Sport

Mesi ‘sponsorizon’ Lautaron për ‘Topin e Artë’

Published

on

Në Argjentinë ka filluar një fushatë e fortë për të mbështetur Lautaro Martinezin në garën për “Topin e Artë”. Kapiteni i Interit, i cili ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm, është renditur mes finalistëve të këtij trofeu prestigjioz për vitin e kaluar, duke udhëhequr ekipin e tij dhe kombëtaren në Kupën e Amerikës.

Deklaratat më të rëndësishme për Lautaron kanë ardhur nga Lionel Mesi, një nga legjendat më të mëdha të futbollit dhe fitues i shumëfishtë i “Topit të Artë”. Pas ndeshjes mes Argjentinës dhe Bolivisë, të cilën “Albiçelestet” e fituan, Mesi e vlerësoi jashtëzakonisht shumë performancën e Lautaros.

“Lautaro ka pasur një vit spektakolar. Ai ka shënuar një gol në finale dhe ka qenë golashënuesi i Kupës së Amerikës. Meriton ta fitojë ‘Topin e Artë’ më shumë se çdo lojtar tjetër,” deklaroi Mesi.

Me fjalët e tij, legjenda argjentinase ka ndikuar në botën e futbollit, duke i dhënë një shtysë të madhe Lautaro Martinezit në garën për këtë çmim të lakmuar. Mesi, i cili ka bërë histori në futboll, ndoshta mund të ndikojë edhe në shpërndarjen e votave, sidomos tani që është larguar nga skena e futbollit të rëndësishëm.

Suksesi i Lautaro Martinezit në arenën ndërkombëtare dhe mbështetje e fortë nga shokët e tij të skuadrës, përfshirë Mesin, po e bëjnë këtë garë edhe më interesante. Tani mbetet të shihet nëse ai do të arrijë të korrektojë këtë qëllim të madh./UBTNews/

Sport

KV Ulpiana triumfon ndaj KV Forcës

Published

on

By

KV Ulpiana ka shënuar fitore ndaj KV Forcës në kuadër të Superligës A në volejboll, duke e mbyllur përballjen me rezultat 3:0 në sete.

Volejbollistët e Ulpianës treguan paraqitje të mirë që nga fillimi i takimit, duke fituar setin e parë me rezultat 25:17.

Ulpiana vazhdoi me ritëm pozitiv edhe në pjesën tjetër të ndeshjes, ndërsa seti i tretë rezultoi më i luftuar, duke u mbyllur me rezultat të ngushtë 25:23.

Me këtë triumf, Ulpiana regjistron një fitore të rëndësishme në Superligën A.

D.L

Continue Reading

Sport

KV Ulpiana e nis fuqishëm ndeshjen ndaj KV Forcës, fiton setin e parë

Published

on

By

KV Ulpiana ka nisur me rezultat pozitiv përballjen ndaj KV Forcës, në kuadër të Superligës A në volejboll.

Volejbollistët e Ulpianës kanë treguar lojë të mirë në setin e parë, duke e mbyllur atë me rezultat 25:17.

Ndeshja është duke vazhduar, ndërsa Ulpiana synon të ruajë epërsinë dhe të sigurojë fitoren.

D.L

Continue Reading

Sport

Baton Zabërgja në formacionin më të mirë të javës në Ukrainë

Published

on

By

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Baton Zabërgja, është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së tetë në Premier Leaguen e Ukrainës.

Përzgjedhja është bërë të mërkurën nga faqja zyrtare e kampionatit ukrainas, pas paraqitjeve të futbollistëve në ndeshjet e fundit.

25-vjeçari nga Vushtrria ishte ndër lojtarët më të dalluar në fitoren 2-1 të Kharkivit ndaj Odesas në udhëtim, duke kontribuar me një gol.

Sulmuesi kosovar po kalon një formë të shkëlqyer këtë edicion, duke u shndërruar në një nga lojtarët më produktivë të skuadrës së tij.

Në nëntë paraqitje në të gjitha garat, Zabërgja ka realizuar shtatë gola dhe ka kontribuar me katër asistime, duke konfirmuar formën e tij të mirë në futbollin ukrainas.

D.L

Continue Reading

Sport

Albian Hajdari pëson një tjetër lëndim, jashtë fushës për disa javë

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, ka pësuar një tjetër lëndim, duke u detyruar të qëndrojë jashtë fushës për disa javë.

Lajmin e ka konfirmuar klubi gjerman Hoffenheim, i cili ka bërë të ditur se futbollisti kosovar është lënduar gjatë stërvitjes së fundit, në pjesën e poshtme të shputës së këmbës.

Përmes një njoftimi zyrtar, Hoffenheimi ka konfirmuar mungesën e Hajdarit në javët e ardhshme, duke i uruar shërim të shpejtë dhe rikthim të suksesshëm në fushë.

Ky është lëndimi i dytë brenda një periudhe të shkurtër për mbrojtësin kosovar, i cili kishte pasur probleme fizike edhe gjatë grumbullimit me Përfaqësuesen e Kosovës muajin e kaluar.

Ende nuk është bërë e ditur data e saktë e rikthimit të tij në fushë.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara