Lajmet

Mes përplasjeve, konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar pas shtatë tentimeve

Puna do të vazhdojë nga sot (e enjte) në bazë të marrëveshjes që është bërë në kryesinë e Kuvendit.

Published

on

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore është konsistuar sot në takimin e 8 të tyre, pas shtatë tentimeve. Puna do të vazhdojë nga sot (e enjte) në bazë të marrëveshjes që është bërë në kryesinë e Kuvendit, dhe mandati do të jetë për gjashtë muaj. Megjithatë, mbledhja nuk kaloi pa përplasje e tensione mes deputetëve.

“Sherr” i përplasjes mes deputetëve ishte kur deputeti Halil Thaçi nga VV-ja kërkoi qëndrimin e kryetarit të Komisionit, Rashit Qalaj, rreth deklaratave të tij që ka bërë për ministren Rozeta Hajdari për arrestimin e saj. Ai kërkoi që të deklarohet dhe një herë rreth tyre, pasi që Qalaj i kishte quajtur “hajna”, e për këtë arsye janë thirrur disa deputetë që të hetohen nga prokuroria, e sipas tij kjo është një gjë e papranueshme.

Thaçi i VV-së tha se arsyeja pse nuk ka marrë pjesë opozita është që nuk është bërë votimi i marrëveshjes ndërkombëtare. Ai iu bëri thirrje edhe pjesës tjetër të opozitës që të votojnë marrëveshje sepse ka të bëjë me të mirën e qytetarëve dhe nuk bie në domenin e vetëm një qeverie.

“Ne si grup parlamentar kemi pasur një qëndrim politik të ditur tashmë. Ne nuk kemi marrë pjesë në konstituimin e këtij komision parlamentar për arsye që nuk është bërë votimi i marrëveshjes ndërkombëtare. Pas reflektimit të një pjese të opozitës, ne kemi vendosur të jemi pjesë, edhe pse qëndrimet tona dihen publikisht rreth këtij komisioni hetimor parlamentar. Një komision hetimor e ka për detyrë që ta vë në lëvizje prokurorinë gjë e cila ka ndodhur në rastin të cilin po e hetojmë …01:25 I bëj thirrje edhe pjesës tjetër të opozitës të votojë marrëveshjen ndërkombëtare sepse ka të bëjë me të mirën e qytetarëve dhe nuk bie në domenin e vetëm një qeverie. 2:23 Komisioni hetimor i ka disa rregulla dhe nuk bën të publikohet apo të flitet diçka që ende nuk ke dëshmi. Ka këtu prej deputetëve që kanë bërë thirrje edhe për deputetë t’i hetojë prokuroria gjë e cila është e pa pranueshme për neve”, tha Thaçi.

Kryetari i komisionit tha se nuk qëndrojnë pretendimet e Thaçit. Në takimin e mbajtur të kryesisë, ata kanë shqyrtuar një letër që e kanë dërguar si pjesë e komisionit dhe kanë kërkuar që kryesia e kuvendit të vendoset më tutje.

“Së pari nuk qëndron ajo që po thua. Fillimisht në takimin e mbajtur të kryesisë , ata e kanë shqyrtuar një letër që i kemi dërguar ne si pjesë e komisionit dhe kemi kërkuar që kryesia e kuvendit të vendoset më tutje, është diskutuar çështja e letrës që kemi dërguar dhe nga deputeti i Lidhjes Demokratike që është kryetar i grupit parlamentar i është bërë e qartë të gjithëve aty, meqenëse ata janë propozues të formimit të këtij komisioni, që ata nuk do t’i votojnë marrëveshjen ndërkombëtare nëse ky komision nuk konsistohet dhe për rezultat të kësaj ne jemi sot këtu. Kemi të bëjmë me një detyrim që e ka marrë kryesia e Kuvendit”, u shpreh Qalaj.

Në anën tjetër, Doarsa Kica-Xhelili nga LDK tha se ky komision parlamentar nuk është për sedra personale të askujt, e nëse dikush e ndjenë si të tillë është për ta ngritur egon e tyre sepse kjo sipas saj nuk ka të bëjë me ta personalisht. Ajo shtoi se me këtë votë të kuorumit ata po ushqehen me narracion që do të pamundësojnë punën e komisionit më vonë nëse nuk e votojnë edhe planin e punës, dhe nëse nuk i caktojmë edhe datat për ftesa të anëtarëve prezent.

