Lajmet

Mes kundërshtimeve miratohet Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës

Published

on

Është mbajtur mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit. Në këtë Komision pos tjerash u shqyrtua raporti me amendamente në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Përkundër kundërshtimeve të deputeteve të opozitës, Komisioni miratoi raportin me amandamente për Projektligjin 08/L-249 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Kryetari Komisionit Adnan Rrustemi ka thënë që në këtë  projektligj është punuar me objektivitet maksimal dhe me diskutim të hapur me secilin që ndërlidhet me ketë gjë.

“E kemi përvetësuar modelin e zgjedhjes së gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese në Komision të posaqëm që përben Kuvendi me përbërje të përfaqësuesve të institucioneve të pavarura që do të kenë përgjegjësinë e selektimit të përzgjedhjes së rekomandimit të seancës së anëtarëve jo prokurorë. E kemi trajtuar me objektivitet maksimal dhe me diskutim të hapur me secilin që ndërlidhet me ketë gjë. Mund të këtë dallime krejtësisht në nuanca mbi modelin e rregullimit por që përpjekja ka qenë e sinqertë për të sjellë një raport me amandamente”, ka thënë Rrustemi.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj ishte kundër që të votohet në  këtë Projektligj. Sipas tij, ky Projektligj ka shumë hapësirë të cenimit të rekomandimeve të komisionit të Venecias.

“Vijmë në situatën që ka një ndërrim drastik sidomos të përbërjes. Qeveria ka propozuar 19 anëtarë të Këshillit Prokurorial. Ju i keni reduktu në 7 që i bjen ndryshim drastik i Qeverisë. Nga ana tjetër unë nuk po them që keni bërë punë të madhe, ndoshta ju keni punu, keni hargju energji, keni punuar po e shoh që unë kam dilemat e mia në çoftë se  janë adresuar sidomos rekomandimet e komisionit të  Venecias. Unë mendoj që ka shumë hapësirë të cenimit të rekomandimeve të komisionit të Venecias. Dhe unë nuk mund të jap votën për këtë. Unë do të votojë kundër”, është shprehur Selmanaj.

Deputeti dhe kryetari i Komisionit, Adnan  Rrusemi ka dhënë sqarime duke theksuar se Kosova mbi bazën e numrit të prokurorëve që ka, e që janë  19  është shumë i lartë. Sipas tij përmes grupit punues si Kuvend si Komision në raport me komision e Venecias jemi kthyer te numri 7.

“Në Projektligjin e parë numri ka qenë i ulët por Gjykata Kushtetuese ka gjetur raportin  e prokurorëve një anëtari që vie nga avokat i popullit. Nuk janë në përputhje me Kushtetutën. Përpjeka e dytë ka qenë përmes rritjes së numrit të anëtareve në Këshillin Prokurorial t’i përgjigjemi kësaj nevoje për sigurimin e pluralizmit por komisioni Veneciaz ka konsideruar mbi bazën e popullsisë së numrit që ka Kosova. Mbi bazën e numrit të prokurorëve që ka Kosova, numri prej 19 anëtareve është shumë i lartë, rrjedhimisht përmes grupit punës si Kuvend si Komision në raport me komisionin e Venecias jemi kthyer te numri 7”, ka thënë Rrustemi.

Edhe deputeti i AAK, Besnik Tahiri ishte kundër votimit të këtij Projektligji, ai e vlerëson si të vonuar.

“Konstatim im i parë si Kuvend edhe në këtë rast si Qeveri ne kemi humbur një kohë kogja të gjatë kur është dhënë opinioni i komisionit të Venecias në raport me shkeljet, defektet që ky Ligj  i ka paraparë çështje që duhet me u rregullu. Kemi humb shumë kohë që është parë shumë hapur rritja e numrit me 8 prokurë të cilët nuk janë pjesë e prokurorisë. Ka qenë një tendencë serioze e një politizimi të pavarur kushtetues. Le që nuk po kërkohet me i shtu 8 prokurorë  që s’janë prokurorë anëtarë të prokurorisë po numri përgjithshëm prej 19 po bjen në 7 për mu është një pikëpyetje e madhe pse po ndodh. Me këto probleme nuk mund ta votoj. Edhe vlerësimin është i vonuar”, ka thënë Tahiri.

Mendim të njëjtë ndau edhe deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa i cili tha se nuk e përkrah këtë Projektligj dhe si PDK do ta shohin se a ka elemente për ta dërguar prap në Gjykatën  Kushtetuese.

“Komisioni i Venecias ka parë diçka, rekomandime komente disa ka mundur, ke thënë që kanë mundur me  qëllim të mirë, por nuk u pa që ka qenë se po don me një formë me pas nën kontrollë Këshillin Prokurial. Niher me rrit numrin pastaj me zvoglu numrin. Ti kemi 3 prokurorë e 3 jo prokurorë nuk i bën nder Këshillit se na po flasim për prokurorë të të gjitha niveleve. Nuk është e harmonizuar mirë. Si PDK në këtë fazë nuk e përkrahim këtë Ligj. Do ta shohim a ka elemente me dërgu prap në Gjykatën Kushtetuese.  Do ta analizojmë në kuadër të subjektit politik, nuk do ta përkrahim as në Komision as në seancë plenare”, është shprehur Beqa.

lajme

Mbahet seanca në mungesë për vrasjen e Diana Kastratit

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë zhvillon sot seancën e shqyrtimit kryesor në mungesë ndaj të akuzuarit Adnon Jashari, i cili ngarkohet me vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Diana Kastrati.

Procesi po zhvillohet pa praninë e të akuzuarit, meqë ai ndodhet në arrati që nga dita e kryerjes së krimit dhe mbetet ende i kërkuar nga Policia e Kosovës përmes urdhërarrestshmërisë publike.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti zyrtarisht aktakuzën ndaj Jasharit për veprën penale të vrasjes së rëndë më 22 tetor të këtij viti.

Tragjedia ndodhi më 18 maj të vitit 2011 në Prishtinë, kur 27-vjeçarja Diana Kastrati u qëllua për mort me armë zjarri teksa po shkonte në fakultet. Ngjarja pati nxitur reagime dhe protesta të shumta publike, pasi viktima kishte kërkuar më parë urdhër mbrojtës emergjent nga institucionet e drejtësisë, mirëpo mbrojtja nuk i ishte ofruar me kohë.

Zhvillimi i këtij shqyrtimi gjyqësor shënon një hap përpara në përpjekjen e organeve të drejtësisë për të vendosur përgjegjësinë penale 15 vjet pas vrasjes që tronditi vendin./Ekonomia online/

Continue Reading

Aktualitet

Liburn Aliu jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të Portit të Durrësit

Published

on

By

Liburn Aliu ka dhënë dorëheqje nga detyra e drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit, ndërsa në vend të tij është emëruar zëvendësdrejtori i deritanishëm i përgjithshëm, Andrea Shllaku.

Arsyet zyrtare të largimit të Aliut nuk janë bërë ende të ditura nga institucioni, mirëpo ky vendim vjen menjëherë pas thirrjeve të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për largimin e drejtorëve rajonalë nga postet e tyre drejtuese.

Aliu e kishte marrë drejtimin e Portit të Durrësit më 28 tetor të vitit të kaluar, pasi më parë kishte shërbyer si ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës deri në gusht të vitit 2025. /E.A/

Continue Reading

Live

Trump konfirmon se FBI po heton lidhjen e shefit të Nvidia-s me një spione të dyshuar kineze

Published

on

By

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë të ditur se Byroja Federale e Hetimit (FBI) po heton lidhjen mes drejtorit ekzekutiv të kompanisë Nvidia, Jensen Huang, dhe një femre të dyshuar si spione e Qeverisë Kineze.

Trump deklaroi se ka zhvilluar një bisedë me shefin e Nvidia-s rreth raportimeve se ai ishte cak i një fushate spiunazhi nga Pekini. Presidenti amerikan tha se e kishte pyetur drejtpërdrejt Huang se a kishte dijeni për aktivitetin e saj, ndërsa shto se i besonte deklaratës së tij se nuk dinte gjë.

Pekini zyrtar i ka hedhur poshtë pretendimet përmes Ministrisë së Jashtme, duke i cilësuar ato si të pabaza dhe me qëllim njollosjen e Kinës. Ndërkaq, kompania Nvidia e cila ka nisur një hetim të pavarur njoftoi se nuk ka asnjë indeks se sekretet e saj apo siguria kombëtare janë cenuar.

Pretendimet për këtë lidhje kanë shkaktuar menjëherë tronditje në tregjet financiare, ku vlera e Nvidia-s rëzoi me rreth 250 miliardë dollarë pas një rënieje prej më shumë se 4% të aksioneve.

Sipas raportimeve të medieve amerikane, inteligjenca dyshon se bëhet fjalë për Alice Huang, e cila nuk ka lidhje familjare me ekzekutivin e Nvidia-s dhe mban post drejtues në kompaninë me bazë në Singapor, Megaspeed. Paralajmërimet për këtë rast i ishin dërguar më parë zyrtarëve të lartë në Washington përmes një memorandumi nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio./ BBC/

Continue Reading

Lajmet

Moti sot: Intervalet me diell dhe temperaturat deri në 14°C

Published

on

By

Dita e sotme në Kosovë pritet të karakterizohet nga një mot kryesisht i qëndrueshëm, me vranësira të shpërndara dhe me intervale të gjata me diell, sipas të dhënave nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale lëvizin ndërmjet 1°C dhe 5°C, ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të arrijnë nga 9°C deri në 14°C.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra për sekondë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara