Lajmet

Meta do të ftohet në Komisionin hetimor për shkarkimin e tij

Published

on

Komisioni Hetimor i Kuvendit të Shqipërisë për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta u mblodh sot dhe miratoi rendi i ditës dhe rregullorja e brendshme e funksionimit.

Kryetrari i Komisionit hetimor për shkarkimin e Ilir Matës, Alket Hyseni tha se javën që vjen do të ketë një seancë dëgjimore me Presidentin e Republikës. Ai tha se data e caktuar është 18, por do të diskutojnë me zyrën e Presidencës për të gjetur një datë të duhur por brenda javës që vjen.

Ai se këtë fundjave do të dorëzohen të gjitha raportet e kërkuara nga institucionet lidhur me objektin e hetimit, ndërsa më 20 maj do të jepen konkluzionet e raportin përfundimtar dhe do i lihen 4 ditë kohë të shkruhet në mënyrë që më 24 maj të bëhet prezantimi përfundimtar i tij në Komisionin hetimor dhe më pas t’i çohet Kuvendit. Komisioni miratoi në mënyrë unanime kalendarin e punimeve.

“Më 14 maj 2021 do të bëhet miratimi i planit përfundimtar të komisionit hetimor dhe më 17 maj administrimi i raporteve të marra nga institucionet e lidhura me objektin e hetimit, deri në fund të javës do na vijën informacionit nga institucionet. Më 18 maj do të kemi seancë dëgjimore me Ilir Metën por do të flasim me zyrën e presidentit për të gjetur një datë të duhur por fleksibiliteti do të jetë i kushtëzuar vetëm brenda javës që vjen pasi afatet janë të përcaktuara. Më 20 maj do të nxjerrim konkluzionet e hetimit, për t’i dhënë kohë shkrimit të raportit përfundimtar në mënyrë që në 24 maj të jemi në prezantimin final të raporti në Komisionin hetimor dhe më pas ta dërgojmë në Kuvend”, tha Hyseni.

Një nga pikat kryesore që të rendit të ditës është caktimi i ekspertëve për marrjen e ekspertizës që kërkon njohuri të posaçme lidhur me objektin e hetimit, që është nëse Meta ka shkelur apo jo Kushtetutën me deklarata e tij para dhe gjatë procesit zgjedhor.

Komisioni hedh në votim, rendi i ditë, si miratimi i rregullores së brendshme të funksionimit dhe veprimtarisë së komisionit hetimor. Miratimi i kalendarit të punimeve të Komisionit Hetimor. Caktimi i ekspertëve për marrjen e ekspertizës që kërkon njohuri të posaçme sipas objektit të hetimit. Çështje të tjera. Përbërja e Komisionit Hetimor. Në fund komisioni miraton rendi i ditës dhe rregullorja e brendshme e komisionit.

Po ashtu, Komisioni diskutoi për zgjedhjen e dy ekspertëve dhe në fund komisionin miraton shtyrjen e zgjedhjes së ekspertëve për seancën tjetër.

Lajmet

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve nis më 24 shkurt

Published

on

By

Gjykata Speciale ka njoftuar se seanca “vepra kundër administrimit të drejtësisë” ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të fillojë më 24 shkurt të vitit tjetër.

Tutje njoftohet se do të bëhet paraqitja e provave, marrja në pyetje e dëshmitarëve dhe procedura të tjera administrative.

Më 22 dhjetor 2025, pas marrjes së parashtrimeve nga palët, Gjykatësi i Vetëm Kristofer Gosnell miratoi udhëzime mbi zhvillimin e gjykimit në çështjen gjyqësore të Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, që është planifikuar të fillojë më 24 shkurt 2026.Udhëzimet përcaktojnë rregulla praktike për aspekte si karakteri publik i procesit, nxjerrja e dokumenteve, paraqitja e provave, marrja në pyetje e dëshmitarëve, si dhe aspekte të tjera procedurale që synojnë garantimin e një gjykimi të drejtë dhe efikas.”, thuhet në njoftim

Continue Reading

Lajmet

Pesë të lënduar nga aksidenti në rrugë Mitrovicë-Leposaviq, përfshihet vetura e policisë

Published

on

By

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture të policisë dhe një veture me targa vendore në rrugën nacionale Mitrovicë-Leposaviq.

Në njoftimin e policisë thuhet se personat e lënduar janë duke marrë trajtim mjekësor.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një automjet civil me targa vendore dhe një automjet zyrtar i Policisë së Kosovës. Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar pesë (5) persona, tre (3) nga automjeti civil dhe dy (2) zyrtarë policorë, të cilët janë duke pranuar trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Lidhur me këtë rast është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Punëtorët e KEK-ut protestojnë, demantojnë deklaratën e Kryeshefit për pagat

Published

on

Punëtorët e Sindikatës së RE të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në protestën e sotme para zyrave të KEK-ut në Prishtinë, kanë lëshuar një deklaratë të Kryeshefit ku dëgjohet të thotë se paga mesatare në KEK është më e larta prej ndërmarrjeve publike.

“KEK vazhdimisht ka pasë një rritje të pagave çdo vit, por këtë vit e kemi më sfiduese mirëpo e dimë që edhe paga mesatare ne KEK është më e larta prej ndërmarrjeve publike”, dëgjohet të thotë kryeshefit.

E për këtë kryetari i Sindikatës së RE të KEK, Nexhat Llumnica ka thënë se ky është një mashtrim duke ironizuar se fjala e Kryeshefit nuk shkelet dhe se paga mesatare për ta duhet të jetë 1 mijë e 100 euro.

“Kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës jo vetëm që nuk është i interesuar të zgjedh kërkesat e punëtorëve të KEK-ut por po na thotë që i keni pagat më të larta në Kosovës. Sigurisht se ai po e mendon shërbyes civil sikurse ndërmarrjet publike e aq më larg KEK që sot vdesin një për qind e stafit. Kreyshefi i KEK na tha që i keni mbi 1 mijë e diçka euro pagë mesatare. Ne sindikata e RE e KEK e dimë që mesatarja e pagës bazë është rreth 750 euro. Kam thënë që kam një surprizë, e ajo supreizë është mos me ia shkel fjalën Kryeshefit, pra nga këtu ne kërkojmë 1 mijë e 100 euro pagë mesatare. Për të mbetur kjo pagë mesatare 1 mijë e 100 euro, duhet të shtoheh edhe 350 euro për secilin punëtorë në bazë të pagës mesatare”, tha ai.

Llumnica ka thënë se nuk do të marrin pjesë në festën e fundvitit, meqë sic tha ai duan të festojnë bashkë dhe jo veçkryesia.

“Punëtorët e KEK-ut janë ata të cilët sfidojnë, rrezikojnë jetë dhe shëndet, janë ata të cilët kanë rrezikshmëri në punë dhe nuk iu paguhet. Janë ata që vdesin ën punë dhe nuk i merr parasysh askush, janë ata që gjithmonë sfidohen edhe për pajisje personale mbrojtëse, pro nuk e ndalin punën dhe prodhimin, dhe mos të kthesh kokën nga ta është keq. nuk na duhen ftesat për festë për fundvit sepse na dojna me festu të gjithë bashkë, dhe jo vetëm kryesia e Sindikatës. Prandaj, nga këtu iu bëjë me dije se ffesat që na kanë dërgu për fundvit për të festu, ne nuk do të festojmë dhe do të solidarizohemi me ju. O festojna bashkë, o asnjë”, tha ai.

Nënkryetari i Sindikatës, Selajdin Gashi, njëherit inxhinier në KEK ka thënë se dikush është ka vjedhë e ka mashtron me KEK, pasi që thotë se prodhimi bëhet njësoj sikurse ëshë bërë gjashtë vite më parë, por i njejtë nuk është dhe çmimi. Ai tregon se gjashtë vjet më parë fatura e rrymës për të ishte 35 euro, e sot 60 euro.

“Kemi dalë me protestu për shkak se menaxhmenti i KEK-ut na ka rrejt që një vit se ka me na rritë pagën. E pamë rrenën që e lëshuam dhe publikisht, marre duhet me iu ardhë. Këta punëtorë këtu janë punëtorë shembullor për shkak se KEk është kompania më profitabile në vend dhe për çdo vit KEK i jep Qevrisë  25 milionë euro për tantiemë, d.m.th. qymyrin që nxjerrim  për qytetarët, ne si Korporatë i japin 25 milioën euro. Kjo është marre për qeverinë, menaxhmentin dhe gjithë. Nëse shpronësohet një autostradë, krejt njerëzit publikë vrapojnë se ky është aset shtetëror. A nuk është aset shtetëror energjia elektrike? A nuk është aset shtetëror rivitalizimi i Bllokut A3 dhe i B1 që janë modernizuar blloku B2, turbinat dhe gjeneratorët. Krejt këtë punë e kanë bërë punëtorët. Marre që nuk rriten pagat. Që gjashtë vitet e fundit, pavarësisht kush ka qenë drejtor i KEK-ut dhe bordit, energjinë elektrike që ne  e prodhojmë ja japim KEDS me 29 euro e 50 cent, d.m.th. 60 për qind të prodhimit ne e falim për qytetarët e Kosovës, ndërsa 40 për qind shitet në 35 euro. Pse? E bëjmë me qëllim mos me ngarku qytetarin. Për gjashtë vitet në KEK paga është rritur veç 120 euro, pavarësisht është dhënë nga një bonus i vogël. Para gjashtë viteve faturën energjisë e kisha pasë 30 euro, fatura jem e fundit është 60 euro. D.m.th. e mu ka shtrenjtu energjia 100 për qind. Që gjashtë vjet energjinë e japim njejtë. Dikush qëtu është tu rrejt e edhe ja vjedhë”, tha ai./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Shpërthim në Moskë, tre të vdekur, mes tyre dy policë

Published

on

Tre persona, përfshirë dy oficerë policie janë vrarë në një shpërthim në Moskë, thanë autoritetet ruse.

Dy oficerë të policisë rrugore panë një individ të dyshimtë pranë një makine policie në rrugën Yeletskaya të qytetit dhe kur iu afruan të dyshuarit për ta ndaluar, një pajisje shpërtheu, tha Komiteti Hetues i Rusisë.

Dy oficerët e policisë vdiqën nga plagët e marra, së bashku me një person tjetër që po qëndronte aty pranë.

Shpërthimi ndodhi pranë vendit ku një gjeneral i lartë rus u vra në një shpërthim me makinë-bombë në kryeqytet të hënën.

Gjeneral-lejtnant Fanil Sarvarov vdiq pasi një pajisje shpërthyese e cila ishte vendosur nën një makinë krisi.

Zëdhënësja e Komitetit Hetues Svetlana Petrenko tha në një deklaratë në Telegram se një çështje penale po hetohej në Moskë lidhur me një përpjekje për vrasjen e oficerëve të policisë rrugore.

Mediat ruse identifikuan oficerët si Ilya Klimanov, 24 vjeç dhe Maxim Gorbunov, 25 vjeç./S.K/EO/

 

Continue Reading

Të kërkuara