Sport

Messi: Dua të kthehem te Barcelona

Ylli argjentinas kaloi 21 vite me skuadrën katalanase.

Published

on

Ikona e Argjentinës Lionel Messi shpreson të kthehet në “Camp Nou” në të ardhmen pavarësisht largimit të tij së fundi për t’iu bashkuar Paris Saint-Germain.

Messi thotë se dëshiron të marrë një post si në hierarkinë drejtuese kur të tërhiqet nga futbolli dhe shpreson që këtë ta bëjë te Barcelona.

Ylli argjentinas kaloi 21 vite me skuadrën katalanase, ku u bë si një nga më të mirët në botën e futbollit, përcjellë KosovaPress.

34-vjeçari u detyrua të largohej nga klubi në verë pasi ata nuk mund ta përballonin një kontratë të re me pagën e lartë të tij.

I pyetur në një intervistë për “Sport” nëse do të kthehej një ditë te Barça, Messi tha: “Po. Unë gjithmonë kam thënë se do të doja të isha në gjendje të ndihmoja klubin”.

“Do të doja të isha sekretar teknik në një moment. Nuk e di nëse do të jetë në Barcelonë apo jo, apo nëse do të jetë diku tjetër”.

“Nëse ka mundësi, do të doja të kontribuoja sërish në atë që mundem sepse është klubi që e dua dhe do të doja që të vazhdojë të jetë mirë, të vazhdojë të rritet dhe të vazhdojë të jetë një nga më të mirët në botë”, tha në fund ylli argjentinas.

Sport

Zyrtare: Milani dhe Interi blejnë stadiumin “Giuseppe Meazza”

Published

on

By

Milani dhe Interi kanë konfirmuar zyrtarisht blerjen e kompleksit të San Siros, që përfshin stadiumin “Giuseppe Meazza” dhe zonën përreth tij. Marrëveshja u finalizua sot pas miratimit nga Këshilli i Qytetit të Milanos në muajin shtator.

Në një deklaratë të përbashkët, klubet thanë se ky është “një hap historik dhe strategjik që shënon fillimin e një kapitulli të ri për qytetin e Milanos dhe për të dy klubet”.

Projekti i ri, i cili do të udhëhiqet nga studiot arkitekturore Foster + Partners dhe MANICA, parashikon ndërtimin e një stadiumi modern me standarde ndërkombëtare dhe rigjenerimin urban të zonës San Siro.

Financimi i marrëveshjes u mundësua nga bankat ndërkombëtare Goldman Sachs dhe JP Morgan, së bashku me Banco BPM dhe BPER Banca.

Ky zhvillim pritet të hapë rrugën për ndërtimin e një stadiumi të ri që do të bëhet simbol i ri i qytetit të Milanos dhe i futbollit italian./KP

Continue Reading

Lajmet

​Ronaldo: Së shpejti do të tërhiqem nga futbolli

Published

on

Cristiano Ronaldo ka pranuar se po i afrohet fundit të karrierës së tij futbollistike, duke zbuluar se pensionimi është shumë afër. Në një intervistë me gazetarin anglez Piers Morgan, sulmuesi 40-vjeçar i Al-Nassr foli me sinqeritet për fundin e rrugëtimit të tij në futboll dhe krahasimin e përjetshëm me Lionel Messin.

“Kur do të dal në pension? Së shpejti, por mendoj se do të jem gati,” tha Ronaldo. “Sigurisht, do të jetë shumë e vështirë dhe ndoshta do të qaj. Por jam përgatitur për të ardhmen time që kur isha 25 vjeç, kështu që besoj se do ta përballoj mirë. Asgjë nuk krahasohet me adrenalinën që ndien kur shënon një gol, por gjithçka ka një fillim dhe një fund. Kam pasione të tjera dhe do të kem më shumë kohë për veten dhe familjen time.”, tha ai.

Ndërkohë, i pyetur për Lionel Messin, Ronaldo ishte i prerë.

“Fitimi i Kupës së Botës nuk është një ëndërr për mua, sepse nuk më përcakton si futbollist. Fitimi i një turneu në 6 ose 7 ndeshje nuk mjafton për t’u bërë një nga më të mirët në histori. Numrat nuk gënjejnë, e di vlerën time dhe jam në krye të listës së rekordeve. A është Messi më i mirë se unë? Nuk pajtohem, nuk dua të jem modest.”

Ronaldo, aktualisht pjesë e klubit Al-Nassr në Arabinë Saudite, është golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit me mbi 870 gola në karrierë dhe një nga emrat më të mëdhenj të të gjitha kohërave./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Spektakli i Ligës së Kampionëve vazhdon edhe sot

Published

on

Pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara të martën ku u ofrua spektakël i vërtetë në ndeshjet e fazës së ligës, Liga e Kampionëve do të vazhdojë edhe sonte me ndeshje të tjera interesante.

Triumfi i Liverpoolit ndaj Real Madridit dhe ai i Bayernit ndaj PSG-s morën vëmendjen kryesore në sfidat e së martës, ndërsa sonte priten ballafaqime ttë tjera mjaftë interesante.

Njëra nga ndeshjet kryesore është ajo ndërmjet Manchester Cityt dhe Borussia Dortmundit që zhvillohet nga ora 21:00. Të dy skuadrat kanë nga shtatë pikë pas tri ndeshjeve të zhvilluara dhe momentalisht renditen në pozitat tetë dhe nëntë.

Dule tjetër interesant është ai ndërmjet Ajax dhe Galatasaray, ashtu sikur edhe sfida Neëcastle – Bilbao.

Këto janë të gjitha ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve:

/S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Skuadra e Serie-A shkarkon trajnerin

Published

on

Fiorentina e ka shkarkuar Stefano Piolin pas një humbjeje kundër Lecces, e cila e la ekipin në fund të tabelës së Serie A pa fitore, katër pikë, shtatë gola të shënuar dhe 16 të pësuar.

Trajneri i të rinjve Daniele Galloppa do të marrë përkohësisht përsipër detyrën, por kërkimi për një pasardhës të përhershëm do të fillojë menjëherë, ndërsa klubi kërkon të shmangë betejën për rënie nga kategoria.

“ACF Fiorentina mund të konfirmojë se Stefano Pioli është shkarkuar nga detyrat e tij si trajner i ekipit të parë”, thuhet në një deklaratë të klubit. “Klubi dëshiron ta falënderojë atë dhe stafin e tij për profesionalizmin e treguar gjatë kohës së tyre në Fiorentina.”

Daniele Galloppa do të marrë përkohësisht drejtimin e ekipit të parë, duke filluar nga seanca stërvitore e kësaj pasditeje.

Fitues i kampionatit të Serie A në sezonin 2021/22 me Milanin, Pioli ka përjetuar një rënie të ndjeshme në performancë dhe rezultate vitet e fundit.

Në vitin 2024, ai u punësua nga klubi saudit Al-Nassr, ku luajti Cristiano Ronaldo , por pati pak sukses në Arabinë Saudite./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara