Sport

Messi dhe Inter Miami pësojnë humbjen e parë të sezonit

Published

on

Në një ndeshje emocionuese të Kupës së Kampionëve të CONCACAF, Los Angeles FC shkaktoi humbjen e parë të sezonit për Lionel Messin dhe Inter Miami, duke fituar 1-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të turneut. Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 57-të, kur Nathan Ordaz, një lojtar i kombëtares së El Salvadorit, shënoi pas një goditje të fuqishme që kaloi portierin e Miamit, Oscar Ustari.

Inter Miami, që kishte mbetur i pamposhtur në nëntë ndeshje radhazi në të gjitha kompeticionet, arriti në Los Angeles si skuadra më e formë e Major League Soccer. Pas një pjese të parë të kujdesshme, LAFC rriti ritmin pas pushimit, duke bërë më shumë presion dhe duke arritur të mposhtte ekipin e Messit. Në minutën e 54-t, Ryan Hollingshead humbi një mundësi të artë, por tre minuta më pas Ordaz shfrytëzoi një moment të dobët të Sergio Busquets për të shënuar golin vendimtar.

Messi, që u rikthye si titullar pas një dëmtimi dyjavor, nuk arriti të linte ndikim të madh në ndeshje, ndërsa LAFC dukej më i rrezikshëm, para një turme entuziaste prej 22,207 tifozësh. Mes tyre ndodheshin emra të njohur si Stephen Curry, David Beckham dhe trajneri i kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet javën e ardhshme në Florida./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Shpaloset lista e Shqipërisë për ballafaqim me Serbinë

Published

on

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në aksion për ndeshjen e radhës kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Serbisë dhe për sfidën miqësore ndaj Jordanisë.

Grumbullimi zyrtar do të nisë më 6 tetor, ndërsa shpallja e listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Sylvinho është programuar për ditën e sotme.

Gjithashtu sot në orën 11:00, do të mbahet edhe konferenca për shtyp e trajnerit në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Seanca e parë stërvitore e Kombëtares do të zhvillohet më 6 tetor.

Ndeshja Serbi-Shqipëri do të luhet më 11 tetor, në stadiumin “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac, në orën 20:45.

Ndërsa, miqësorja Shqipëri-Jordani do të zhvillohet më 14 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Shaqiri shkëlqen në fitoren e Baselit ndaj Stuttgartit

Published

on

FC Basel ka marrë fitoren e parë këtë sezon në fazën e grupeve të Europa League, duke mposhtur Stuttgartin me rezultat 2-0.

Albian Ajeti zhbllokoi ndeshjen që në minutën e tretë pas një gabimi në mbrojtjen gjermane. Stuttgart pati mundësinë të barazonte me penallti në minutën e 35-të, por Marwin Hitz priti goditjen e Ermedin Demirović.

Në pjesën e dytë, Xherdan Shaqiri vulosi fitoren e zviceranëve me një gol nga afërsia, duke i dhënë fund serisë prej tre ndeshjesh pa fitore të Baselit në Evropë.

Stuttgart humbi pas tri fitoreve radhazi dhe në ndeshjen e ardhshme do të udhëtojë në Stamboll për t’u përballur me Fenerbahçen./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Liga Konferenca, Drita nxjerr një pikë si mysafire

Published

on

Drita e Gjilanit ka nisur mbarë sezonin historik të klubit gjilanas në Ligën Konferenca duke luajtur baras në ndeshjen e parë në udhëtim ndaj skuadrës finlandeze KuPS.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin Tammela në Tempere të Finlandës, me kapacitet prej tetë mijë ulësesh.

Polaku Piotr Parzyszek solli KuPS në epërsi në minutën e 74-të, pas asistimit nga Voutilainen.

Skuadra gjilanase u rikthye në lojë me golin e Albert Dabiqajt në minutën e 80-të, pas asistimit të Blerton Shejit.

Njëherësh Dabiqaj shënoi golin historik për Dritën në Ligën Konferenca pasi ky është goli i parë i skuadrës gjilanase në debutimin e saj në këtë ligë, e cila ka 36 ekipe evropiane,/S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Xhaka në garë me Haalandin dhe yjet e tjerë për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Premierligë

Published

on

Ylli kosovar Granit Xhaka po shfaq formë të jashtëzakonshme në edicionin e ri dhe mbetet në garë yjet e tjerë për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Premierligë

Xhaka u transferua gjatë verës nga Bayer Leverkuseni në Sunderland dhe menjëherë prezenca e tij ka pasur impakt në ekipin anglez.

Krahas organizimit të lojës, duke kontribuuar si në aspektin defanziv, ashtu edhe në atë ofanziv, veterani i mesfushës ka kontribuuar edhe me asistime, duke qenë lojtari më i rëndësishëm i Sunderlandit deri tash në sezonin 2025/26.

Për këtë, Premierliga e ka përfshirë përfaqësuesin zviceran në mesin e kandidatëve për t’u zgjedhur futbollisti më i mirë i muajit shtator.

Përpos Xhakës, në garë janë edhe lojtarët tjerë që bënë paraqitje pozitive në muajin që shkoi si: Erling Haaland, Danchi Kamada, Yankuba Minteh, Robin Roefs e Martin Zubimendi./S.K/EO/

 

Continue Reading

Të kërkuara