Nicole Kidman është parë për herë të parë pas ndarjes nga bashkëshorti prej 19 vitesh, këngëtari country Keith Urban.
Aktorja australiane, 58 vjeç, është fotografuar gjatë një shëtitjeje në natyrë në Nashville, e shoqëruar nga motra e saj Antonia, e cila, sipas burimeve, është bërë mbështetja kryesore e saj në këtë periudhë të vështirë.
E veshur me rroba sportive dhe syze dielli, Kidman përpiqej të ruante një profil të ulët.
Në një moment u duk e relaksuar dhe duke qeshur me motrën, me të cilën zhvilloi një bisedë të gjatë gjatë një shëtitjeje rreth 4 kilometrash pranë vilës së saj 4 milionë dollarëshe, ku jetonte më parë me Urban dhe vajzat e tyre, Sunday Rose, 17 vjeç, dhe Faith Margaret, 14 vjeç.

Divorci i papritur dhe thashethemet për një tjetër grua
Vetëm pak ditë më parë, Urban u zhvendos nga shtëpia e përbashkët në një banesë në të njëjtin qytet, duke nxitur spekulime për probleme në martesë dhe mungesë intimiteti. Vetëm 24 orë më vonë, Kidman dorëzoi kërkesën për divorc në qarkun Davidson të Tennessee.
Burime nga industria muzikore për “Daily Mail” kanë deklaruar se Urban mund të jetë tashmë në një lidhje me një grua më të re, me emrin që përflitet më shumë të jetë kitaristja 25-vjeçare Maggie Baugh, e cila shoqëron Urban në turne.
Gjatë një koncerti të fundit, ai dyshohet se ndryshoi tekstin e një kënge të dedikuar më parë Kidman, duke përmendur emrin e Baugh, gjest që shumë fansa e konsideruan “poshtërues”.
Baugh postoi momentin në Instagram me përshkrimin: “A e tha me të vërtetë këtë?”, vetëm një ditë para se lajmi i ndarjes të bëhej publik.
Të afërmit e Kidman thonë se ajo është ndjerë thellësisht e poshtëruar nga zërat për një tjetër grua. “Ajo gjithmonë kujdesej për pamjen e saj, jo vetëm për rolet në film, por edhe për Keith,” tregon një mik i afërt. “Pyeste shpesh nëse ishte ende ‘tërheqëse’ për të, dhe ai gjithmonë i thoshte ‘po’. Por së fundmi dukej sikur ai ishte lodhur nga nevoja e saj për siguri.”
Edhe pse e tronditur, Kidman nuk ka ndërmend të dorëzohet. Pas divorcit me Cruise më 2001, ndërtoi jetë të re me Urban iu përkushtua martesës së tyre. Përkundër sfidave, përfshirë një qëndrim të Urban në rehabilitim disa muaj pas martesës, Kidman qëndroi pranë tij.
Burime pranë Urban thonë se ai përpiqet të qëndrojë i stabilizuar dhe fokusohet tek vajzat. “Ai nuk po qan për martesën që dështoi. Synimi është të jetë një prind i mirë,” thotë një mik i tij.
Urban nuk ka konfirmuar as mohuar thashethemet për lidhje të re, ndërsa rrjet janë mbushur me spekulime. /A.Z/UBT News/