Lajmet
Mes kundërshtimeve miratohet Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës
Published
2 years agoon
By
Betim GashiËshtë mbajtur mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit. Në këtë Komision pos tjerash u shqyrtua raporti me amendamente në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Përkundër kundërshtimeve të deputeteve të opozitës, Komisioni miratoi raportin me amandamente për Projektligjin 08/L-249 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Kryetari Komisionit Adnan Rrustemi ka thënë që në këtë projektligj është punuar me objektivitet maksimal dhe me diskutim të hapur me secilin që ndërlidhet me ketë gjë.
“E kemi përvetësuar modelin e zgjedhjes së gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese në Komision të posaqëm që përben Kuvendi me përbërje të përfaqësuesve të institucioneve të pavarura që do të kenë përgjegjësinë e selektimit të përzgjedhjes së rekomandimit të seancës së anëtarëve jo prokurorë. E kemi trajtuar me objektivitet maksimal dhe me diskutim të hapur me secilin që ndërlidhet me ketë gjë. Mund të këtë dallime krejtësisht në nuanca mbi modelin e rregullimit por që përpjekja ka qenë e sinqertë për të sjellë një raport me amandamente”, ka thënë Rrustemi.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj ishte kundër që të votohet në këtë Projektligj. Sipas tij, ky Projektligj ka shumë hapësirë të cenimit të rekomandimeve të komisionit të Venecias.
“Vijmë në situatën që ka një ndërrim drastik sidomos të përbërjes. Qeveria ka propozuar 19 anëtarë të Këshillit Prokurorial. Ju i keni reduktu në 7 që i bjen ndryshim drastik i Qeverisë. Nga ana tjetër unë nuk po them që keni bërë punë të madhe, ndoshta ju keni punu, keni hargju energji, keni punuar po e shoh që unë kam dilemat e mia në çoftë se janë adresuar sidomos rekomandimet e komisionit të Venecias. Unë mendoj që ka shumë hapësirë të cenimit të rekomandimeve të komisionit të Venecias. Dhe unë nuk mund të jap votën për këtë. Unë do të votojë kundër”, është shprehur Selmanaj.
Deputeti dhe kryetari i Komisionit, Adnan Rrusemi ka dhënë sqarime duke theksuar se Kosova mbi bazën e numrit të prokurorëve që ka, e që janë 19 është shumë i lartë. Sipas tij përmes grupit punues si Kuvend si Komision në raport me komision e Venecias jemi kthyer te numri 7.
“Në Projektligjin e parë numri ka qenë i ulët por Gjykata Kushtetuese ka gjetur raportin e prokurorëve një anëtari që vie nga avokat i popullit. Nuk janë në përputhje me Kushtetutën. Përpjeka e dytë ka qenë përmes rritjes së numrit të anëtareve në Këshillin Prokurorial t’i përgjigjemi kësaj nevoje për sigurimin e pluralizmit por komisioni Veneciaz ka konsideruar mbi bazën e popullsisë së numrit që ka Kosova. Mbi bazën e numrit të prokurorëve që ka Kosova, numri prej 19 anëtareve është shumë i lartë, rrjedhimisht përmes grupit punës si Kuvend si Komision në raport me komisionin e Venecias jemi kthyer te numri 7”, ka thënë Rrustemi.
Edhe deputeti i AAK, Besnik Tahiri ishte kundër votimit të këtij Projektligji, ai e vlerëson si të vonuar.
“Konstatim im i parë si Kuvend edhe në këtë rast si Qeveri ne kemi humbur një kohë kogja të gjatë kur është dhënë opinioni i komisionit të Venecias në raport me shkeljet, defektet që ky Ligj i ka paraparë çështje që duhet me u rregullu. Kemi humb shumë kohë që është parë shumë hapur rritja e numrit me 8 prokurë të cilët nuk janë pjesë e prokurorisë. Ka qenë një tendencë serioze e një politizimi të pavarur kushtetues. Le që nuk po kërkohet me i shtu 8 prokurorë që s’janë prokurorë anëtarë të prokurorisë po numri përgjithshëm prej 19 po bjen në 7 për mu është një pikëpyetje e madhe pse po ndodh. Me këto probleme nuk mund ta votoj. Edhe vlerësimin është i vonuar”, ka thënë Tahiri.
Mendim të njëjtë ndau edhe deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa i cili tha se nuk e përkrah këtë Projektligj dhe si PDK do ta shohin se a ka elemente për ta dërguar prap në Gjykatën Kushtetuese.
“Komisioni i Venecias ka parë diçka, rekomandime komente disa ka mundur, ke thënë që kanë mundur me qëllim të mirë, por nuk u pa që ka qenë se po don me një formë me pas nën kontrollë Këshillin Prokurial. Niher me rrit numrin pastaj me zvoglu numrin. Ti kemi 3 prokurorë e 3 jo prokurorë nuk i bën nder Këshillit se na po flasim për prokurorë të të gjitha niveleve. Nuk është e harmonizuar mirë. Si PDK në këtë fazë nuk e përkrahim këtë Ligj. Do ta shohim a ka elemente me dërgu prap në Gjykatën Kushtetuese. Do ta analizojmë në kuadër të subjektit politik, nuk do ta përkrahim as në Komision as në seancë plenare”, është shprehur Beqa.
lajme
FIFA flet pas triumfit të Kosovës: Një hap larg Kupës së Botës
Published
5 hours agoon
March 26, 2026By
UBTNews
Fitorja spektakolare e Kosovës ndaj Sllovakisë me rezultat 4-3 nuk ka kaluar pa u vënë re as në skenën ndërkombëtare, teksa edhe vetë FIFA ka reaguar pas ndeshjes, duke e cilësuar Kombëtaren e Kosovës vetëm një hap larg kualifikimit për Kupën e Botës.
Në një postim zyrtar, FIFA theksoi se “është vetëm edhe një hap për Kosovën drejt Botërorit”, duke e shoqëruar mesazhin me imazhe nga festa e lojtarëve pas një ndeshjeje dramatike.
Kosova arriti këtë fitore pas një përballjeje të vështirë, ku Sllovakia e nisi më mirë dhe mori epërsinë, duke e vendosur në presion ekipin kosovar. Megjithatë, “Dardanët” reaguan me karakter, duke barazuar dhe më pas duke përmbysur rezultatin në pjesën e dytë me një lojë të organizuar dhe efikase në sulm. Edhe pse vendasit tentuan të rikthehen në fund dhe e bënë rezultatin të ngushtë, Kosova arriti ta menaxhojë avantazhin dhe të sigurojë një fitore shumë të rëndësishme.
Ky triumf jo vetëm që i mban gjallë shpresat për kualifikim, por e vendos Kosovën shumë pranë një arritjeje historike në arenën ndërkombëtare. Tashmë, gjithë vëmendja është te sfida e radhës ndaj Turqisë, një ndeshje që mund të vulosë fatin e Kosovës dhe ta dërgojë drejt Botërorit, aty ku do të ishte një moment historik për futbollin kosovar.
Aktualitet
Kosova përmbys Sllovakinë në një dramë të çmendur, tani gjithçka vendoset ndaj Turqisë
Published
5 hours agoon
March 26, 2026By
UBTNews
Kosova ka marrë një fitore të madhe dhe plot emocion ndaj Sllovakisë me rezultat 4-3, në një ndeshje ku “Dardanët” treguan karakter dhe kthyen gjithçka në favorin e tyre pas një nisjeje të vështirë.
Vendasit e filluan më mirë takimin dhe kaluan të parët në epërsi, duke goditur herët dhe duke marrë kontrollin e lojës, ndërsa para pushimit arritën ta rikthejnë avantazhin edhe një herë pas barazimit të Kosovës.
Megjithatë, pjesa e dytë foli krejtësisht për Kosovën. Ekipi reagoi fuqishëm, barazoi shpejt rezultatin dhe më pas mori kontrollin e ndeshjes duke realizuar dy gola të tjerë që e çuan drejt një epërsie të rëndësishme. Kur u duk se gjithçka po mbyllej qetë, Sllovakia ngushtoi rezultatin në fund dhe rihapi dramën, por Kosova arriti ta ruajë avantazhin dhe të dalë me një fitore të madhe.
Ky triumf i jep një shtysë të fortë Kosovës në garën për kualifikim, ndërsa tani vëmendja kalon te sfida e radhës ndaj Turqisë, një përballje që pritet të jetë vendimtare për ëndrrën e “Dardanëve” drejt Botërorit.
Vendi
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të moshuari që u gjet pa shenja jete në Prizren
Published
10 hours agoon
March 26, 2026By
UBTNews
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një burri rreth 70-vjeçar, i cili u gjet i vdekur në rrugën “Edit Durham” në Prizren, saktësisht pranë banesave të ish-TMK-së.
Sipas njoftimit zyrtar, mjekët ligjorë kanë konstatuar se vdekja ka ndodhur rreth 2-3 orë para mbërritjes së ekipeve në vendngjarje.
“Patrulla policore, së bashku me ekipin kujdestar të hetuesisë dhe ekipin e krim-teknikës, kanë dalë në vendin e ngjarjes, i cili gjendet tek banesat e ish TMK-së. Sipas informatave fillestare viktima është mashkull i moshuar, rreth 70 vjeçar, ende i paidentifikuar. Ekipi i Urgjencës ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë të paktën 2–3 orë para mbërritjes së mjekëve. Nuk janë vërejtur shenja të një vdekjeje të dhunshme”, thuhet në njoftimin policor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e krim-teknikës dhe prokurori i shtetit, i cili e ka cilësuar rastin si “hetim i vdekjes”. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia u bën thirrje të gjithë atyre që mund të kenë informacione mbi identitetin e viktimës të lajmërohen në stacionin më të afërt ose të telefonojnë në numrin emergjent 192.
Lajmet
Izraeli raporton vrasjen e komandantit të marinës iraniane
Published
14 hours agoon
March 26, 2026By
UBTNews
Izraeli thotë se ka vrarë shefin e marinës së Iranit, i cili mbikëqyrte bllokadën e Ngushticës së Hormuzit.
Alireza Tangsiri u emërua komandant i Marinës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në vitin 2018, ndërsa më parë kishte shërbyer si zëvendëskomandant i kësaj marine që nga viti 2010.
Një llogari në rrjetin social X, që i atribuohet atij, ka qenë aktive që nga 10 marsi i këtij viti, me mediat iraniane që citonin postimet e tij. Në këto postime, ai kishte shkruar disa herë për Ngushticën e Hormuzit, duke deklaruar se “asnjë anije e lidhur me agresorët kundër Iranit nuk ka të drejtë të kalojë”.
Tangsiri njihej si një komandant i ashpër, i cili në të kaluarën kishte bërë deklarata të shumta kundër SHBA-së dhe Izraelit. Në vitin 2019, ai kishte kërcënuar se do të mbyllte Ngushticën e Hormuzit nëse pengoheshin eksportet e naftës së Iranit. Tangsiri u sanksionua nga Thesari i SHBA-së bashkë me komandantë të tjerë të IRGC-së në vitin 2019, pasi Irani rrëzoi një dron vëzhgues amerikan pranë ngushticës./BBC/
FIFA flet pas triumfit të Kosovës: Një hap larg Kupës së Botës
Kosova përmbys Sllovakinë në një dramë të çmendur, tani gjithçka vendoset ndaj Turqisë
Kosova barazon në minutën e 21-të
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të moshuari që u gjet pa shenja jete në Prizren
Izraeli raporton vrasjen e komandantit të marinës iraniane
HBO lanson trailerin e parë të serialit “ Harry Potter”
Një moment kthese për rrjetet sociale: Çfarë e pret teknologjinë pas vendimit historik për varësinë?
Kosova pa Demakun e Sadriun në gjysmëfinalen ndaj Sllovakisë
Nga Veterniku në Vushtrri: Detajet e operacionit “Delivery” ku u zbulua edhe një “Call Center” i dyshimtë
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet2 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
