Sport

Messi, Di Maria dhe Otamendi: Kjo është beteja e fundit për ne me kombëtaren

Published

on

Lionel Messi ka frymëzuar Argjentinën drejt finalja të Copa America pas fitores 2-0 ndaj Kanadasë, duke shënuar një gol vendimtar në minutën e gjashtë të pjesës së dytë. Në moshën 37-vjeçare, ai devijoi një përpjekje të Enzo Fernandezit për të dyfishuar avantazhin e Argjentinës. Kjo do të jetë hera e gjashtë në tetë edicionet e fundit që Argjentina arrin në finalen e turneut.

Pas ndeshjes, Messi shprehu emocionin e tij për arritjen në finalen e Copa America dhe tha se kjo do të jetë një nga betejat e fundit për të me kombëtaren.

Ai tha për TyC Sports: “Le të gëzojmë atë që po përjetojmë si komb, si grup. Nuk është e lehtë të jemi përsëri në një finale, të garojmë përsëri për të qenë kampionë. Po e përjetoj siç kam përjetuar gjithçka kohët e fundit – duke u kënaqur shumë dhe duke qenë i vetëdijshëm, ashtu si ndodh me Fidëon (Di Maria) dhe Otën (Nicolas Otamendi), që këto janë betejat e fundit.”

Finalja e ardhshme e Copa America do të jetë një nga momentet e fundit për Messi, Di Marias dhe Otamendi me kombëtaren argjentinase./UBTNews/

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara