grave në Kosovë ka marrë përmasa shqetësuese.

Publikuar

nga

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas ngjarjes së sotme ku u vra në Pejë, Gjyljeta Ukella. Sipas një komunikate të lëshuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thuhet se vrasja e grave në Kosovë ka marrë përmasa shqetësuese.

“Ende pa u bërë një javë, sot po zgjohemi me një lajm tjetër të trishtë. Gjyljeta Ukella, edhe një grua, sot është viktimë nga burri i saj. Kjo s’është gjendje normale, e ne nuk mund të normalizojmë këtë alarm nacional që na shfaqet para sysh nga dy herë në javë vetëm me reagime. Nuk mund të presim që cikli nga dhuna në reagim, deri në fatalitetin tjetër të na normalizohet. Femicidi në Kosovë nuk guxon të bëhet gjë e zakonshme; e asnjë deklaratë e sotme nuk e kthen dot prapa jetën e Gjyljeta Ukella”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga LDK.

Abdixhiku përmes komunikatës ka ftuar të gjitha organet e rendit dhe sigurisë të veprojnë me përgjegjësi e pakompromis ndaj rastit të sotëm dhe jo vetëm.

“Shteti duhet të jetë mburojë për gratë. Jeta e tyre nuk guxon të mbetet jetë për mbijetesë. Nga lehtësia e posedimit të armës së zjarrit, te gjendja reaktive e institucioneve tona, kushtet strehuese të grave që kërkojnë mbrotje, e gjuha denigruese ndaj grave; problemet i kemi të shumta e veprimet plotësisht të pamjaftueshme”, thuhet tutje.

Tutje thuhet se LDK do ta shqyrtojë çdo mundësi institucionale që të ngris diskutimin rreth vendimmarrjes institucionale për parandalimin e rasteve të tilla.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Haradinaj bën thirrje: Të ndalen vrasjet

Reagon Haradinaj.

Publikuar

nga

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vrasjes së fundit në Pejë, duke thënë se vrasjet duhet të ndalen, dhe shoqëria të reflektojë e drejtësia ta kryejë punën e saj.

“Është urgjencë që gjërat të marrin kah ndryshe. Vrasjet duhet të ndalen, shoqëria duhet të reflektojë, ndërkaq drejtësia ta kryej punën e saj dhe të ashpërsohet në këtë drejtim”, ka thënë Haradinaj.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara