Bota

Mike Pence rezultoi negativ në testin për COVID-19

Published

on

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence rezultoi negativ në testin për COVID-19. Këtë e konfirmoi zëdhënësja e nënpresidentit amerikan, Devin O’Malley.

“Pence dhe Zonja e Dytë, Karen Pence u testuan për COVID-19 këtë mëngjes dhe rezultuan negativ”, konfirmoi ajo./UBTNews

Bota

Macron emëron aleatin e tij Sebastien Lecornu si kryeministër të ri të Francës

Published

on

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka emëruar aleatin e ngushtë Sebastien Lecornu si kryeministrin e ri francez, 24 orë pasi një votëbesim rrëzoi François Bayrou nga posti i kreut të qeverisë.

Lecornu, 39 vjeç, ishte ndër kandidatët e preferuar për të marrë detyrën dhe ai ka kaluar tre vitet e fundit si ministër i forcave të armatosura duke u përqendruar në përgjigjen e Francës ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë, shkruan BBC

Pallati Elize përmes një deklarate tha se Lecornu kryeministri i shtatë në presidencën e Macron i ishte dhënë detyra e konsultimit me partitë politike me qëllim miratimin e buxhetit të ardhshëm të Francës.

Nxitja e një buxheti si kreu i një qeverie minoritare ishte ajo që e rrëzoi Bayrou-n, me kundërshtarët e majtë dhe të ekstremit të djathtë që dënuan emërimin e Lecornu-së./S.K/BBC/

Continue Reading

Bota

Trump pas sulmit në Katar: Nuk i çon përpara qëllimet e Izraelit apo të Amerikës

Published

on

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se nuk është i kënaqur për sulmin ajror të Izraelit në Katar, dhe se sulmi i Izraelit ndaj objektivave të Hamasit në Katar nuk i çon përpara qëllimet e Izraelit apo të Amerikës.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se sulmi ishte plotësisht i justifikuar sepse kishte në shënjestër udhëheqësit e lartë të Hamasit që organizuan sulmin e 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit, i cili shkaktoi luftën në Gaza shkruan BBC.

Mediat izraelite raportuan se operacioni përfshinte 15 avionë luftarakë izraelitë, të cilët qëlluan 10 municione kundër një objektivi të vetëm.

Grupi i armatosur palestinez ka thënë se pesë anëtarë të tij u vranë në një sulm ajror izraelit në kryeqytetin e Katarit, por pretendoi se një përpjekje për të vrarë ekipin e tij negociator dështoi.

Katari është një aleat kyç i SHBA-së në rajon, ku ndodhet një bazë e madhe ajrore amerikane.

I pyetur për sulmet e Izraelit kundër Katarit, Trump tha: “Epo, nuk jam i kënaqur… Thjesht nuk jam i kënaqur me të gjithë situatën. Nuk është një situatë e mirë. Por do ta them këtë, ne duam që pengjet të kthehen, por nuk jemi të kënaqur me mënyrën se si ndodhi sot”, tha Trump për mediat./S.K/BBC/

 

Continue Reading

Bota

​Gjashtë të vdekur nga sulmi i Izraelit në Katar

Published

on

Gjashtë persona u vranë në sulmin izraelit në Doha, por Hamasi pretendon se ekipi i tij negociator mbijetoi.

Hamasi thotë se midis të vrarëve ishte edhe djali i negociatorit kryesor të grupit, Khalil al-Hayya.

Ai i liston emrat e tyre si: Humam El-Hajja (Ebu Jahja) – djali i el-Hajjes, Xhihad Labad (Abu Bilal) – drejtor i zyrës së al-Hayya, Abdullah Abdul Vahid (Ebu Khalil), Moamen Hassouna (Abu Omar), Ahmed Al-Mamluk (Abu Malik).

Personi i gjashtë i vrarë, thuhet se ishte një anëtar i forcave të sigurisë së brendshme të Katarit, Kaporali Badr Saad Mohammed Al-Humaidi.

Ushtria izraelite e përshkroi sulmin e saj ndaj një kompleksi banimi në qendër të Dohas, Katar, si një sulm “të saktë”.

Raketat goditën Dohan ndërsa Izraeli shënjestroi udhëheqësit e Hamasit mes përpjekjeve për armëpushim dhe Katari e quajti këtë një shkelje të sovranitetit./S.K/KP/Al Jazeera/

Continue Reading

Bota

Stojkoviq: Spiunët e kërkuar nga SHBA nuk u arratisën, por u larguan nga Serbia me plan të Vuçiqit

Published

on

Avokati serb, Cedomir Stojkoviq ka reaguar pas raportimit se dy spiunë kanë ikur nga arresti shtëpiak në Serbi, për çka ka thënë se ata janë larguar sipas planit të presidentëve Aleksandër Vuçiq dhe Xi Jinping.

Kinezi Cuj Guanghaj dhe britaniku Xhon Miler, ekstradimin e të cilëve e kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën akuzat për spiunazh dhe kontrabandë të teknologjisë ushtarake, kanë ikur nga arresti shtëpiak në Beograd pasi hoqën byzylykët elektronikë.

“Spiunët kinezë që u arrestuan në Serbi me kërkesë të SHBA-së u nxorën nga vendi nga agjentët e Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA), sipas një marrëveshjeje të mëparshme mes Aleksandar Vuçiq dhe Xi Jinping”, ka shkruar Stojkoviq në X.

Sipas tij, shërbimet e sigurisë së Serbisë kanë organizuar largimin e tyre nga Serbia.

“Para kësaj, Cuj Guanghaj dhe John Miller, edhe pse të arrestuar me urdhër arresti ndërkombëtar dhe me kërkesë për ekstradim, në vend që të mbaheshin në paraburgim u vendosën në arrest shtëpiak, një precedent deri atëherë krejtësisht i panjohur në sistemin gjyqësor. Sepse, sigurisht, spiunët për të cilët një shtet tjetër kërkon ekstradimin do të arratisen nga arresti shtëpiak”, ka shkruar tutje ai.

Stojkoviq ka shtuar se një gjë e tillë edhe pritej.

“Nuk ka asnjë dilemë që të dy kanë fluturuar me avion nga aeroporti i Beogradit direkt për në Kinë ose përmes Rusisë. BIA i kaloi jashtë kontrollit kufitar dhe i futi në avion. Dikun rreth 99% është pikërisht kështu si ka ndodhur. Ai 1% i mbetur lidhet po me BIA-n, por duke kaluar përmes kufirit të zakonshëm”, ka përfunduar ai.

Cuj dhe Miler u arrestuan më 24 prill 2025 në hotelin “Hajat” mbi bazën e urdhër-arrestit ndërkombëtar të SHBA-së.

“Për personat në fjalë është urdhëruar lëshimi i fletarrestimit, të cilin do ta zbatojë Drejtoria e Policisë së Beogradit, Departamenti për Kërkime”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë në Serbi./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara