Sport

Messi tregon nëse ka probleme me Mbappen

“E vërteta është se me Kylian nuk ka asnjë problem, përkundrazi”, tha ai.

Published

on

Lionel Messi ka këmbëngulur se ai ka një marrëdhënie shumë të mirë me bashkëlojtarin e PSG-së, Kylian Mbappe dhe zbuloi se ata kanë diskutuar së bashku për finalen e Kupës së Botës.

Në një intervistë tjetër të zhvilluar me shtatë herë fituesin e Topit të Artë, Messi u pyet për marrëdhënien e tij me shokun e skuadrës së Paris Saint-Germain, Mbappe, ku të dy duhet të janë në qendër të vëmendjes në kryeqytetin francez, ndërkohë që luftojnë për të qenë më i miri në botë. Messi tha se nuk ka pasur kurrë probleme me Mbappen.

Gazeta argjentinase “Ole” e pyeti Messin nëse ka diskutuar për finalen e Katarit me Mbappe, për të cilën ai u përgjigj:

“Po, ne folëm për lojën, festimet se si e kishin përjetuar njerëzit në Argjentinë në ato ditë që kisha qenë unë. Pushimet dhe festat që kishim. Dhe asgjë, asgjë më shumë, por mirë, shumë mirë. E vërteta është se me Kylian nuk ka asnjë problem, përkundrazi”.

Ky është një lajm shumë i mirë për skuadrën franceze pasi i pret një përballje e madhe në fazën 1/16 të Ligës së Kampionëve me Bayern Munihun ne mesin e muajit shkurt.

Messi gjithashtu është në bisedime me drejtuesit e PSG-së për rinovimin e kontratës së tij.

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara