Lajmet

​Messi shkëlqen me hat-trick në fitoren e thellë të Argjentinës

Published

on

Fitorja e 61-të në ndeshjen e 81-të të Lionel Scalonit e ktheu fushatën e Argjentinës për kualifikimet e Kupës së Botës 2026 në rrugën e duhur pasi het-triku i Lionel Messit i ndihmoi ata të ecnin drejt një fitoreje 6-0 kundër Bolivisë.

Nuk ishte fillimi më i lehtë për nikoqirët, me skuadrën mysafire që dëshmoi një mbrojtëse të fortë në çerek orën e parë, por më pas ata u dorëzuan para një sulmi të frikshëm të Argjentinës.

Leo Messi shënoi tre gola, derisa më nga një kontirbuan edhe Lautaro Martinez, Almeda dhe Julian Alvbarez.

Ata do të jenë në aksion muajin e ardhshëm kur të udhëtojnë në Paraguaj. Bolivia, ndërkohë, mbetet në pozitën e play-off-it dhe do të luajë jashtë vendit me Ekuadorin në ndeshjen e parë të pushimit ndërkombëtar të fundit të vitit kalendarik.

Lajmet

Dyshohet se ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Një person është arrestuar pasi dyshohet se i njëjti ka shkaktuar dhunë psikike ndaj babait të tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë arrestimit i dyshuari ka sulmuar edhe zyrtarët policorë, teksa një nga zyrtarët ka pësuar edhe lëndime, transmeton KosovaPress.

I dyshuari ka demoluar edhe orenditë e zyrës në stacionin policor, teksa është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj babait të tij. Gjatë arrestimit i dyshuari ka sulmuar edhe zyrtarët policorë, ku një zyrtar ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari edhe në stacion policore ka demoluar dhe dëmtuar orenditë e zyrës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./KP

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në Zveçan

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Fsh. Korilë, Zveçan 17-20.10.2025 – NN. Viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

14 vjet nga Maratona e parë ndërkombëtare në Shqipëri

Published

on

Në Shqipëri më 21 tetor të vitit 2011 u zhvillua për herë të parë një Maratonë Ndërkombëtare.

Rreth 3000 vrapues, mes të cilëve 800 maratonistë të ardhur nga 13 vende të botës iu bashkuan Maratonës Ndërkombëtare në Tiranë me pikë-nisje sheshin “Skënderbej”.

Pas vrapimit 42 km, keniani Elisha Kiprotich dhe moldavja Svetlana Shepeleva hyjnë në histori si fituesit e kësaj Maratone të parë ndërkombëtare e organizuar në Shqipëri./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Protesta në Tiranë, Spiropali: Reagimet s’duhet të ndërhyjnë në raportet Shqipëri-Kosovë

Published

on

Protesta e mbajtur në Tiranë në mbështetje të liderëve të UÇK të cilët janë në proces gjyqësor në Hagë, u shoqërua ende pa nisur me një deklaratë nga Lëvizja Vetëvendosje, ku thuhej ndër të tjera se ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ai që mbështeti krijimin e Gjykatës Speciale.

Në lidhje me këto deklarata politike, ministrja e jashtme e Shqipërisë Elisa Spiropali, e cila u shpreh se ishin të panevojshme, të papritura dhe jo të mirëpritura.

“I panevojshëm, reagimet politike nuk duhet të ndërhyjnë në raportet Shqipëri-Kosovë. Ajo deklaratë e parë politike ishte e papritur dhe jo e mirëpritur, qytetarët në shesh nuk ishin për Ramën, por për atë që po ndodh në Hagë. Sovraniteti i Kosovës po cënohet edhe për shkak të kësaj gjykate, duhet të jetë proces që bën drejtësi”, tha ajo.

Ajo u shpreh se kreu i qeverisë shqiptare ka mbajtur qëndrime të forta dhe ka ngritur zërin në çdo Samit, kur çështja ka qenë për Kosovën, apo për akuzat për krime lufte.

“Mund të merrni deklaratat e kryeministrit në Këshillin e Europës dhe kudo tjetër ku Shqipëria e ka ngritur çështjen e Kosovës dhe me tone të larta. Deklarata, qëndrimet, kosto që ka mbajtur kryeministri për këtë çështje, janë aty për t’u parë. Ai nuk do të ishte në atë protestë, pikërisht për të mos e politizuar”, u shpreh ministrja Spiropali.

Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë u mbajt të premten në Tiranë, ku morën pjesë mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara