Sport

Barcelona eliminon Atleticon dhe shkon në finalen me Realin, Flick: Ëndërrojmë për tripletën!

Published

on

Barcelona ka siguruar kalimin në finalen e Kupës së Mbretit, duke mposhtur Atletico Madrid në “Metropolitano”. Fitorja e Barcelonës ka qenë një rezultat i shkëlqyer për trajnerin Hansi Flick, i cili do ta drejtojë ekipin katalanas në finalen e tij të dytë.

Pas ndeshjes, Flick u shpreh shumë i kënaqur me paraqitjen e ekipit: “Ishte një ndeshje me dy pjesë të ndryshme. Në pjesën e parë dominuam, ndërsa në të dytën u mbrojtëm mirë. Të gjithë mund të jenë krenarë për këtë ekip”.

Me këtë fitore, Barcelona ka shtuar shpresat për tripletën këtë sezon. Ata janë në vendin e parë në La Liga, kanë siguruar finalen e Kupës së Mbretit dhe janë ende të pranishëm në çerekfinalet e Champions League. Sidoqoftë, Flick ka paralajmëruar se rruga drejt suksesit është ende e gjatë dhe kërkon përqendrim të vazhdueshëm. “Ëndërrimi është i lejuar, por duhet të qëndrojmë të përqendruar,” tha ai. “Do të kthehemi vonë në shtëpi dhe do të duhet të stërvitemi për ndeshjen kundër Betisit.”

Tifozët e Barcelonës janë të emocionuar nga mundësitë e tripletës, ndërsa ekipi i Flick ka treguar një nivel të lartë loje dhe angazhimi këtë sezon.

Continue Reading

Lajmet

Zhegrova shënon nga penalltia

Published

on

By

Kosova ka ngushtuar epërsinë ndaj Austrisë. Edon Zhegrova ka realizuar nga pika e bardhë, duke rikthyer shpresën për “Dardanët” në këtë përballje të Ligës së Kombeve.

D.L

Continue Reading

Sport

Austria shënon edhe golin e tretë ndaj Kosovës

Published

on

By

Përditësim

Kombëtarja e Austrisë realizon golin e tretë në këtë përballje, duke thelluar edhe më tej epërsinë ndaj Kosovës.

Austria ka realizuar golin e dytë në përballjen ndaj Kosovës, duke thelluar epërsinë në këtë ndeshje.

 

Austria ka shënuar golin e parë në përballjen ndaj Kosovës, duke kaluar në epërsi në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, në kuadër të Ligës B.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova përballet sot me Austrinë

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës zhvillon sot ndeshjen ndaj Austrisë, me fillim nga ora 18:00. Dardanët synojnë të shënojnë rezultat pozitiv në këtë përballje, në të cilën pritet një garë e fortë mes dy përfaqësueseve.

D.L

Continue Reading

Sport

Krasniqi: E merituam fitoren, ndaj Austrisë mund të fitojmë

Published

on

By

Sulmuesi i Kosovës, Ermal Krasniqi, ka folur për faqen zyrtare të FFK-së pas fitores 1-0 ndaj Irlandës, duke vlerësuar paraqitjen e “Dardanëve” dhe duke folur për sfidën e radhës ndaj Austrisë.

Krasniqi tha se Kosova e kishte të vështirë të gjente golin në pjesën e parë, pasi Irlanda ishte e tërhequr në mbrojtje. Megjithatë, ai theksoi se skuadra krijoi raste dhe e meritoi fitoren.

“Ishte e vështirë që në pjesën e parë të shënonim gol, sepse kundërshtari qëndronte vetëm në mbrojtje dhe ne luanim kryesisht me topa të gjatë. Por, bëmë një paraqitje të mirë dhe shumë pozitive, krijuam raste dhe ishte vetëm çështje minutash se kur do të vinte goli. Në fund, ai erdhi dhe ne e merituam fitoren”, ka deklaruar Krasniqi.

Sulmuesi kosovar foli edhe për rëndësinë e lojtarëve që inkuadrohen nga banka, duke theksuar se secili duhet të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij.

“Të gjithë lojtarët që janë në bankë duhet të jenë gati. Edhe unë isha i gatshëm gjatë gjithë kohës, sepse mendoj se lojtarët që vijnë nga banka mund ta ndryshojnë lojën. Kështu ndodhi edhe dje dhe jam i lumtur që isha pjesë e golit. Më e rëndësishmja ishte fitorja”, u shpreh ai.

Krasniqi u ndal edhe te ndeshja e radhës ndaj Austrisë, të cilën e sheh si një prej skuadrave më të forta të grupit. Megjithatë, ai beson se Kosova mund të synojë fitoren edhe në Vjenë.

“Normalisht, Austria mund të themi se është favorite e grupit, por nëse luajmë si grup dhe siç luajtëm dje, besoj se edhe atje mund të arrijmë një fitore. Pse jo?”, përfundoi Krasniqi.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara