Sport

Mësohet oferta e re e Milanit për Leaon

Besohet se Milani ka arritur ta bindë yllin portugez për ta rinovuar kontratën në “San Siro”.

Published

on

Kampioni italian, AC Milan dëshiron që ta ketë të nënshkruar kontratën e re të Rafael Leaos gjatë ditëve në vazhdim.

Besohet se Milani ka arritur ta bindë yllin portugez për ta rinovuar kontratën në “San Siro”.

Oferta e re e “Rossonerëve” do ta bëjë Leaon të përfitojë më shumë se shtatë milionë euro në vit, me bonuset të përfshira në marrëveshje.

Sport

Kosova U19 shkëlqen me fitore të thellë ndaj Gjibraltarit në kualifikime

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës U19 ka regjistruar një fitore bindëse në ndeshjen e radhës kualifikuese, duke mposhtur Gjibraltarin me rezultat të thellë 7-0.

“Dardanët” dominuan plotësisht takimin nga fillimi deri në fund, duke treguar epërsi të madhe në lojë, organizim dhe efikasitet para portës kundërshtare.

Me këtë triumf të rëndësishëm, Kosova U19 vazhdon rrugëtimin pozitiv në kualifikime, duke dhënë sinjale të forta për potencialin dhe të ardhmen premtuese të kësaj gjenerate.

Continue Reading

Sport

FFK falënderon tifozët dhe organizon aktivitete për ndeshjen historike Kosovë – Turqi

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka shprehur mirënjohjen më të sinqertë për të gjithë ata që mbështesin pandërprerë Kombëtaren tonë, si brenda vendit, ashtu edhe në diasporë. Përkrahja e jashtëzakonshme e qytetarëve, përfshirë edhe ata që udhëtuan drejt Sllovakisë, tregon lidhjen e fortë me fanellën dardane.

Duke qenë se interesi për ndeshjen finale Kosovë – Turqi tejkalon kapacitetin e stadiumit “Fadil Vokrri”, FFK në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës do të organizojë aktivitetet publike me ekrane gjigante në kryeqytet, ku qytetarët do të kenë mundësinë ta ndjekin këtë përballje historike dhe të ndjejnë emocionin e mbështetjes ndaj Kombëtares.

Federata gjithashtu falënderon ata që siguruan biletat për ndeshjen, edhe para se të konfirmohej nëse do të bëhej finale apo miqësore, duke treguar dashurinë dhe besimin e madh ndaj ekipit dardan. Në të njëjtën kohë, FFK shpreh keqardhje për ata që nuk mund të jenë të pranishëm në stadium për shkak të kapacitetit të kufizuar dhe informon se nuk ka më asnjë biletë në dispozicion. Një pjesë e tyre janë rezervuar për tifozët mysafirë dhe partnerët, sipas rregulloreve të FIFA-s dhe UEFA-s.

FFK nxit qytetarët që mbështetjen për djemtë dardanë ta japin nga sheshet dhe nga shtëpitë e tyre, duke e bërë këtë ndeshje një festë të përbashkët të futbollit në çdo cep të vendit.

Forca Kosovë!

Continue Reading

Sport

Golden Eagle Ylli shpallet kampion i Ligës Unike

Published

on

By

Klubi Golden Eagle Ylli është shpallur kampion i Ligës Unike, duke e fituar këtë trofe për herë të dytë në historinë e tij.

Therandasit triumfuan në një super finale të zhvilluar në Tiranë, ku mposhtën KB Peja me rezultat 74:80, pas një ndeshjeje shumë të luftuar dhe me ritëm të lartë.

Lojtari më i mirë i “Final 4” u shpall Scott Bamforth, i cili shkëlqeu në finale duke e përmbyllur ndeshjen me 22 pikë, shtatë kërcime dhe pesë asistime, duke qenë vendimtar në triumfin e skuadrës së tij.

Ky sukses konfirmon formën e lartë të Golden Eagle Yllit dhe fuqizon pozitën e tyre si një ndër skuadrat më të forta në basketbollin rajonal.

Continue Reading

Lajmet

Çfarë foli bota mbrëmë për ndeshjen e Kosovës

Published

on

By

Pas fitores spektakolare 4-3 të Kosovës ndaj Sllovakisë në Bratislavë, “Dardanët” kanë marrë vëmendjen e shumë mediave prestigjioze botërore si Reuters, Marca, 433 dhe shumë të tjera, duke e cilësuar këtë sukses si një hap historik drejt Kupës së Botës.

Mediumi i njohur spanjoll Marca i ka kushtuar vëmendje të veçantë këtij triumfi, duke lavdëruar paraqitjen e Kosovës dhe duke theksuar disiplinën taktike dhe vendosmërinë e skuadrës në një ndeshje me ritëm të lartë.

“Muriqi dhe Kosova bëjnë histori në ndeshjen e çmendur në Bratislavë. Kosova ishte e vendosur, luajti me disiplinë të lartë, pa krijuar shumë raste të pastra”, shkruan Marca.
“Ata e mbyllën ndeshjen duke u mbrojtur pas golit në shtesë nga Sllovakia. Goli i Strelecit i dha shpresë tifozëve vendas, por mbeti vetëm ëndërr. Të martën, në finalen e madhe kundër Turqisë. Ëndrra për paraqitjen në Botërorin e parë vazhdon”.

Edhe Reuters e ka cilësuar rrugëtimin e Kosovës si një “përrallë”, duke theksuar se vendi është vetëm një ndeshje larg kualifikimit historik në Kupën e Botës.
“Kanë kaluar më pak se një dekadë që kur Kosova luajti për herë të parë në kualifikimet për Kupën e Botës, por tani ajo është vetëm një ndeshje larg një vendi në finalet e këtij viti”, shkruan Reuters.
“Jam shumë krenar për këtë ekip dhe mendoj se pas 90 minutash ishte një fitore e merituar”, citohet trajneri Franco Foda.

Ndërkohë platforma e njohur e futbollit 433 ka reaguar pas suksesit të Kosovës duke shkruar:

“Kosova arrin në finalen e play offit të kupës së botës”

Me këtë postim, 433 ka theksuar arritjen e madhe të “Dardanëve”, të cilët janë vetëm një hap larg një kualifikimi historik në Kupën e Botës.

Ndërsa, urime për këtë arritje historike të Kosovës nuk kanë munguar as nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Urime Kosovës për këtë fitore historike”.

Sipas të dhënave nga Football Meets Data, Kosova hyn në finalen e playoff-it me rreth 45% gjasa për kualifikim, duke u renditur si lider në mesin e skuadrave “jo-favorite”, ndërsa Turqia mbetet lehtësisht favorite me 55%.

Tashmë, të gjitha sytë janë të drejtuar nga finalja e madhe në Prishtinë ndaj Turqisë, një ndeshje që mund të kurorëzojë një rrugëtim të jashtëzakonshëm dhe të shkruajë historinë për futbollin kosovar, duke e çuar për herë të parë në një turne madhor si Kupa e Botës.

Continue Reading

Të kërkuara