Histori
Mezzojuso, zemra e vendbanimit arbëresh që ruan arkitekturën origjinale
Published
3 years agoon
By
UBT newsZemra e vendbaninimit arbëresh Mezzojuso, që gjendet në Sicili është sheshi kryesor i këtij vendi.
Në të qëndrojnë kishat e ritit katolik dhe bizantin, ku fshati e ruan ende frymën e kulturës arbëreshe në arkitekturën e vet.
Në sheshin kryesor të fshatit Mezzojuso ka dy objekte kulti: Kisha e San Nicolò di Mira, e ritit bizantin, e themeluar në 1516 nga mërgimtarët shqiptarë dhe Kisha Annunziata e ritit latin e cila gjithashtu u ndërtua nga mërgimtarë shqiptarë, në vitin 1572.
Bashkëjetesa, harmonia dhe afërsia e dy kishave të riteve të ndryshme theksohet në këtë material mbi këtë vendbanim, ku flet dhe për karnevalet e saj të famshme.
“Çdo vit, në periudhën e fundit të së Dielës së Karnavaleve, qyteti shndërrohet në një “peizazh teatror të ngjashëm me një nga pikturat e Bruegel The Elder, me kaq shumë veprime sa nuk do të mbaroni kurrë së zbuluari…”. Atraksioni kryesor është një pantonimë popullore që përfaqëson rivaltetin mes Mastro di Campo (Mjeshtrit të fushës) dhe Mbretit, të cilët të dy duan të fitojnë zemrën e Mbretëreshës.
Qindra personazhe në kostumet e shek. XV të vendosur një atmosferë surreale duke evokuar traditat e lashta rurale siçiliane. Më pas do të hani suxhuk të pjekur në skarë dhe duke pirë verë që ua ofrojnë vetë aktorët gjatë pushimit të tyre…”, vijon shkrimi. /dsh
Nga Enrico Franceschini
Nuk ka pasur gjithmonë luftë mes izraelitëve dhe palestinezëve. Ishte një periudhë në gjysmën e dytë të viteve nëntëdhjetë, kur unë isha korrespondent në Jerusalem, në të cilën procesi i paqes i nisur nga Rabini dhe Arafat jepte shpresë të madhe dhe atmosfera midis dy popujve të thirrur nga historia për të ndarë të njëjtën tokë, ishte paqësore.
Bashkëpunëtorim im palestinez largohej rregullisht nga Ramallahu, kryeqyteti i Territoreve Autonome të qeverisura nga Arafati në Bregun Perëndimor, për të ardhur me makinë me të dashurën e tij dhe notuar në plazhin e Tel Avivit, e më pas ndaleshin për darkë në breg të detit.
Shumë izraelitë shkonin për të bërë pazar në Bregun Perëndimor sepse produktet ishin më të lira. Më shumë se njëqind mijë palestinezë në ditë largoheshin nga Gaza për të punuar në vende të ndryshme izraelite. Dhe pelegrinët e krishterë, pasi vizitonin Varrin e Shenjtë brenda mureve të Qytetit të Vjetër, merrnin një autobus ose taksi për të parë Kishën e Lindjes së Krishtit në Betlehem.
Turizmi po lulëzonte, e ardhmja dukej premtuese, krijimi i një shteti palestinez të gatshëm për të jetuar në paqe dhe siguri reciproke përkrah Izraelit dukej i afërt.
Nuk ka rëndësi se kush ishte më përgjegjës për dështimin e këtij projekti dhe kthimin (për fat të keq, mjaft shpejt: ndërsa jetoja ende në Jerusalem) tek terrorizmi dhe lufta.
Por kujtimet e mia tregojnë se një zgjidhje e konfliktit është e mundur, pavarësisht se ekstremistët e shtyjnë atë. Megjithatë, si një udhëheqës izraelit ashtu edhe një udhëheqës palestinez duhet të dëshirojnë të arrijnë në zgjidhje. Duhen dy për të kërcyer tangon, siç thotë një shaka e vjetër, dhe gjithashtu për të bërë paqe mes armiqve./bota.al
Histori
George Washington u këshillua ta shpallte veten sundimtar të SHBA-së, por refuzoi
Published
12 months agoon
December 4, 2023By
UBT newsOficerët ishin të emocionuar ngaqë gjenerali Washington nuk ishte vetëm komandanti, por edhe heroi i tyre.
Historianët thonë se disa nga oficerët e këshilluan që ta shpallte veten sundimtar të Shteteve të Bashkuara. Ata e siguruan se do të kishte edhe mbështetjen e ushtarëve.
Washington hodhi poshtë idenë si të gabuar, duke thënë se nuk dëshironte asgjë tjetër veçse të kthehej në plantacionet e tij në Mount Vernon në Virgjinia.
Megjithatë, katër vjet më vonë ai doli përsëri në skenë, jo si sundimtar fuqiplotë, por si presidenti i parë i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Histori
Sot ditëlindja e Enver Hoxhës, çfarë dihet për fëmijërinë e tij
Ai ishte djalë i një familjeje modeste gjirokastrite.
Published
1 year agoon
October 16, 2023By
UBT newsEnver Hoxha ishte djalë i një familjeje modeste gjirokastrite. Ai besohet se ka lindur më 16 tetor 1908 në lagjen Palorto, në familjen e Halil dhe Gjyle Hoxhës. Pavarësisht se 16 tetori ishte festa e ditëlindjes së tij, kërkimet dokumentare për të janë të rrëmujshme.
Në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë, për Enver Hoxhën, janë shënuar 5 ditëlindje të ndryshme. Regjistri i bashkisë Gjirokastrës, nr. 6, fleta 75 shënimet për lagjen “Teqe-Meçite-Hazmurat”, shënon se Enver Hoxha, ka lindur më 12 maj 1908.
Shënimi sqaron se prindërit e tij janë Halil (babai) dhe Gjylo (nëna)”. Në Liceun e Korçës, Hoxhës i janë shënuar dy ditëlindje: 17 qershor dhe 3 tetor (vitet 1929 e 1930).
Në Francë, figuron me ditëlindje 3 tetor ndërsa gazeta “Bashkimi” 1946 vendoste si ditëlindje 3 shtatorin. 16 Tetori, ditëlindja që ai festonte vetë u bë publike në gazetën Bashkimi më 16 tetor 1947. Por këto të dhëna s’kanë luajtur ndonjë rol në biografinë e tij. Janë me gjasë produkt i kaosit që shoqëronte Shqipërinë në atë kohë.
Ai kishte një vëlla më të madh të quajtur Beqir, i cili vdiq në moshë të re nga tuberkulozi, dhe tre motra Fahrien, Haxhon dhe Sanijen.
Enver Hoxha e kaloi fëmijërinë dhe adoleshencën e tij në dy qytete të Shqipërisë, në Gjirokastër dhe në Korçë.
Gjirokastra luajti rol pothuajse modest në formimin e tij, ndërsa Korça është qyteti ku ai u formua vërtet. Transferimi i Hoxhës në Korçë ndodhi në mbarim të vitit të dytë liceal.
Në tetor 1930, Enver Hoxhës iu dha një bursë nga qeveria e Zogut për të studiuar biologji në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Montpeljesë, Francë.
Në korrik të vitit 1936, Enver Hoxha kthehet përfundimisht në Shqipëri. Për disa ai drejtoi Shqipërinë me nder për 40 vite, kurse për pjesën tjetër, Hoxha sundoi Shqipërinë gjatë kësaj periudhe. Ai ishte kryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura nga viti 1944 deri në vdekjen e tij.
Ai shërbeu si kryeministër i Shqipërisë, 1944-1954 dhe në kohë të ndryshme ka shërbyer si ministër i jashtëm dhe si ministër i mbrojtjes.
Vitet e fundit të jetës ishin rënduar për Hoxhën për shkak të diabetit që i ishte diagnostikuar shumë vite më parë. Fillimi i prillit do të shënojë edhe fundin e jetës së tij. Pasi i janë paralizuar këmbët edhe goja, pëson një ishemi më 9 prill 1985 vdes më 11 prill 1985.
Histori
Historia e rebelimit të madh në burgjet amerikane
Nëntë pengje dhe më shumë se 30 të burgosur u vranë nga plumbat e policisë gjatë sulmit.
Published
1 year agoon
September 13, 2023By
UBT newsMë 13 shtator 1971, afro 1 mijë e 500 policë dhe roje burgu sulmuan burgun shtetëror të Atikës në shtetin New York për të shtypur një nga rebelimet më të mëdha të burgjeve në historinë amerikane.
Nëntë pengje dhe më shumë se 30 të burgosur u vranë nga plumbat e policisë gjatë sulmit. Rebelimi kishte shpërthyer më 9 shtator, kur një grup të burgosurish nuk pranoi të ndahej në grupe më të vegjël për të kryer punët e zakonshme të mëngjesit.
Revolta u përhap, ndërkohë që të burgosurit filluan të thyenin dritaret dhe të digjnin orenditë e burgut. Brenda disa orësh, 1 mijë e 500 të burgosur iu bashkuan revoltës dhe morën peng dhjetëra punonjës të burgut.
Vendimi për dërgimin e policisë u mor katër ditë pas dështimit të bisedimeve të vështira për lirimin e pengjeve.
Të burgosurit u kishin paraqitur zyrtarëve një listë kërkesash, përfshirë përkujdesje më të mirë mjekësore, heqjen e censurës mbi materialet për lexim, lirinë fetare dhe një program për ”rehabilitim real” për t’i përgatitur të burgosurit për jetën jashtë mureve të burgut. Zyrtarët plotësuan disa prej kërkesave.
Mirëpo, zyrtarët kundërshtuan kërkesat e të burgosurve që ata të mos gjykoheshin për vdekjen e rojeve të burgut dhe për pjesëmarrjen në rebelim./KosovaPress/
Fermerët francezë vazhdojnë protestat kundër marrëveshjes së tregtisë së lirë
Itali, mjekët në grevë, shkak buxheti i ulët i parashikuar për vitin 2025
Sekuestrohen artefaktet e vjedhura nga një varrezë etruske në Itali
Tre vjet pas vrasjes në xhirime, mbahet premiera botërore e filmit të Alec Baldwin
Karlo Akutis, “patron shenjti i internetit”, do të bëhet shenjtor në prill të 2025
Afrika e Jugut shpall helmimin nga ushqimi fatkeqësi kombëtare, 22 fëmijë vdiqën
Percival Everett fiton ‘Çmimin Kombëtar të Librit’ për fiksion
“Shkelje ligjore”, punëtoret teknike të Kuvendit zëvendësohen nga kompania pa paralajmërim
Art dhe absurditet: Maurizio Cattelan dhe shitja e bananes për 6.2 milionë
Të kërkuara
-
Bota3 weeks ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota3 weeks ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë2 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman