Lajmet

Minatorët kërkojnë rritje pagash dhe vlerësim për punën e tyre

Published

on

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, kanë bërë një apel të hapur për rritje pagash dhe vlerësim të sakrificës së tyre, duke theksuar se puna e tyre ka kontribuar dukshëm në rritjen e prodhimit gjatë vitit të fundit.

Në një deklaratë për media, Kryesia e Sindikatës së Minatorëve, thotë se minatorët po e ndjejnë çdo ditë rritjen e çmimeve dhe vështirësitë në jetën ekonomike.

Të gjithë po ndjejmë çdo ditë rritjen e çmimeve, rritjen e inflacionit dhe vështirësitë në jetën ekonomike. Ne, minatorët, prej shumë vitesh kemi punuar me durim dhe solidaritet për ndërmarrjen tonë, duke shpresuar që gjendja të përmirësohet, dhe kemi duruar pa kërkuar rritje pagash, edhe pse sektorë të tjerë kanë pasur lëvizje dhe përmirësime. Tani që qeveria ka paralajmëruar rritje pagash për sektorët publikë dhe ka premtuar pagën e 13-të, është normale dhe e drejtë që edhe menaxhmenti i ndërmarrjes sonë të bëjë hapa konkretë për rritje të pagave të minatorëve”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje, theksohet se “Gjatë vitit të fundit, puna jonë ka sjellë rritje të dukshme të prodhimit”.

Ky sukses nuk do të kishte ndodhur pa përkushtimin e minatorëve. Prandaj, kërkojmë që puna dhe sakrifica jonë të vlerësohen dhe të shpërblehen me rritje pagash, po ashtu siç po ndodh në sektorët e tjerë publikë dhe privatë. Çdo ditë rrezikojmë jetën dhe shëndetin duke punuar në kushte të vështira dhe pa mjete të mjaftueshme”, vijon reagimi.

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës shton se “Pa një ligj të veçantë që na mbron, detyrohemi të vazhdojmë punën edhe kur rreziku është i lartë”./EO

Lajmet

​Bie çmimi i naftës pas arrestimit të Maduros nga ShBA

Published

on

By

Çmimi i naftës ka rënë këtë mëngjes, pas arrestimit të presidentit të Venezulës, Nikolas Maduro.

Nafta e papërpunuar Brent, referenca ndërkombëtare, ka rënë me 0.67% në 60.34 dollarë për fuçi.

Reagimi fillestar ndaj veprimit ushtarak amerikan në Venezuelë në tregjet e aksioneve, të ardhurave fikse dhe mallrave ka të ngjarë të jetë i vogël, parashikon Stephen Dover, drejtor i Institutit Franklin Templeton, shkruan The Guardian.

Kjo gjithashtu do të përforcojë nevojën që disa vende të rrisin shpenzimet për sigurinë kombëtare dhe përfundimisht mund të çojë në furnizime të konsiderueshme me naftë nga Venezuela.

Kujtojmë se, Venezuela ka rezervat më të mëdha të naftës bruto në botë (mbi 300 miliardë fuçi), por gjendja e dobët e infrastrukturës së saj të vjetruar të nxjerrjes dhe transportit të naftës, së bashku me cilësinë e ulët të naftës së saj të papërpunuar “të rëndë”, sugjerojnë se edhe ardhja e stabilitetit politik nuk do ta rrisë shpejt prodhimin ose eksportet e naftës së saj të papërpunuar (aktualisht rreth 1 milion fuçi në ditë ose afërsisht 1% e prodhimit botëror).

Continue Reading

Lajmet

Numërohen 68 kuti votimi nga diaspora, vazhdon procesi i numërimit në QNR

Published

on

By

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës.

Nga fillimi i procesit (e shtunë, 3 janar, ora 16:00) dhe deri më tani (e hënë, 5 janar, ora 10:00), janë numëruar 68 nga 92 kuti votimi, brenda të cilave janë vendosur pakot me fletëvotime që deri më tani janë sjellur në Kosovë.

Fletëvotimet e numëruara u takojnë komunave: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime dhe Viti.

Në platformën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ janë duke u përditësuar të dhënat kohë pas kohe.

Continue Reading

Lajmet

Kompleksiteti ushtarak-operacional i inteligjencës: “Maduro jasht” nuk ishte akt lufte, por zbatim i ligjit

Published

on

By

(Operacioni special për neutralizimin e objektivave dhe arrestimin e Nicolás Maduro-s përfaqëson kulmin e artit modern të zbatimit të ligjit përmes inteligjencës strategjike)

(more…)

Continue Reading

Lajmet

Eksperti i sigurisë nga UBT, Arian Kadriu, mban ligjëratë tematike në Camp Bondsteel

Published

on

By

Profesori dhe njëherit Prodekani i Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka realizuar një ligjëratë tematike në ambientet e Camp Bondsteel, në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit akademik dhe profesional me misionin e KFOR-it.

Ligjërata u përqendrua në temën “Kërcënimet e brendshme dhe të jashtme ndaj sigurisë kombëtare në Kosovë”, duke trajtuar në mënyrë analitike zhvillimet aktuale të sigurisë, sfidat strategjike dhe rolin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në garantimin e stabilitetit dhe paqes.

Gjatë ligjëratës, Profesori Kadriu ofroi një qasje të thelluar akademike të kombinuar me përvojë praktike, duke theksuar rëndësinë e analizës së rrezikut, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolit të partnerëve ndërkombëtarë në ruajtjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Continue Reading

Të kërkuara