Lifestyle

Microsoft me njoftim të ri për përdoruesit në Evropë

Published

on

Microsoft ka njoftuar se do të ndalojë së sugjeruari përdoruesve të Windows në Evropë që të kalojnë në shfletuesin Edge, si pjesë e përputhshmërisë me Aktin e Tregjeve Digjitale të Bashkimit Evropian.

Këto ndryshime do të zbatohen për përdoruesit në Zonën Ekonomike Evropiane, që përfshin BE-në, Islandën, Lihtenshtajnin dhe Norvegjinë.

Përdoruesit kanë mundësinë të çinstalojnë Microsoft Edge dhe Microsoft Store, dhe të shmangin njoftimet që i nxisin të vendosin Edge si shfletuesin e parazgjedhur, përveç nëse ata vetë zgjedhin ta hapin atë.

Kur përdoruesit zgjedhin shfletues si Chrome, Firefox ose Brave si të parazgjedhur, do të vendoset automatikisht në shiritin e detyrave (taskbar), përveç nëse përdoruesi vendos ndryshe. Ky shfletues i ri do të lidhet me më shumë lloje skedarësh dhe lidhjesh, duke përfshirë “read”, ftp dhe .svg, përveç https dhe .html.

Microsoft ka bërë të ditur se edhe pas çinstalimit të aplikacionit Store nga Start dhe Settings, aplikacionet e instaluara dhe të shpërndara nga kjo platformë do të vazhdojnë të marrin përditësime, dhe Store mund të riinstalohet në çdo kohë.

Ndryshime të tjera përfshijnë mundësinë për aplikacione të palëve të treta që të shtojnë rezultatet e kërkimit në Windows Search pas instalimit, si dhe opsionin për të ndryshuar ofruesin e kërkimit sipas preferencave të përdoruesit.

Këto përditësime do të fillojnë të shpërndahen në fillim të qershorit dhe pritet të jenë të disponueshme në Windows 10 dhe Windows 11 në korrik.

Lifestyle

Ushqimet e shumëpërpunuara shkaktojnë probleme shëndetësore

Published

on

Në sezonën e verës konsumohen ushqime të ndryshme, mirëpo sipas disa studimeve ushqimet e shumëpërpunuara thuhet po shkaktojnë probleme serioze shëndetësore tek njerëzit në vende të ndryshme.

Drithërat me ngjyra të ndezura, picat e gatshme që mund të ngrohen në mikrovalë dhe qeset e mëdha me patatina dominojnë gjithnjë e më shumë raftet e supermarketeve. Por një studim i ri, i publikuar në Nutrition & Metabolism, nxjerr në pah lidhjen alarmante mes këtyre ushqimeve të përpunuara dhe shenjave të hershme të sëmundjeve kronike.

“Mund të ketë të bëjë me përbërësit shtesë, ambalazhin, madje edhe marketingun”, ka thënë Anthea Christoforou nga Universiteti McMaster, që udhëhoqi këtë studim, raporton  Earth. Ushqimet e shumë përpunuara (të cilat njihen me shkurtesën UPFs) janë produkte industriale të dizajnuara për komoditet, jetëgjatësi dhe shije tërheqëse. Këto përfshijnë “snacks” të paketuar, drithëra të përpunuara me sheqer të shtuar, pije të gazuara, supa dhe makarona të shpejta, si dhe ushqime të ngrira e të gatshme.

Për t’i prodhuar, përpunohen intensivisht përbërësit natyralë dhe hiqen lëndët ushqyese, ndërsa shtohen yndyra, sheqerna, ngjyrues, aromatizues artificialë dhe konservues. Rezultati është një produkt që mezi ngjan me ushqimin origjinal, me shumë kalori e fare pak vlera ushqyese.Këto ushqime janë ndërtuar për t’i bërë njerëzit të varur prej tyre”, thuhet në raportin e studimit./Ekonomia Online

Continue Reading

Lifestyle

Fundjavë e nxehtë, qëndroni të hidratuar

Published

on

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i kthjellë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se temperaturat do të jenë 22 deri në 33 gradë celsius.

Edhe dita e diel do të jetë një mot pothuajse njësoj, me temperatura minimale 24 gradë celsius, ndërsa maksimalja e ditës pritet të arrijë deri në 35 gradë celsius. /UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Sa shpesh duhet t’i lani në të vërtetë peshqirët e kuzhinës?

Published

on

Përveç fshirjes së enëve, njerëzit përdorin peshqirë kuzhine për të fshirë duart dhe sipërfaqet e punës, pastaj i lënë mbi një karrige, radiator ose ndonjë vend të ngjashëm në kuzhinë. Por sa kohë duhet para se të duhen larë përsëri në lavatriçe?

Edhe pse duket e pastër, kuzhina dhe peshqirët që përdorim në të mund të jenë një vend i favorshëm për shumimin e baktereve.

Sipas mikrobiologut Jason Tetro, peshqirët e kuzhinës janë të kontaminuar me të gjitha bakteret, viruset dhe kërpudhat e ndryshme që gjenden në kuzhinë.

Ato rriten në peshqirët e kuzhinës sepse përmbajnë grimca mikroskopike të mbetjeve. Mbetjet ushqimore që përfundojnë në peshqirët e kuzhinës janë ushqim për mikrobet, veçanërisht nëse peshqiri është i lagur për kohë të gjatë. Se çfarë ka saktësisht varet nga mënyra si i përdorni dhe i pastroni ato.

Leckat e enëve grumbullojnë mikroorganizma dhe shkalla e kësaj do të varet nga mënyra se si përdoren (llojet e sipërfaqeve dhe ushqimeve që hasin kundrejt vetëm ujit dhe mënyrës se si thahen ato). Në këtë drejtim, sa shpesh i lani rrobat varet nga mënyra se si i përdorni ato.

“Për përgatitjen, pastrimin dhe larjen e vazhdueshme të ushqimit, do të ishte më mirë t’i ndërroni ato çdo disa ditë. Nëse ato janë aty vetëm për tharjen e duarve dhe ndoshta për larjen e enëve, atëherë mund të zgjasin për rreth shtatë ditë”, tha mikrobiologu Tetro.

Rekomandohet të lani peshqirët e kuzhinës veçmas nga rrobat e tjera, në mënyrë që të përdorni ujë të nxehtë, detergjent dhe zbardhues për të vrarë mikrobet.

Përfundoni tharjen në një temperaturë të lartë për të shkatërruar çdo mikroorganizëm të mbetur.

Continue Reading

Lifestyle

Qëndroni nën hije, sot temperaturat arrijnë deri 36 gradë celsius

Published

on

Mot me diell dhe pjesërisht i kthjellët është parashikuar të jetë sot.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se temperaturat do të jenë 23 deri në 36 gradë celsius.

Edhe fundjavën do ta kemi njësoj, me temperatura minimale 22 gradë celsius, ndërsa maksimalja e ditës pritet të arrijë deri në 34 gradë celsius.

/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara