Magazinë

Miley Cyrus zbulon marrëdhënien me prindërit: I respektoj ata si individë më shumë se sa si prindër

Published

on

Miley Cyrus ka pasur probleme të shumta gjatë gjithë jetës profesionale e personale. Një prej tyre është me familjen e saj, me të cilën ka pasur ulje-ngritje të mëdha.

Në një intervistë me New York Times, artistja foli për marrëdhënien e saj me të atin, Billy Ray Cyrus, e cila është përkeqësuar me kalimin e viteve.

Ndërsa jam rritur, i respektoj prindërit e mi si individë dhe jo si prindër, sepse nëna ime e donte vërtet babanë tim gjatë gjithë jetës së saj, dhe mendoj se të jesh e martuar me dikë në industrinë e muzikës dhe të mos jesh pjesë e saj është padyshim shumë e vështirë”, tha ajo.

“E mora një pjesë të dhimbjes së nënës sime si timen sepse e lëndoi atë më shumë sesa më lëndoi mua si e rritur, dhe kjo është arsyeja pse mora përsipër shumë nga dhimbjet e saj”, vazhdoi ajo.

Të dy kanë partnerë të tjerë, Tish me aktorin e “Prison Break”, Dominic Purcell, dhe Billy Ray me Elizabeth Hurley.

“Tani që nëna ime është e dashuruar me njerkun tim, që e adhuroj, tani që e shoh babanë tim të lumtur, mund t’i dua si individë e jo si prindër”, pohoi ajo.

Si e përjetuat divorcin e prindërve tuaj?

Tish dhe Billy Ray u divorcuan në vitin 2022 pas 30 vitesh martesë, por ishte diçka që Miley arriti ta kapërcente dhe nuk e ka problem të flasë për të.

“Ajo që më pëlqen te mënyra se si funksionon bota tani është se gjithçka është kaq e shpejtë. Në vitet ’90, kur diçka dilte në gazetë, a e mbani mend si zgjati një vit? Tani thjesht nuk ekziston më”.

“Jam mësuar aq shumë me këtë sa mendoj, ‘Nëse kjo është simptoma, që përballemi me këto opinione publike të sikletshme ose të vështira, atëherë është diçka që jam e gatshme ta pranoj për të pasur jetën që kemi’”, tha ajo.

Magazinë

Rikthimi i Shawn Mendes në skenë që nga 2022, për herë të parë përpara një publiku kosovar

Published

on

Mbrëmja e dytë e Sunny Hill Festival solli një nga momentet më të veçanta të këtij edicioni: rikthimin e shumëpritur të Shawn Mendes në skenë, dhe për herë të parë, përpara një publiku kosovar.

Një performancë që nuk ishte thjesht koncert, por një përvojë e paharrueshme emocionale.

Pas një pauze mbi dyvjeçare nga skenat, që filloi në vitin 2022 kur anuloi turneun botëror për t’u fokusuar në shëndetin mendor dhe mirëqenien personale, Shawn Mendes u rikthye më i fuqishëm se kurrë më parë.

Në Prishtinë, ai zgjodhi të ndajë këtë kthim, në një natë që do të mbetet gjatë në memorien e fansave. I veshur me një bluzë të zezë pa mëngë dhe pantallona të gjera, Mendes dominonte skenën me një energji fantastike. Ngjyrat e ngrohta të ndriçimit, skena elegante dhe e pastër, krijuan një atmosferë intime dhe emocionuese, ku në qendër të gjithçkaje ishte zëri i tij – i fuqishëm, i pastër, plot shpirt.

Gjatë gjithë koncertit, Shawn nuk ishte thjesht një këngëtar, por një rrëfimtar. Ndërveprimi me publikun ishte i vazhdueshëm, ndalesa për të falënderuar, buzëqeshje të sinqerta, përqafime me fansat pranë skenës dhe një përkushtim që dëshmoi dashurinë e tij të vërtetë për muzikën dhe njerëzit.

Repertori i tij përfshiu një përzgjedhje të dashur të hiteve që kanë shënuar karrierën e tij: “There’s Nothing Holding Me Back”, “Stitches”, “Wonder”, “Mercy”, “Lost in Japan”, “Never Be Alone”, “Why Why Why” dhe “Treat You Better”.

Çdo këngë u përjetua me entuziazëm nga publiku që këndonte njëzëri, duke e kthyer natën në një kor gjigand emocionesh.

Të veçantë e bënë edhe momentet kur ai performoi vetëm me kitarë apo piano, i shoqëruar nga grupi i tij muzikor dhe këngëtarët e prapavijës, duke i dhënë koncertit nuanca thellësisht njerëzore dhe të ndjera.

Mbrëmja përfundoi me duartrokitje të zgjatura dhe emocione të shpërthyera, një rikthim në skenë, debutim në Kosovë e lidhje e re që me shumë gjasë do të zgjasë gjatë. Shawn Mendes nuk erdhi vetëm për të kënduar, por për të lënë gjurmë. Dhe ia doli me sukses.

 

Continue Reading

Magazinë

Jennifer Aniston rikthen Rachel-in e “Friends”-ave

Published

on

Jennifer Aniston, ikonë e padiskutueshme e stilit të flokëve (dhe e vetmja që me të drejtë mund të quhet mbretëresha e modelit “The Rachel”), sapo prezantoi një version të ri, modern dhe super të lezetshëm të prerjes që e bëri legjendë.

Po flasim për një “curve cut”, një stil i ri me shkallëzime të lehta që harkohen drejt fytyrës, duke krijuar një pamje natyrale, të rafinuar dhe sikur ke dalë nga sezoni 6 i “Friends”. Në një video të saj në Instagram, gjithë vëmendjen e morën flokët e Jenniferit.

Prerja më e re e Jen është përkufizimi i të dukurit yll pa shumë mundim: një kombinim mes një prerjeje “flutur” të zbutur dhe shtresave të lehta të stilit të viteve ’90-të. Me fjalë të tjera, nostalgji e kuruar me detaje. Më e mira e gjithë kësaj?

Ky model funksionon në çdo gjatësi dhe teksturë flokësh, nga gjatësia e shpatullave te flokët e gjatë dhe nuk ka nevojë për stilim të ndërlikuar. Nëse po kërkon një prerje të re dhe pa shumë nevojë për mirëmbajtje për verën 2025, Jennifer sapo ta dha idenë perfekte.

Continue Reading

Magazinë

Liam Neeson shet apartamentin luksoz në New York për mbi 10 milionë dollarë

Published

on

Nuk është vetëm suksesi në kinema që po i sjell fitime Liam Neeson këto ditë.

Aktori hollivudian, i cili sapo ka dalë në ekran me“The Naked Gun”, ka shitur së fundmi apartamentin e tij në New York City për plot 10.3 milionë dollarë. Lajmi u bë i ditur nga dokumentet zyrtare të qytetit dhe u raportua fillimisht nga New York Post, ndërsa PEOPLE konfirmoi gjithashtu transaksionin.

Bëhet fjalë për një super-apartament me 5 dhoma gjumi, 5 banjo, me sipërfaqe prej 4,524 metrash katrorë, kombinim i tre njësive banimi të bashkuara.

Prona u listua në treg në mars për 10.75 milionë dollarë, por përfundimisht u shit pak më lirë. Neeson dhe bashkëshortja e tij e ndjerë, aktorja Natasha Richardson, e kishin blerë apartamentin më 1999 për 3.9 milionë dollarë, duke realizuar kështu një fitim të konsiderueshëm pas më shumë se dy dekadash.

Shtëpia ndodhet në një nga zonat më prestigjioze të Manhatanit, vetëm një bllok larg Central Park. Dhomat ofrojnë pamje panoramike të parkut dhe lumit Hudson, kuzhinë të madhe me dritare të plota, dhomë familjare dhe një suitë master me spa private, dhomë për fëmijë dhe palestër personale.

Ndërtesa, siç pritej, është e pajisur me portier 24 orë, supermarket brenda kompleksit, pishinë dhe palestër moderne të markës Equinox, si dhe fushë basketbolli për rezidentët.

Continue Reading

Magazinë

Katy Perry ndal koncertin për fansen që humbi ndjenjat në krahët e saj

Published

on

Një moment emocional ndodhi gjatë koncertit të fundit të Katy Perry në Detroit, ku një fanse e vogël, McKenna, humbi ndjenjat sapo u ngjit në skenë për të kënduar me idhullin e saj.

Perry e ftoi nga shkallët më të larta të arenës, por emocionet ishin shumë të forta për vajzën, e cila u rrëzua në tokë para se kënga “The One That Got Away” të niste. Reagimi i këngëtares ishte prekës: ajo u ul pranë McKennës dhe i qëndroi afër deri në ardhjen e ndihmës.

“O Zot, lutemi për McKennën, që ajo të rikthehet më e fortë se kurrë”, u lut Katy në skenë, përpara se të siguronte publikun se vajza ishte jashtë rrezikut.

Ky nuk ishte incidenti i vetëm i muajit për Perry-n, vetëm pak ditë më parë, flutura mekanike ku po performonte ra disa metra mbi publik, duke shkaktuar panik. Fatmirësisht, gjithçka përfundoi mirë edhe atëherë.

Continue Reading

Të kërkuara