Lajmet

Mesazhet që dha Stoltenberg pas takimeve të ndara me Kurtin dhe Osmanin

Published

on

Gjatë takimeve që pati me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se autoritetet kosovare duhet të respektojnë marrëveshjen ndërmjet NATO-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), që FSK të mos hyjë në pjesën veriore të Kosovës pa marrëveshje me KFOR-in.

“Kjo është diskutuar dhe e mirëpres që autoritet e Kosovës vazhdojnë të mbështetësin marrëveshjen e vitit 2018, që FSK të mos kalojë në pjesën veriore pa marrëveshjen e KFOR-it. Kjo reflekton sensitivitetin e situatës dhe është mënyra më e mirë për të gjetur një balancë. Ne vazhdojmë të mbështesim zgjidhjen e një marrëveshjeje politike në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd” – tha Stoltenberg.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë marrëveshje të rikonfirmuar në vitin 2018 ndërmjet NATO-s dhe presidentit të atëhershëm Hashim Thaҫi, e sheh të dëmshme për Kosovën dhe si të tillë një muaj më parë ai e ka dërguar në prokurori.

Sipas Kurtit kjo përbën shkelje të Kushtetutës. Në një letër-këmbim të vitit 2013, Hashim Thaçi e ka siguruar shefin e atëhershëm të NATO-s, Anders Fog Rasmussen se FSK-ja “do të ndërmerrte mision në veri të Kosovës vetëm me pajtimin paraprak të KFOR-it”. Ndërsa Sekretari i tanishëm i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, thotë se kjo marrëveshje është akoma e vlefshme. 

Kryministri Albin Kurti dhe Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg

“Kjo vlen akoma dhe pasqyron gjithashtu ndjeshmëritë dhe sfidat. Mendoj se është mënyra më e mirë për të vazhduar gjetjen e balancës së duhur dhe shmangien e çdo situate që mund t’i minojë dhe dobësojë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje politike dhe të çdo gjëje që mund të minojë dialogun Prishtinë-Beograd”, tha Jens Stoltenberg, duke shtuar se “kur nënshkruani një marrëveshje, ajo vazhdon edhe kur keni persona të rinj në pozita përgjegjëse”, tha Stoltenberg duke komentuar vendimin e kryeministrit Kurti për ta dërguar marrëveshjen në prokurori.

Ndjeshmëri dhe sfida

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, po ashtu tha se NATO-ja do të vazhdojë ta mbështesë Forcën e Sigurisë së Kosovës, por brenda mandatit të saj fillestar, pra para vendimit të Kuvendit të Kosovës që me anë të ligjit FSK-në e shndërroi në ushtri të Kosovës, por pa ju ndërruar emri.

“Kur është marrë vendimi, unë kam thënë se ka qenë i gabuar. NATO do të vazhdojë të punojë me FSK-në brenda mandatit të saj origjinal. Kjo është ajo që ne e mbështesim”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Përkushtim për anëtarësim në NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me  Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, shkroi se “NATO-ja, ka rol vendimtar në lirinë e Kosovës, por edhe për kontributin e tashëm për një ambient të qetë e të sigurt, nëpërmjet trupave të KFOR-it”. Ajo tha se KFOR-i po vazhdon trajnimin e FSK-së, e cila procesin e tranzicionit në ushtri, sipas presidentes, po e kryen konform standardeve të NATO-s, duke qenë e denjë për t’u bërë pjesë e kësaj organizate.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Jens Stoltenberg

“Ne po punojmë me përkushtim që të anëtarësohemi në NATO. Kemi nevojë për mbështetjen e kësaj organizate edhe me anëtarët e NATO-s, të cilët nuk e njohin Kosovën”, tha presidentja Osmani.

Dialogu me Serbinë

Edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke folur për kërkesën e vazhdueshme të Prishtinës zyrtare për anëtarësim të Kosovës në NATO, tha se “anëtarësimi në NATO bazohet në konsensus. Ne kemi nevojë që të gjithë aleatët të bien dakord. Andaj, mënyra e vetme për të arritur anëtarësimin për këdo, është që të gjithë aleatët të bien dakord”. Sipas tij gjëja më e rëndësishme që Kosova mund të bëjë tani, është të vazhdojë të angazhohet për dialogun me Serbinë./DW

Vendi

Tensione te Kuvendi për ndryshimet në ligjin për Specialen

Published

on

By

Situata rreth Kuvendit të Kosovës është tensionuar mbrëmjen e sotme, ku janë parë forca të shumta policore të dislokuara në hyrje-daljet e oborrit të ndërtesës. Ndërhyrja e policisë erdhi pasi protestuesit tentuan të bllokojnë rrugëkalimet për të parandaluar largimin e deputetëve nga objekti.

Kërkesa kryesore e protestuesve është miratimi i plotë në lexim të dytë i ndryshimeve ligjore për Gjykatën Speciale, proces ky që aktualisht mbetet në pikëpyetje.

Për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, në perimetrin e Kuvendit janë zhvendosur edhe njësite speciale policore për kontrollin e turmave. Ndërtesa vazhdon të mbetet nën monitorim të rreptë sigurie. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Siç bëhet e ditur pas takimit është parë të mblidhet grupi parlamentar i PDK-së.

Ende nuk ka deklarime për media.

Continue Reading

Vendi

United Hospital pasuron ekipin mjekësor me ortopedin dhe traumatologun Dr. Arzen Balidemaj

Published

on

By

United Hospital ka mirëpritur në ekipin e saj mjekësor Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, duke zgjeruar kështu gamën e shërbimeve profesionale për trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të sistemit muskuloskeletal. Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Dr. Balidemaj sjell në United Hospital përvojën dhe njohuritë e fituara në fushën e ortopedisë, si dhe standarde të trajtimit të bazuara në praktikat evropiane.

Sipas njoftimit të spitalit, ai është i certifikuar nga AGA dhe EndoCert në Gjermani.

United Hospital fuqizon mjekësinë moderne me ekspertë të njohur dhe profesionistë të rinj

United Hospital po vazhdon të ndërtojë një standard të ri në shërbimet shëndetësore në Kosovë, duke zgjeruar vazhdimisht ekipin me mjekë të dëshmuar, kuadro me renome dhe profesionistë të fushave të ndryshme të mjekësisë.

Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Në këtë rrugëtim të zhvillimit dhe inovacionit, United Hospital po e pasuron ekipin e vet edhe me emra të rinj të mjekësisë, të cilët me profesionalizmin, përkushtimin dhe përvojën e tyre po sjellin energji të re dhe po kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Një nga këta profesionistë është edhe Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, i cili tashmë i është bashkuar ekipit të United Hospital. Me përvojën e tij dhe kualifikimet profesionale, ai sjell ekspertizë të avancuar në trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të nyjeve, ortopedisë sportive dhe traumatologjisë.

Ky është vizioni i United Hospital: të sjellë ekspertizën te pacienti, të hapë rrugë për risi në mjekësi dhe të ndërtojë një ekip ku profesionalizmi, teknologjia dhe përkushtimi ndaj pacientit bashkohen në një standard të ri të kujdesit shëndetësor.

Fokusi i tij profesional përfshin trajtimin e problemeve të nyjeve, dëmtimeve sportive dhe rasteve traumatologjike, ndërsa ndër shërbimet që do të ofrojë janë:

Endoprotetika e nyjeve të mëdha, përfshirë shpatullën, gjurin dhe kërdhokullën;

Kirurgjia artroskopike dhe minimalisht invazive;

Ortopedia sportive dhe trajtimet për ruajtjen e nyjeve;

Ndërhyrjet kirurgjikale në shpatull, kërdhokull, gju, dorë, bërryl dhe shputë.

Me angazhimin e Dr. Balidemajt, United Hospital synon të vazhdojë zgjerimin e shërbimeve të specializuara dhe t’u ofrojë pacientëve qasje në trajtime bashkëkohore në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë.

Për të caktuar një vizitë:
📞 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

United Hospital – kujdes i specializuar për shëndetin e nyjeve dhe sistemit muskuloskeletal./rajonipress/

Continue Reading

Lajmet

Kurti dhe Hamza takohen në Kuvend

Published

on

Ka filluar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, raporton Ekonomia Online.

Takimi mes dy liderëve politikë po zhvillohet në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Takimi vjen në një kohë kur në Kuvend po zhvillohen diskutime për çështje të rëndësishme politike dhe institucionale./EO/A.K/

 

Continue Reading

Të kërkuara