Sport

Milan apo Inter?

Kupa e Italisë njeh sot finalisten e parë.

Published

on

Derbi i Milanos është padyshim dueli më i shumëpritur për tifozët në Itali, por jo vetëm. Inter apo Milan vetëm njëra nga këto dy skuadrat do të presë një biletë për në fazën finale të Kupës së Italisë. Dy rivalë të përjetshëm në fushën e blertë që përveç garës së fortë që po bëjnë në Serie A, këtë herë fokusi i tyre kthehet tek një tjetër trofe.

Dueli i parë përfundoi me rrjeta të paprekura edhe pse spektakli dhe emocionet nuk munguan. Nëse do t’i referohemi statistikave jashtë kampionati, dy ekipet janë përballur 31 herë ndërmjet tyre, 13 herë ka fituar Milan, 8 Inter ndërsa 10 ndeshje kanë përfunduar në barazim, megjithatë një derbi gjithmonë ka një histori ndryshe.

Sa i përket organikës së dy skuadrave, tekniku Inzaghi do të kërkoj fitoren e parë ndaj Milanit për këtë sezon pasi do te zbres në fushë me formacionin më të mirë, ndërsa kuqezinjtë kanë dyshime për Zlatan Ibrahimoviç, Kastilleho apo Romagnolin.

Një aspekt që mund të ndikojë negativisht tek Inter është goli në fushën kundërshtare. Nëse në kompeticionet europiane, ky rregull është hequr, në Kupën e Italisë është në fuqi deri në fund të sezonit.

Pavarësisht kërkesës zyrtare të zikaltërve për ta aplikuar që tani rregullin e ri, Këshilli i Ligës e ka refuzuar duke theksuar se nuk mund të ketë ndryshime në mes të sezonit. Derbi Inter-Milan do të luhet sot në mbrëmje në orën 21:00.

Continue Reading

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara