Lajmet

Mësim plotësues për sistemin parauniversitar

Published

on

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka nënshkruar sot vendimin për organizimin e mësimit plotësues për nxënësit që kanë ngecje në arritjen e rezultateve si pasojë e pandemisë COVID-19.

Sipas MAShT-it, organizimi i mësimit plotësues do të implementohet për nivelin e arsimit parauniversitar.

“Për nxënësit e nivelit të arsimit fillor (klasa I-V), mësimi plotësues do të organizohet në lëndët e gjuhës amtare dhe matematikë. Për nxënësit e nivelit të arsimit të mesëm të ulët (VI-IX) dhe të arsimit të mesëm të lartë (X-XII), mësimi do të organizohet në lëndët e gjuhës amtare, matematikë dhe shkenca natyrore. Mësimi plotësues fillon nga data 3 maj 2021 në objekte shkollore dhe vazhdon deri në përfundim të vitit mësimor 2020-2021. Drejtoritë Komunale të Arsimit do të dorëzojnë në Inspektoratin e Arsimit planifikimet e shkollave për mësimin plotësues deri me datën 28 prill 2021, ndërsa do të raportojnë dy herë brenda muajit për mbarëvajtjen e mësimit plotësues”, thuhet në njoftim.

Lajmet

Tahiri: Qëndrimi i PDK-së mbetet i pandryshuar për kryetarin e Kuvendit

Published

on

By

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, tha se subjekti i tij politik mban të njëjtin qëndrim sa i përket procesit të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Deklarata e tij erdhi menjëherë pas mbërritjes në ambientet e Kuvendit, para nisjes së seancës konstituive.

“S’ka ndërruar asgjë për të ndryshuar qëndrimi. Po vazhdojmë për seancë”, deklaroi shkurt Tahiri para gazetarëve.

Seanca e sotme është vazhdim i procesit të nisur më 15 prill, i cili është bllokuar në pikën e zgjedhjes së kryeparlamentarit, pasi kandidatura e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk ka siguruar përkrahjen e nevojshme në disa tentativa radhazi.

Continue Reading

Lajmet

Kurti sërish në heshtje para gazetarëve

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe këtë të premte nuk iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, përpara nisjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Teksa kalonte pranë gazetarëve të pranishëm në hapësirat Kuvendit, Kurti zgjodhi të mos japë asnjë koment, duke kaluar në heshtje.

Kjo nuk është hera e parë që shefi i ekzekutivit shmang përgjigjet ndaj mediave në momente politike të rëndësishme. Vazhdimi i seancës konstituive vjen pas disa tentativave të dështuara për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me partitë opozitare që nuk kanë përkrahur kandidaturën e Albulena Haxhiut të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Gazetarët kanë kërkuar përgjigje në lidhje me qëndrimet e kryeministrit në detyrë për këtë ngërç politik, por deri më tani, Kurti ka preferuar të mos komentojë publikisht.

Continue Reading

Lajmet

Peci: Zhbllokimi i Kuvendit është rruga më e arsyeshme

Published

on

By

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka theksuar se zgjidhja më e arsyeshme për situatën aktuale politike është zhbllokimi dhe konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

“Partitë opozitare nuk mund të bëjnë propozime në emër të njëra-tjetrës. Ato mund të vendosin vetëm nëse votojnë apo jo. Më e mira është që ky proces të mos zvarritet më dhe Kuvendi të konstituohet”, u shpreh Peci.

Lidhur me një marrëveshje të mundshme me deputeten Duda Balje, ai tha se ka dëgjuar për një zhvillim të tillë, por nuk dha detaje.

“Di diçka, por nuk i di detajet”, tha shkurt Peci.

Continue Reading

Lajmet

​Sot pritet të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit

Published

on

By

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot për ta vazhduar seancën konstituive të nisur më 15 prill, e cila mbetet e bllokuar në pikën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Vazhdimi i gjashtë i kësaj seance pritet të nisë në orën 10:00.

Bllokada ka ardhur pasi kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk ka siguruar përkrahjen e partive që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë. Emri i saj është hedhur në votim tri herë, por në asnjë rast nuk ka arritur të marrë shumicën e nevojshme të votave.

Zhvillimet e sotme pritet të jenë vendimtare për ecurinë e konstituimit të plotë të Kuvendit.

Continue Reading

Të kërkuara