Lajmet

Mësuesja shqiptare në Turqi tregon për gjendjen kaotike pas tërmetit

Ajo thotë se gjendja është e rëndë, por po punohet në çdo drejtim për të gjetur njerëzit e bllokuar.

Published

on

Turqia është në zi kombëtare pas goditjes nga tërmeti i fuqishëm si pasojë e së cilit humben jetën mijëra persona, ndërsa ende po vazhdojnë kërkimet për të gjetur njerëz nën rrënojat e ndërtesave të shembura. Shkollat janë të mbyllura, institucionet, organizatat, si dhe njerëz vullnetarë janë mobilizuar për të ndihmuar të mbijetuarit në zonat e goditura.

Teuta Tabaku, mësuese e gjuhës shqipe në Turqi tash e 30 vjet, thotë se ky është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur Turqinë në 55 vjetët e fundit.

Në një lidhje për KosovaPress nga Bursa, ajo thotë se gjendja është e rëndë, por po punohet në çdo drejtim për të gjetur njerëzit e bllokuar, si dhe për të ndihmuar të lënduarit.

“Ne si shkollë nga studentët tanë kemi tre persona që kanë shkuar vullnetarisht për të ndihmuar pas dëmeve që ka shkaktuar ky tërmeti i fuqishëm që kapi Turqinë dhe Sirinë, por Turqia në këto dhjetë qytete me të vërtetë është në gjendje shumë të rëndë. Edhe ne që nuk jetojmë në ato qytete jemi shumë të prekur nga ana psikologjike, morale, mundohemi që të organizohemi sa më mirë me mini-bashkitë që kemi në qytetet tona për të ndihmuar sa më shumë dhe sa më shpejtë që ndihmat të shkojnë në kohë dhe të bëjnë punë për njerëzit që janë të dëmtuar, sepse kushtet atmosferike, sidomos natën temperaturat arrin diku deri -10 gradë”, thotë Tabaku.

Mësuese Teuta tregon se zonat e prekura nga tërmeti nuk janë të banuara me shumë shqiptarë.

“Në ato zona nuk ka shumë shqiptarë, mund të them që ka pasur më parë, sidomos shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut por me kalimin e kohës kanë ardhur në këto vendet më perëndimore, Stambolli, Bursa, Izmir. Unë kam pasur fatin që në kohën e pandemisë kam dhënë mësim shumë online, mësimin e gjuhës shqipe, kam pasur nxënës nga Mallatia, familja e atij studenti është shumë mirë, ka shpëtuar nga rrënojat dhe aktualisht ndodhen në Ankara”, thotë ajo.

Teuta Tabaku e cila e ka përjetuar edhe tërmetin e vitit 1999 në Turqi, thotë se ky i fundit është aq më i rëndë sa nuk mund të krahasohet me atë të dy dekadave më parë. Ajo thotë se pas mbylljes së shkollave kanë vendosur që të komunikojnë me nxënësit qoftë edhe për një ose dy orë në ditë, në mënyrë që të lehtësojnë anën e tyre psikologjike.

“Sistemi arsimor funksionon , shumë pak, sepse me të vërtetë është një gjendje kaotike, unë për shembull që jap mësimin në gjuhën shqipe duke biseduar me disa prindër e kishin të nevojshme që fëmijëve tu jepja gjysmë ore ose 20 minuta ose 10 minuta në ditë, të paktën të largoheshin pak nga kompjuterët, televizionet, fotografitë apo gjendjen që e japin kanalet televizive. Po funksionojmë nga pak çdo ditë duke i marrë një nga një, sepse ka familje që janë shkatërruar komplet, ka familje që kanë vdekur nga 4 apo 5 veta, dhe kjo është një gjendje shumë e rëndë. Mundohemi që fëmijëve jo t’u japim mësim, por duke i argëtuar nga pak ,duke futur pak metodën e mësimdhënien, këto grupet e vogla se këto janë më të ndjeshme. (Po komunikojmë) online, por vetëm nga pak, sepse edhe interneti është shumë i kufizuar, ne nuk duhet ta harxhojmë internetin kot sepse fuqitë e internetit duhet të harxhohen vetëm për zonat që janë në gjendje kaotike të rënies së tërmetit”, thotë ajo.

