Sport

Messi: Jam shumë i lumtur që jam me ekipin kombëtar

Publikuar

Lionel Messi, kapiteni i Argjentinës dhe Barcelonës nuk e ka fshehur gëzimin pasi ka veshur përsëri fanellën e “Albicelesteve” për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës dhe më pas për Copa American.

Ai tha se jam i lumtur që jam këtu me bashkëlojtarët.

“Jam i lumtur që jam këtu me djemtë, është e çuditshme, situate ndryshe, me të cilën duhet të jetojmë. Ne nuk mund të kemi bashkëjetesë normale, pak nga pak po bashkohemi, po punojmë dhe po përgatisim ndeshjet e eliminimit”, tha Messi në një intervistë të botuar nga faqja zyrtare e Shoqatës së Futbollit Argjentinas (AFA).

“Është gjithmonë e veçantë me Kombëtaren, ne duam të fitojmë, është qëllimi. Djemtë dhe ata më të vjetrit kanë shumë dëshirë. Unë mendoj se ekziston një grup shumë i bashkuar, me një bazë shumë të madhe që ka punuar që kur Scaloni filloi. Ne jemi duke bërë një grup shumë të mirë dhe kjo është gjëja e rëndësishme, do të jetë një grup shumë i fortë për sfidat që do të vijnë “, përfundoi Messi.

Messi do të tentojë të stoliset me trofeun e Copa Americas, turne që fillon më 13 qershor dhe përfundon më 10 korrik.

Sport

Futbollisti i Benfica-s kërcënohet me vdekje nga trafikantët e drogës

Publikuar

nga

Familja e Angel Di Marias, ka marrë kërcënime me vdekje pasi që argjentinasi e pranoi se do të dëshironte ta përfundonte karrierën e tij te Rosario Central, klubi që ai bëri debutimin e tij në vitin 2005.

Di Maria, momentalisht luan për Benfican, mori kërcënimet në shtëpinë e familjes së tij në Rosario. Mesazhi kërcënues thoshte që ta paralajmërojnë Di Marian se nëse rikthehet në Rosario, një pjesëtar i familjes së tij do të vdes nga trafikantët e drogës.

Mediat lokale raportuan se disa persona në një veturë lanë një shenjë pranë Funes Hills Miraflores, vendi ku zakonisht Di Maria qëndron, duke thënë se as kryetari Maximiliano Pullaro nuk mund të garantojë për sigurinë e tij nëse ai rikthehet në qytet.

Thuaji djalit tënd Angel që mos të rikthehet te Rosario sepse ndryshe ne do t’ia vrasim një familjar. As Pullaro nuk mund të të shpëtojë. Ne nuk hedhim letra. Ne hedhim njerëz të vdekur”, ishte mesazhi i lënë për babanë e Di Marias sipas “Infobae”.

Qyteti i Rosarios kohët e fundit ka përjetuar një rritje të dhunës, për të cilën janë përgjegjës grupet e c si “narko-terroristë”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

FFK publikon skuadrat e licencuara për garat evropiane

Publikuar

nga

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka publikuar shtatë skuadrat që ka licencuar për garat evropiane të UEFA-s.

Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e klubeve për garat e UEFA-s ka licencuar shtatë nga tetë klubet që e kanë nisur procesin e licencimit.

Klubet e licencuara janë: Ballkani, Drita, Llapi, Malisheva, Prishtina, Gjilani dhe klubi i futbollit i femrave Mitrovica.

Ndërkaq skuadra e vetme e cila nuk është licencuar për garat e UEFA-s për edicionin 2024/25 është KF Dukagjini./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Skuadra nga Premier League interesohet për shërbimet e Thiago Motta-s

Publikuar

nga

Chelsea po kërkon një zëvendësues për Mauricio Pochettinon, teksa së fundmi ka shfaqur interes serioz për trajnerin e Bolongas, Thiago Motta.

Londinezët nuk kanë bërë një sezon të mirë nën drejtimin e trajnerit argjentinas, ku renditen në vendin e nëntë në tabelë me vetëm pak javë të mbetura në sezonin e Premier Ligës.

Në anën tjetër, Motta me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave evropiane, siç janë Milan apo Juventus.

“Tuttosport” raporton se si Chelsea ka mbetur tepër i zhgënjyer nga puna dhe rezultatet e Pochettinos këtë sezon, duke kërkuar zëvendësues të mundshëm gjatë verës, duke identifikuar Thiago Mottan e Bolongas si një opsion serioz.

Juventusi ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për teknikun italo-brazilian, ndërsa ata shqyrtojnë mundësitë se çfarë të bëjnë me Massimiliano Allegri, i cili nuk është i gatshëm të japë dorëheqjen.

Interesi i Milanit për Thiago Motta është rritur gjithashtu pas vendimit të tyre për t’u larguar nga Julen Lopetegui, lidhjet e të cilit shkaktuan protesta nga tifozët./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Barcelona nis punën për sezonin tjetër, katalunasit pranë mesfushorit holandez

Publikuar

nga

Barcelona së fundmi ka shprehur interesim për ta afruar në skuadër mesfushorin e talentuar, Xavi Simons. 21-vjeçari holandez aktualisht është i huazuar te RB Leipzig nga Paris Saint-Germain, ku edhe po kalon një sezon mjaft të mirë, me nëntë gola të shënuara dhe 13 asistime në të gjitha garat.

Sipas mediave spanjolle, bëhet e ditur se klubi katalunas ka nisur negociatat me PSG-në për të arritur një marrëveshje e cila do e shihte Simons me fanellën “blaugrana” sezonin e ardhshëm.

Çmimi i futbollistit në tregun e transferimeve arrin shifrën e 80 milionë eurove dhe kjo do të shkaktonte jo pak problem për klubin spanjoll, andaj ata po shqyrtojnë një mundësi huazimi njëvjeçar për të./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara