Lajmet

Miftaraj: Në vend të akuzave për rastin Dehari, VV-ja të kërkojë përgjegjësi nga institucionet që vetë i udhëheq

Published

on

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, i konsideron të papranueshme dhe primitive akuzat e partisë në pushtet në drejtim të institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë për moszbardhjen e vdekjes së ish-aktivistit të VV-së, Astrit Dehari, ndonëse e pranon se institucioni më i lartë ndjekës, ka dështuar ta trajtojë si duhet këtë rast.

Për akuzat që Lëvizja Vetëvendosje i bëri në drejtim të AKI-së, Prokurorisë Speciale e Policisë së Kosovës, Miftaraj ka thënë se fillimisht kjo parti duhet të jap përgjegjësi për disa raste që kanë ndodhur në institucionet që udhëhiqen nga VV-ja. Shembull merr zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit e djegien në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Është e pa pranueshme dhe qasje shumë primitive të shohim përfaqësues të një partie në pushtet që shfrytëzojnë hapësirat e Prokurorisë Speciale për të akuzuar të njëjtit dhe për të ngritur një sërë akuzash ndaj një numri të madh të institucioneve. Është fakt qe Prokuroria Speciale ka dështuar për ta trajtuar rastin Dehari në mënyrë të pavarur profesionale dhe brenda një afati të arsyeshëm kohor, është koha kur kjo prokurori duhet të jap një epilog këtij rasti në mënyrë që të sqaroheshin të gjitha rrethanat se si ka ndodhur ky rast”, ka thënë Miftaraj.

Miftaraj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i ka në duar të gjithë mekanizmat shtetëror, duke përfshirë AKI-në e Policinë e Kosovës. Andaj, ka thënë se nga udhëheqësit e këtyre institucioneve duhet t’u kërkohet përgjegjësi.

“Nuk duhet harruar asnjëherë fakti që sot drejtori i AKI-së udhëhiqet nga një person që është emëruar nga kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani, në vend që të dalin dhe të bëjnë show para publikut, të manipulojnë masat me rastin Dehari, do të duhej që të kërkonin llogari nga vetë drejtori i AKI-së nëse personat të cilët së paku dyshohen të apostrofuar nga partia në pushtet kanë qenë të përfshirë në rastin Dehari. Njëjtë do duhej të ndodhte edhe me Policinë e Kosovës, ku është një drejtor i cili është emëruar nga vetë qeveria Kurti apo edhe me Shërbimin Korrektues që menaxhohet nga Ministria e Drejtësisë. LVV dje kishte shumë pyetje që lidhen me vetveten, me dikaster që udhëhiqen nga vetë ministrat e Vetëvendosjes dhe në vend që të afronin përgjigje, filluan me suazën e kontaminimit të ambientit në shoqërinë tonë duke ngritur akuza ose duke bërë skandale të tilla të cilat më së shumti po e dëmtojnë sistemin e drejtësisë, besimin e qytetarëve si dhe rehabilitimin e qytetarëve të cilët në baza ditore po bombardohen me lajme të tilla”, ka thënë tutje Miftaraj.

Miftaraj ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka dështuar që ta transformojë sistemin prokurorial në vend dhe t’i shkatërrojë siç thotë grupet brenda këtij sistemi.

“Po flasim për një sistem prokurorial që nuk ka vullnet të zgjedh vetë kryeprokurorin e shtetit, obligim kushtetues, obligim në bazë të ligjit dhe kërkesës së partnerëve ndërkombëtarë dhe OJQ. Ne kemi pritur që Qeveria përmes mekanizmave që i ka në dorë, qoftë përmes reformës në drejtësinë të reformojë Sistemin Prokurorial dhe të shkatërrohen këto grupe brenda këtij sistemi që e kanë kap sistemin  në  10 vitet e fundit. Pak ka shpresë që Sistemi Prokurorial do të reflektojë  me menaxhmentin aktual apo me kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale i cili nuk ka vullnet apo dijeni dhe profesionalizëm për të ushtruar kompetencat e tij në bazë të Kushtetutës dhe të Ligjit”, u shpreh Miftaraj./UBTNews/

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara