Sport

Messi: Dua të rikthehem te Barcelona

Barcelona shënoi fitore në ndeshjen e parë nën urdhrat e Xavit.

Published

on

Ylli argjentinas Lionel Messi e ka përkrahur trajnerin e ri të Barcelonës, Xavin, që do të ketë suksese dhe do ta dërgojë klubin drejt niveleve më të larta të futbollit.

Barcelona shënoi fitore në ndeshjen e parë nën urdhrat e Xavit, duke e mposhtur skuadrën e Espanyolit me rezultat minimal 1:0, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, me ardhjen e Xavit në krye të gjigandit katalunas, mbrojtësi i këtij të fundit Jordi Alba ka lavdëruar Xavin, duke e pranuar se që nga ardhja e tij ai ndihet më i motivuar.

Njëjtë sikurse Alba mendon edhe legjenda e Barcelonës dhe ish-lojtari i tyre, Lionel Messi, i cili ka thënë që Xavi është personi i duhur që do ta rikthejë Barcelonën e lavdishme pas një periudhe krize në klub.

“Xavi është një trajner i cili di shumë gjëra, i cili e di shtëpinë më së miri, dhe i di të gjitha gjërat mirë që prej kohës kur ishte fëmijë. Ai është një person shumë i rëndësishëm për të rinjtë, dhe është nga ata personat që do ta ndihmojë Barcelonën drejt suksesit, nuk kam dyshim”, tha ylli i Paris Saint-Germain Messi.

Pas kësaj deklarate, Messi bëri të ditur që njëjtë sikurse Xavi, ai do të dëshironte që në të ardhmen të rikthehet dhe të ketë një rol te “Blaugranët”.

“Gjithmonë e kam thënë që unë do të rikthehem te Barcelona sepse dua t’i ndihmojë klubit me atë se çfarë mund të bëjë, dhe sigurisht që nëse vjen mundësia që të ndihmojë në aspektin që po e mendoj, do të dëshiroja më shumë se çdo gjë që të rikthehem”, tha Messi.

Lajmet

FFK i ankohet UEFA-s, pasi Federata Spanjolle iu referua Kosovës si “territor”

Published

on

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka paraqitur notë proteste ndaj UEFA-s dhe Federatës Spanjolle të Futbollit.

Kjo pasi në komunikimet zyrtare për ndeshjen kualifikuese të Evropianit 2027 për grupmoshat U21, Kosovë-Spanjë, Federata Spanjolle iu referua Kosovës si “territori i Kosovës”.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, përmes një shkrese drejtuar presidentit të UEFA-s, Aleksandër Çeferin dhe atij të Federatës Spanjolle, Rafael Louzan, ka shprehur shqetësimin, duke theksuar se Kosova është anëtare e barabartë e familjes së futbollit evropian dhe botëror.

“Federata e Futbollit e Kosovës, përmes një shkrese të presidentit Agim Ademi drejtuar presidentit të UEFA-s, Aleksandër Çeferin dhe presidentit të RFEF-së, Rafael Louzan, ka paraqitur notë proteste ndaj veprimit të papranueshëm të Federatës Spanjolle të Futbollit”, thuhet në ankesë.

“Në komunikimet zyrtare për ndeshjen kualifikuese të Evropianit 2027, Kosovë U21 – Spanjë U21, kjo federatë iu referua Kosovës si “territori i Kosovës”, gjë që bie ndesh me rregullat dhe parimet e UEFA-s dhe FIFA-s”, shkruhet në njoftimin e FFK-së/S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Kosova pëson nga Spanja në U21

Published

on

Kosova U21 ka humbur në shtëpi nga Spanja U21 në kualifikueset për Kupën e Botës.

Spanjollët kaluan në epërsi përmes Joel Roca-s në minutën e 11-të.

Mirëpo, 11 minuta më vonë Dardanët barazuan përmes  një supergoli të Arianit Hasanit.

Sidoqoftë, spanjollët u kthyen në epërsi në minutën e 70-të falë golit të Iker Bravos.Rezervisti Adrian Nino vulosi fitoren e Furisë së Kuqe në minutën e 95-të.

Pas dy xhirosh, Kosova ndodhet e katërta në grupin A me një pikë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Kosova ballafaqohet sot me Spanjën për Euro U21

Published

on

Përfaqësuesja e Kosovës U21 do të zbresë sot në fushë për ndeshjen e dytë kualifikuese të Kampionatit Evropian 2027.

Dardanët e rinj do të kenë përballë një kundërshtar të madh, Spanjën U21, në një sfidë që nis nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova U21 vjen në këtë takim pas një barazimi në ndeshjen e parë dhe aktualisht ka një pikë në Grupin A, ku renditet në mesin e gjashtë përfaqësueseve. Nga ana tjetër, Spanja ka arritur fitoren në ndeshjen hapëse dhe me tri pikë mban pozitën e dytë në grup.

Përveç Kosovës dhe Spanjës, në Grupin A bëjnë pjesë edhe Finlanda, Rumania, San Marino dhe Qipro, gjë që e bën garën për kualifikim të fortë dhe të pasigurt deri në fund.

Dardanët U21 shpresojnë të marrin mbështetje të madhe nga tifozët në “Fadil Vokrri”, në përpjekje për të befasuar një prej skuadrave më të fuqishme të futbollit evropian të kësaj moshe. Dardanët kanë mbajtur stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali/S.K/KP/FFK/

Continue Reading

Lajmet

Kosova mposht Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri”

Published

on

Kombëtarja e Kosovës ka arritur një fitore të madhe mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke mposhtur Suedinë me rezultat 2-0.

Dardanët zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer dhe falë golave të Elvis Rexhbecajt dhe Vedat Muriqit siguruan fitoren e parë në kuadër të grupit B në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2026.

Me këtë sukses, Kosova regjistron tri pikët e para në grup dhe rikthehet fuqishëm në garë pas humbjes në ndeshjen e parë. Dardanët do të rikthehen në fushë në muajin nëntor, kur do të zhvillojnë duelet e radhës në këtë cikël kualifikues./S.K/KP/ FFK/

Continue Reading

Të kërkuara