“Nuk mund të vijë në këtë nivel të diskutimit, ky komision hetimor parlamentar nuk është për sedra personale të askujt, e nëse dikush e ndjenjë si të tillë më vjen keq për domosdoshmërinë që e keni për ta ngritur egon e juaj sepse kjo s’ka të bëjë me ne personalisht. Unë ndjej që nuk ia vlen as me votu, e arsyeja që po e them këtë është që sikurse ligjet dhe rregullorja është shumë e qartë lidhur me kuorumin e domosdoshëm për këtë komision. Ky kuorum nuk është i domosdoshëm vetëm për konsituim, por për planin e punës, për mbledhje dhe për gjithçka tjetër, prandaj ajo që ne na duhet sot si qëndrim nga Lëvizja Vetëvendosje është, a duan që të zbardhen çështjet që ne i ngrisim karshi këtij komisioni apo jo, të ngritën dhe të zbardhen për publikun jo për njëri tjetrin. Me këtë votë të kuorumit ne po ushqehemi me narracion që ka me na pamundësua punën e komisionit më vonë nëse nuk e votojmë edhe planin e punës dhe nëse nuk i caktojmë edhe datat për ftesa të anëtarëve prezent”, shtoi ajo.

Ndërsa, Valentina Bunjaku nga LDK tha se kjo tashmë është personale, ndërsa LDK ka qenë pro dhe i ka votuar marrëveshjet ndërkombëtare. Ajo tha se kjo është vetëm një arsyetim për mosardhjen e opozitës në komision pasi që nuk kanë shkuar që të zbardhin të vërtetën duke ju thënë se “po bashkëpunoni me hajnat”.

“E para që nuk keni ardhë me marrë pjesë në konsotutim të këtij komisioni sipas juve ka qenë politikë mes juve, mes deputetëve që keni vendos, gjë që është e papranueshme si tezë sepse ju e keni votu në kuvend dhe e keni votu e gjithë mazhoranca për konstatimin e këtij komisioni, e tek marrëveshjet ndërkombëtare LDK gjithmonë ka qenë pro dhe i ka votuar marrëveshjet ndërkombëtare ato të cilat i ka vlerësuar që duhet votuar. E kjo e juaja është një arsyetim për mos ardhjen e juaj në komision, ju nuk keni ardhë në komision për të zbardhë të vërtetën, keni luftuar hajnat në opozitë e në pozitë po bashkëpunoni me hajnat”, vijoi Bunjaku.

Po ashtu Pal Lekaj nga AAK tha se AAK është dakorduar që të votojë marrëveshjet ndërkombëtare, por është shqetësuese që kolegët nuk janë në komision. Ai theksoi se ekziston një dyshim për rezervat shtetërore, e ky komision e ka mandatin që të informojë qytetarët të cilët janë taksapagues dhe e drejta duhet të dalë në sipërfaqe.

“Është e vërtetë që AAK është dakorduar që të votojë marrëveshjet ndërkombëtare, që ju të merrni pjesë në komisionet hetimore, por ajo që më shqetëson që kolegët nuk janë këtu, dhe duhet që marrëveshjet që i kemi pas t’i implementojmë ashtu siç jemi dakorduar. Është e vërtetë që ne kemi shfaqur dyshime për mos ardhjen e juaj. Ekziston një dyshim për rezervat shtetërore dhe ky komision mandatin e ka që të informojë qytetarët që janë taksapagues dhe drejta le të del në sipërfaqe”, theksoi Lekaj.

Pas votimit të rendit të ditës është caktuar takimi i radhës i komisionit hetimor për të hënën me 4 dhjetor në ora 10:00.

Lajmet

Edi Rama refuzon dorëheqjen pas protestave studentore

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar prerazi se nuk do të japë dorëheqje përballë protestave studentore që kanë përfshirë Tiranën dhe qytete të tjera gjatë muajit tetor, ku kërkohet ulja e kostos së jetesës, përmirësimi i arsimit dhe lufta kundër korrupsionit. Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, Rama i quajti të drejta shqetësimet e studentëve, por dënoi ashpër përdorimin e dhunës gjatë tubimeve.

Kryeministri nërvijëzoi se populli shqiptar i ka dhënë një mandat të qartë dhe se në demokraci pushteti ndërrohet vetëm përmes zgjedhjeve dhe jo përmes koktejve molotov. Ai bëri një ndarje të qartë mes studentëve që kërkojnë një të ardhme më të mirë dhe grupeve të maskuara, midis të cilave pretendoi se ka edhe pjesëtarë të lëvizjes Antifa që kanë sulmuar ndërtesat publike dhe pronën private.

Rama u shpreh i hapur për dialog me studentët dhe pedagogët, ndërsa bëri me dije se buxheti i ardhshëm i vitit 2027 do të përfshijë masa shtesë për arsimin, shërbimet publike dhe familjet. Pavarësisht përplasjeve të vazhdueshme me policinë dhe përdorimit të gazit lotsjellës në rrugë, kreu i qeverisë u zotua se do të vazhdojë punën për integrimin e Shqipërisë në BE dhe nuk do të tërhiqet përpara një pakice që kërkon të vijë në pushtet përmes forcës. /E,A/

Continue Reading

Lajmet

Caktohet seanca për paraburgimin e ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, i dyshuari për vrasjen ende në arrati

Published

on

By

Gjykata Themelore në Pejë shqyrton sot kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj J.S., ish-bashkëshortit të të ndjerës Arlinda Zekaj, nën dyshimin për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.

Hetimet tregojnë se i pandehuri e ka shkelur hapur urdhrin mbrojtës të nxjerrë nga gjykata më 16 tetor 2026. Mbrëmjen e 25 tetor—vetëm pak orë para aktit makabër—ai dyshohet se e ka kërcënuar sërish A.Z. me dhunë psikologjike dhe i ka nxjerrë e hedhur rrobat në oborr, duke nxitur denoncimin e fundit të viktimës në polici rreth orës 19:00.

Pak minuta pas rikthimit të saj në shtëpi, Arlinda Zekaj u vra tragjikisht nga goditjet me mjet të fortë. I dyshuari kryesor për këtë krim është kunati i saj, Albert Sylaj, i cili vazhdon të jetë në arrati dhe është shpallur në kërkim të menjëhershëm nga Policia e Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Rrahën një grua, arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i viktimës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi të njëjtit dyshohen se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.

Sipas raportit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur me 26 tetor, rreth orës 19:00, ku dy të dyshuarit – bashkëshorti dhe vëllai i viktimës – kanë sulmuar fizikisht këtë të fundit.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman i nevojshëm mjekësor.

Me vendim të prokurorit të shtetit, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

Continue Reading

Lajmet

Policia sekuestron armë dhe municion në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera gjatë kontrollit të shtëpisë së një të dyshuari në fshatin Vitomiricë të Pejës, në kuadër të hetimeve për vrasjen e Arlinda Zekajt.

Sipas raportit shtesë të Policisë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë dhe pajisje të armës.

Po ashtu, zyrtarët policorë kanë sekuestruar tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë. Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”.

Sekuestrimi i këtyre sendeve është pjesë e veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të vrasjes. Megjithatë, nga informacionet e bëra publike nuk është sqaruar nëse sendet e gjetura ndërlidhen drejtpërdrejt me ngjarjen.

Vrasja e Arlinda Zekajt, e ndodhur më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, ka nxitur reagime dhe diskutime për mbrojtjen e grave nga dhuna dhe përgjegjësinë institucionale.

Një ditë pas ngjarjes, më 26 tetor, Kuvendi i Kosovës mbajti seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e Zekajt, rastet e tjera të vrasjes së grave dhe dhunën në familje. Gjatë diskutimeve, deputetët kërkuan shqyrtimin e veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve përgjegjëse, si dhe u ngrit iniciativa për krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për të trajtuar përgjegjësinë institucionale në këtë rast.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara