Botë

Merz tregon gatishmërinë për të furnizuar Kievin me raketa

Published

on

Udhëheqësi i Unionit Kristian Demokrat (CDU) dhe kancelari i mundshëm Friedrich Merz tha se Gjermania mund të transferojë raketat Taurus në Kiev nëse bie dakord me aleatët e saj të BE-së për ta bërë këtë.

“Ne vetë nuk do të hyjmë në këtë luftë, por do të furnizojmë ushtrinë ukrainase me këto armë”, tha Merz në një intervistë për transmetuesin publik ARD, i pyetur nëse ai ende beson se Ukraina duhet të furnizohet me raketa Taurus.

Megjithatë, politikani saktësoi se një hap të tillë mund ta ndërmerr vetëm nëse ka marrëveshje me partnerët evropianë. “Partnerët tanë evropianë po furnizojnë tashmë raketa lundrimi. Britanikët po e bëjnë, francezët dhe amerikanët në fund të fundit. Kjo duhet të arrihet bashkërisht. Dhe nëse bihet dakord, atëherë Gjermania duhet të marrë pjesë,” shpjegoi Merz, i cili pritet të zgjidhet kancelari gjerman muajin e ardhshëm.

Për më tepër, vazhdoi ai, edhe pse trupat ukrainase kanë qenë në pozicionin mbrojtës, raketa e lundrimit gjermano-suedeze e lëshuar nga ajri mund të përdoret për të goditur urën Kerç dhe objektiva të tjera.

Kievi prej kohësh ka kërkuar nga Berlini raketat Taurus, të konsideruara si një analog i Storm Shadows të furnizuar nga Britania, të cilat tashmë janë dorëzuar në Ukrainë. Presidenti rus Vladimir Putin tha në një samit të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) në fund të nëntorit se Moska kishte paralajmëruar vazhdimisht se çdo përdorim i raketave perëndimore me rreze të largët për sulme në tokën ruse do të nënkuptonte përfshirjen e drejtpërdrejtë të NATO-s në konfliktin e Ukrainës.

lajme

Skandali me spiunazh kinez: Shefi i Nvidia-s, Jensen Huang, pranon aferën jashtëmartesore

Published

on

By

Jensen Huang, bashkëthemeluesi dhe drejtori ekzekutiv i gjigantit të inteligjencës artificiale Nvidia, është përfshirë në një skandal të madh personal dhe gjeopolitik pas raportimeve se ka pasur një marrëdhënësi jashtëmartesore me një grua të dyshuar si spiune e inteligjencës kineze.

Raportimet e New York Times bëjnë të ditur se shërbimet amerikane të inteligjencës kishin identifikuar Alice Huang (e njohur edhe si Huang Le), ish-ekzekutive në kompaninë e qendrave të të dhënave Megaspeed me seli në Singapor, si person të rekrutuar nga agjencitë kineze të zbulimit. Përgjimet e inteligjencës zbuluan komunikimet e saj me Huang, duke ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë kombëtare.

Lidhur me ngjarjen, 63-vjeçari Huang ka reaguar me anë të një deklarate publike ku pranoi tradhtinë bashkëshortore, duke shprehur keqardhje të thellë ndaj bashkëshortes së tij Lori dhe dy fëmijëve të tyre:

“I kam qenë i pabesë gruas sime. Veprimet e mia e kanë lënduar atë dhe fëmijët tanë. Nuk ka asnjë arsyetim për atë që kam bërë. Më vjen thellësisht keq.”

Bordi i drejtuesve të Nvidia-s ka njoftuar nisjen e një hetimi të brendshëm, por për momentin ka konfirmuar besimin te udhëheqja e Huang, duke pasur parasysh edhe peshën financiare të kompanisë e cila kap vlerën e rreth 4.5 trilonë dollarëve. Skandali vjen në një periudhë delikate të rivalitetit teknologjik mes SHBA-së dhe Kinës, ku Nvidia luan një rol kyç në furnizimin e tregut global me çipa të avancuar të inteligjencës artificiale. /BBC/

Continue Reading

Aktualitet

Alarm pasigurie në Evropë: Kërcënime për bomba në katër shtete shtyjnë autoritetet të rrisin masat e sigurisë

Published

on

By

Një seri kërcënimesh të rreme për bomba ka përfshirë katër vende evropiane – Danimarkën, Çekinë, Rumaninë dhe Irlandën – duke prekur aeroporte, fluturime pasagjerësh dhe selinë e transmetuesit publik irlandez RTE.

Incidentet vijnë pas një jave të ngarkuar me alarme të ngjashme, ku më shumë se 20 fluturime kanë pranuar kërcënime anonime, duke detyruar devijimin e disave prej tyre.

Në Rumani, një avion i kompanisë “TAROM” që udhëtonte nga Praga për në Bukuresht mori kërcënim për bombë, mirëpo vazhdoi fluturimin dhe u ul i sigurt në destinacion, ku autoritetet konfirmuan se alarmi ishte i rremë.

Në Danimarkë, policia forcoi praninë në aeroportin e Kopenhagës për të dytën ditë me radhë pas kërcënimeve ndaj trafikut ajror, duke njoftuar se situata mbetet nën kontroll dhe fluturimet po zhvillohen normalisht.

Në Çeki, policia ndërmori masa shtesë sigurie në bashkëpunim me aeroportin “Vaclav Havel” të Pragës pas sinjaleve të reja ndaj avionëve.

Në Irlandë, selia e televizionit publik RTE në Dublin u evakuua pas një kërcënimi për bombë, gjë që solli ndërprerjen e transmetimeve të drejtpërdrejta. Policia irlandeze konfirmoi se po heton kërcënimet e drejtuara ndaj mediave atje dhe në Evropë.

Vëllimi i madh i kërcënimeve brenda një kohe të shkurtër konsiderohet i pazakontë nga ekspertët e sigurisë. Incidentet po ndodhin në një periudhë tensionesh të larta gjeopolitike dhe paralajmërimesh se rajoni mund të jetë cak i sulmeve hibride. /BBC/

Continue Reading

Live

Shtëpia e Bardhë mohon zërat për largimin e Hegseth dhe Rubio pas humbjes së republikanëve në zgjedhje

Published

on

By

Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë zyrtarisht spekulimet se Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, mund të largohen nga detyrat e tyre në kuadër të një riorganizimi të administratës Trump pas zgjedhjeve të fundit.

Njoftimet në mediat amerikane kishin sugjeruar thirrje për zëvendësimin e Hegseth, veçanërisht për shkak të menaxhimit të luftës me Iranin, e cila po cilësohet si shkaktarja kryesore e humbjeve të thella të Partisë Republikane në zgjedhjet e mesmandatit. Si pasojë e këtyre zgjedhjeve, Demokratët kanë marrë kontrollin e plotë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit amerikan.

Një kongresmen republikan në largim ka kërcënuar se do të spastrojë rrugën për një votim shkarkimi (impeachment) ndaj Hegseth që javën e ardhshme. Megjithatë, Sekretari i Mbrojtjes ka publikuar një video-deklaratë ku mbron punën e tij dhe dënon këto përpjekje.

“Ata më sulmojnë mua dhe na sulmojnë ne sepse jemi efektivë. Kjo nuk do të funksionojë. Ne nuk do të terhiqemi”, deklaroi Hegseth.

Edhe pse si presidenti Donald Trump ashtu edhe zëvendëspresidenti JD Vance kanë fajësuar luftën në Iran për rezultatin zgjedhor, Trump konfirmoi se ka ndërmend ta mbajë Hegseth në detyrë, duke vlerësuar punën e tij gjatë muajve të kaluar.

Nga ana tjetër, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka përgënjeshtruar raportimet se po planifikon dorëheqjen për t’u përgatitur për një garë të mundshme presidenciale në vitin 2028.

“Të punoj për Trumpin deri në fund të mandatit ka qenë gjithmonë plani im. E dua punën që po bëj. Po ashtu gjithmonë qesh kur thonë se ai do të largohet nga puna. Unë pyes: ‘Cilën punë?'”, tha Rubio për The New York Times.

Të dyja institucionet, Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit, i kanë cilësuar si “lajme të rreme” zërat për largimin e mundshëm të Rubios./BBC/

 

Continue Reading

Lajmet

Alarm për bombë në fluturimin Dublin–Romë: Avioni i “Aer Lingus” devijohet me urgjencë drejt bazës ushtarake në Francë

Published

on

By

Një aeroplan pasagjerësh i kompanisë “Aer Lingus” i llojit Airbus A320, i cili po udhëtonte nga Dublini drejt Romës, është devijuar me urgjencë drejt bazës ajrore Évreux në Fauville të Francës, pas marrjes së një alarmi për kërcënim me bombë.

Lajmi është konfirmuar nga Zyra e Kryeministrit të Francës, Sébastien Lecornu, e cila bëri me dije se autoritetet franceze po e monitorojnë situatën nga afër dhe kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë.

“Po e monitorojmë nga afër situatën në lidhje me avionin e devijuar pas një kërcënimi me bombë”, thuhet në deklaratën zyrtare të zyrës së kryeministrit francez.

Sipas të dhënave të fluturimit, avioni i fluturimit EI402 të “Aer Lingus” ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Dublinit në orën 06:23 të mëngjesit dhe kishte si destinacion Aeroportin Fiumicino “Leonardo da Vinci” në Romë, ku parashikohej të ulej në orën 10:50. Autoritetet e sigurisë po kryejnë kontrollet e nevojshme në bazën ushtarake në Francë. /BBC/

Continue Reading

Të kërkuara