Hapja e shkollave thotë se pritet të bëhet nga data 13 apo 15 e këtij muaji, megjithatë për këtë mbesin ende në pritje të konfirmimit të institucioneve përkatëse.

“Për hapjen e shkollave mendohet, sipas drejtorive arsimore te qytetit, dhe ministrisë së arsimit, nga data 13 deri 15, deri tani nuk kanë thënë diçka tjetër. Po presim, jemi gjithmonë në pritje të rregullave apo të masave të reja që do të marrin drejtoritë përcaktore”, thotë ajo.

Mëngjesin e së hënës qytetarët në Turqi dhe ata në Siri, u zgjuan nga dridhjet e një tërmeti prej 7.8 ballësh. Si pasojë e këtij tërmeti deri tani kanë humbur jetën më shumë se 21 mijë persona në Turqi dhe Siri.

Vendi

Studentja e UBT-së shpallet fituese e vendit të dytë në Konkursin Ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ 2026”

Published

on

By

Studentja e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Erika Hoti, është shpallur fituese e vendit të dytë në edicionin e sivjetshëm të Konkursit Ndërkombëtar Studentor “Riciklo – Kreativ 2026”.

Ky konkurs rajonal, që bëri bashkë studentë të arkitekturës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vlerësoi projektet më të mira që ndërthurin kreativitetin, qëndrueshmërinë mjedisore dhe vizionin arkitektonik.

Suksesi i studentes së UBT-së u arrit pas vlerësimit të kujdesshëm nga një juri profesionale ndërkombëtare, nën mbështetjen e Fondacionit Mane, TEG dhe programit B4Students, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e lartë të studentëve të këtij institucioni në skenën mbarëshqiptare dhe rajonale.

Continue Reading

lajme

United Hospital avancon kujdesin për shëndetin e fëmijëve me shërbime të specializuara të kirurgjisë dhe urologjisë pediatrike

Published

on

By

Shëndeti i fëmijëve kërkon përkushtim të veçantë, vlerësim të kujdesshëm mjekësor dhe trajtim të përshtatur për çdo moshë. United Hospital ofron shërbime të specializuara në kirurgjinë dhe urologjinë pediatrike, duke u fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve shëndetësore që mund të ndikojnë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së fëmijëve.

Një nga fushat e trajtimit përfshin vlerësimin e problemeve të rënda të zorrëve dhe konstipacionit kronik, veçanërisht kur simptomat vazhdojnë pavarësisht trajtimit të zakonshëm. Në rastet e përzgjedhura, procedurat diagnostikuese dhe ndërhyrjet e specializuara mund të ndihmojnë në identifikimin e shkakut të problemit dhe përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm. Kur dyshohet për sëmundje të lindura të zorrës, analizat histopatologjike mund të jenë të nevojshme për konfirmimin e diagnozës, ndërsa trajtimi përcaktohet nga ekipi mjekësor në bazë të gjendjes individuale të fëmijës.

Për ta bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për prindërit, United Hospital ofron vizita specialistike në kirurgji dhe urologji pediatrike edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 16:00, me një ekip profesionistësh të përkushtuar ndaj shëndetit të pacientëve të vegjël.

Prindërit që vërejnë te fëmijët e tyre konstipacion të vazhdueshëm, dhimbje të përsëritura të barkut, fryrje apo shqetësime të tjera duhet të kërkojnë vlerësim mjekësor, në mënyrë që shkaku të identifikohet dhe trajtimi të planifikohet në kohë.

United Hospital – kujdes profesional, vëmendje e veçantë dhe përkushtim për shëndetin e fëmijëve.

📅 Terminet: Çdo të shtunë, 10:00–16:00

📞 Kontakti: 038 60 70 70 / 046 60 70 70

📍 Lokacioni: M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë

Për informata mbi përshtatshmërinë e procedurave për fëmijën tuaj, konsultohuni me specialistët e kirurgjisë pediatrike./rajonipress/

 

Continue Reading

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Të kërkuara