Lajmet

Meta publikon modelin e ri me AI, Llama 4

Published

on

Meta sapo ka prezantuar ​​versionin më të fundit me Al Llama, të quajtur Llama 4 Scout dhe Llama 4 Maverick e tha se Llama është një sistem multimodal i AI, shkruan Reuters.

Sistemet multimodale janë të afta të përpunojnë dhe të integrojnë lloje të ndryshme të dhënash, duke përfshirë tekstin, videon, imazhet dhe audion, dhe mund të konvertojnë përmbajtje në këto formate.

Meta tha në një deklaratë se Llama 4 Scout dhe Llama 4 Maverick janë “modelet më të avancuara deri më tani” dhe “më të mirat në klasën e tyre për multimodalitetin”. Meta shtoi se Llama 4 Maverick dhe Llama 4 Scout do të jenë softuer me kod të hapur.

Bëhet e ditur se kompanitë e mëdha të teknologjisë kanë investuar në mënyrë agresive në infrastrukturën e Inteligjencës Artificiale pas suksesit të ChatGPT të OpenAI, i cili ndryshoi peizazhin e teknologjisë dhe nxiti investime.

Ndryshe, Meta planifikon të shpenzojë deri në 65 miliardë dollarë këtë vit për të zgjeruar infrastrukturën e saj të Al.

Lajmet

Aksident me fatalitet në Gjakovë, humb jetën një person

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në fshatin Vogovë të Gjakovës ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e një personi.

Sipas njoftimit, një shtetas i Shqipërisë, duke drejtuar automjetin, dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka shkaktuar vetaksident. Si pasojë, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vend, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Në aksident janë lënduar edhe tre pasagjerë, shtetas të Shqipërisë, të cilët po trajtohen në spitalin e Gjakovës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Continue Reading

Lajmet

Nis konklava për zgjedhjen e papës

Published

on

By

Kardinalët e Kishës Katolike që kanë mbërritur tashmë në Romë ku do të takohen sot për të diskutuar zgjedhjen e papës së ri.

Ky është Kongregacioni i pestë i Përgjithshëm që nga vdekja e papa Françeskut, e cila ndodhi të hënën e Pashkëve. Ende nuk është e qartë se sa kardinalë do të marrin pjesë në takim, i njohur edhe si parakonklavë.

Për ditë të tëra ka pasur spekulime të gjalla rreth kandidatëve dhe favoritëve të mundshëm.

Kardinalët janë takuar tashmë në ditët para funeralit dhe varrimit të Françeskut, i cili u krye të shtunën.

Për momentin, nuk është caktuar ende një datë për fillimin e konklavit, i cili do të zhvillohet me dyer të mbyllura në Kapelën Sistine.

Për t’u bërë papë, një kardinal duhet të marrë dy të tretat e votave të konklavës. Një votim mbahet ditën e parë, i ndjekur nga katër fletëvotime në secilën ditë pasuese. Pasi zgjidhet papa i ri, tym i bardhë ngrihet nga një oxhak i instaluar në çatinë e Kapelës Sistine.

Continue Reading

Lajmet

Ndërron jetë Naser Shala, ushtar i hershëm i Brigadës 121

Published

on

By

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë Naser Bislim Shala, i njohur me nofkën “Ftyra”, një nga ushtarët më të hershëm të Brigadës 121 “Ismet Jashari – Kumanova”.

Lajmin për ndarjen nga jeta të tij e ka bërë të ditur familjari i tij, Fatmir Surdhaj, përmes një postimi në rrjetet sociale. Në njoftim thuhet se Shala ishte ndër ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i organizuar së bashku me Mujë Krasniqin dhe Rexhep Selimin, dhe bashkëluftëtar i komandant Ismet Jasharit, Fatmir Limës, Haxhi Shalës, Ajet Kastratit dhe shumë të tjerëve.

Gjatë luftës, Shala kreu detyra të rëndësishme në organizimin ushtarak të njësive të UÇK-së dhe njihej për përkushtimin dhe heroizmin e tij në vijat e para të frontit. Me besnikëri dhe dashuri ndaj shokëve të armëve, ai la pas një kontribut të çmuar në luftën për liri.

“Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës. E ke kryer detyrën ndaj atdheut me përkushtim, sipas edukimit të Nanës Qamile dhe Dajës Bislim, të cilët ranë dëshmorë më 1998”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e ngushëllimit.

Continue Reading

Lajmet

Fryrja e organizmit nga grumbullimi i lëngjeve, si të humbni peshën e tepërt?

Published

on

Trupi i njeriut përbëhet nga 55 deri në 75 përqind ujë. Por akumulimi i tepërt i ujit në trup mund të shkaktojë fryrje, dhimbje dhe shtim në peshë.

Akumulimi i ujit është një nga shkaktarët e shtimit në peshë, megjithatë kontributon për shtimin në peshë me të paktën 2 deri në 5 kilogramë.

Akumulimi i ujit ndodh si pasojë e disa faktorëve.

Disa prej tyre janë konsumi i madh i kripës, mungesa e proteinave, mungesa e aktivitetit fizik dhe ndryshimet hormonale, faktorë më të lartë rreziku janë problemet me zemrën, veshkat dhe marrja e ilaçeve kundër dhimbjeve, kontraceptivëve dhe ilaçeve për zemrën.

Ju listojmë më poshtë disa nga mënyrat më të mira për të humbur peshën e shkaktuar nga akumulimi i lëngjeve në trup.

Si të humbni peshën e krijuar nga akumulimi i lëngjeve?

Aktiviteti Fizik

Mungesa e aktivitetit është një nga faktorët të akumulimit të lëngjeve, nëse kryeni aktivitet, indet e këmbëve dhe kyçeve do të lëshojnë lëngjet e mbledhura.

Kujdes me kripën

Pakësimi i sasisë së kripës është një nga mënyrat më efikase në humbjen e peshës së krijuar nga akumulimi i lëngjeve, sasia ditore e kripës nuk duhet të jetë më shumë se 2,300 miligramë, e barazvlefshme me një lugë çaji. Tregoni kujdes me konsumin e proshutave, djathrave, supave e produkteve të paketuara.

Më shumë proteinë

Proteina luan nrol kryesor në ruajtjen e ekuilibrave të lëngjeve në organizëm, sasia e rekomanduar ditore e proteinës duhet të jetë një gramë për çdo kilogramë të peshës trupore. Burime të mira të proteinës janë produktet e detit, mishi i shpendëve, mishi pa dhjamë i viçit dhe derrit, vezët dhe fasulet.

Më shumë kalium

Një mineral i përfshirë në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve në trup, ai ndihmon në nxjerrjen e ujit dhe krips nga urina dhe djersa. Sasia e rekomanduar ditore e kaliumit është 4,700 miligramë. Ushqime të pasura me kalium janë barishtet, banania, patatet, avokado dhe domatet.

Më shumë magnez

Magnezi rrit prodhimin e urinës dhe uljen e sasisë së ujit të akumuluar në trup, të rriturit kanë nevojë për 310-420 miligramë magnez në ditë. Magnezi gjendet me bollëk tek barishtet si spinaqi, por edhe tek avokado, bajamet dhe fasulet e zeza.

Hidratimi

I rëndësishëm për nxjerrjen e ujit të tepërt nga organizmi, ekspertët rekomandojnë pirjen e një gote me ujë përpara çdo vakti ose ushqimi të konsumuar gjatë ditës. Përveç ujit, ju mund të konsumoni ushqime që kanë rol hidratues siç janë shalqini, selinoja, kastraveci dhe luleshtrydhet.

Continue Reading

Të kërkuara