Lajmet

Migrimi në rritje për shkaqe politike e ekonomike, ekspertët kërkojnë hartimin e politikave

Në këtë takim u trajtuan perspektivat nga të cilat të shihet migrimi si fenomen tashmë i mirëqenë në shoqërinë kosovare.

Published

on

Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe UNFPA kanë mbajtur debatin “Kuvendim: Migrimi – Për ndërmarrësit sukses, për shtetin progres”. Në këtë takim u trajtuan perspektivat nga të cilat të shihet migrimi si fenomen tashmë i mirëqenë në shoqërinë kosovare.

Udhëheqësja e zyrës së UNFPA në Kosovë, Visare Mujko-Nimani, tha se është shumë e rëndësishme që të vlerësohet gjendja e migrimit, të hartohen politika që duhet impelmentuar për të adresuar këtë fenomen. Ajo ndër të tjera përmendi se ndarja e punëve ndërmjet bashkëshortëve do ta rriste mundësinë për punësim edhe të partnerit tjetër, respektivisht gruas.

“Duhet shikuar migrimi edhe nga perspektiva se çfarë duhet bërë, cilat politika duhen implementuar për të adresuar këtë fenomen”, deklaroi ajo.

U.d. kryeshefit të ASK-së, Ilir Berisha, tha se ikja e të rinjve po vazhdon për shkak të perceptimit se në Kosova nuk ka zhvillim, që siç thotë ai nuk qëndron. Ai ka prezantuar edhe statistika të migrimit në nivel botëror ku tha se shkaqet janë të ndryshme duke filluar nga ato politike, ekonomike etj.

“Në vitin 2000 rreth 100 milionë raste të migrimit në nivel botëror janë të shënuara, ato ishin për shkak të politikës, diktaturës e persekutimit, sot është ndërtuar një frymë se në Kosovë nuk ka asgjë, nuk ka zhvillim”, e kjo e fundit sipas tij, nuk është aspak e vërtetë.

Avni Kastrati nga kjo Agjenci tha se duhen përmendur edhe aspektet pozitive të migracionit. Ai i përmendi investimet e huaja, duke shtuar se po mos të ishte prezent ky fenomen mundësia për të qenë prezentë në Kosovë do të ishte e vogël.

Kastrati shtoi se njerëzit migrojnë për arsye të ndryshme, një pjesë si pasojë e shkaqeve politike, një pjesë për shkaqeve shëndetësore e për infrastrukturë më të mirë etj.

“Dy faktorë përcaktues të cilët shpijnë drejt migrimit, njëri është shtytës, pra si pasojë e politikës e domosdoshmërisë e tjetri është faktori tërheqës, ku rol kyç luajnë tërheqja, joshja ndaj karakteristikave e profileve që i kanë shtetet e perëndimit”, deklaroi ai.

Besim Gollopeni, sociolog dhe demograf u shpreh se kjo çështje duhet që të diskutohet edhe nga plasa politike, ngase sipas tij, “ne si shtet po rrisnim një foshnje dhe po e përgatisnim për t’ia falur një shtet tjetër me zero kosto”.

“Diskutime të kësaj i kanë munguar shoqërisë tonë dhe se klasa politik-bërëse duhet t’i kushtojnë rëndësi këtyre diskutimeve, sepse ne si shtet po rrisnim një foshnje dhe po e përgatisnim për ‘t’ia falur një shtet tjetër me zero kosto’”, deklaroi ai.

Antropologu Ilir Tahiri theksoi se migrimi lidhet drejtpërsëdrejti me mirëqenien dhe me plakjen e popullsisë, përfshirë këtu edhe uljen e shkallës së fertilitetit.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara