Botë

Merz thotë se aleatët e Kievit nuk do ta kufizojnë më rrezen e përdorimit të armëve për Ukrainën

Published

on

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha të hënën se Gjermania, së bashku me aleatët e tjerë kyç perëndimorë të Ukrainës, kanë hequr kufizimet në rrezen e lejuar për përdorim të armëve që ia dërgojnë Kievit për t’u mbrojtur kundër Rusisë.

Merz, i cili mori detyrën në fillim të këtij muaji, gjithashtu premtoi se “do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të vazhduar mbështetjen për Ukrainën, përfshirë edhe ushtarakisht”, në koordinim të ngushtë me aleatët e tjerë.

Nuk ka më kufizime në rreze për armët që i dorëzohen Ukrainës – as nga britanikët, as nga francezët, as nga ne dhe as nga amerikanët”, tha ai.

Kjo do të thotë se Ukraina tani mund të mbrohet, për shembull, duke sulmuar pozicione ushtarake në Rusi… Me përjashtime të pakta, nuk e ka bërë këtë deri tani. Tani mund ta bëjë”, shtoi ai.

Qeveria e mëparshme gjermane e kancelarit të qendrës së majtë, Olaf Scholz, mbështeti fuqishëm Kievin, por shmangu dërgimin e raketave me rreze të gjatë Taurus, nga frika se kjo mund të përshkallëzonte tensionet me fuqinë bërthamore, Rusinë.

Merz ka thënë më parë se ai është pro dërgimit të raketave Taurus, të cilat mund të godasin objektiva thellë në territorin rus.

Qeveria e tij që nga atëherë ka theksuar se nuk do të zbulojë më detaje mbi armatimin që po i dërgon Ukrainës, duke preferuar një qëndrim të paqartësisë strategjike.

Duke folur në një intervistë të gjatë për transmetuesin publik WDR, Merz nuk tha nëse Gjermania do të dërgojë tani raketat Taurus në Kiev.

Megjithatë, kancelari i sapoemëruar e shfrytëzoi rastin për të kritikuar mungesën e gatishmërisë së presidentit rus, Vladimir Putin, për t’u angazhuar në bisedime për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainë.

Shefi i Kremlinit ka reaguar ndaj përpjekjeve diplomatike për të ndalur konfliktin duke e ndjekur luftën “më ashpër se më parë”, tha Merz për WDR.

Putin, në mënyrë të qartë, i sheh ofertat për bisedime si një shenjë dobësie”, tha Merz.

Që kur presidenti amerikan, Donald Trump, u rikthye në Shtëpinë e Bardhë këtë vit, ai ka kërkuar të shtyjë të dyja palët, Ukrainën dhe Rusinë, drejt bisedimeve të drejtpërdrejta në nivelin më të lartë.

Javën e kaluar, Trump sugjeroi Vatikanin si vend të mundshëm pritës për një takim, me qeverinë italiane që deklaroi se udhëheqësi i Kishës Katolike ishte i gatshëm të organizonte bisedimet.

Por, Moska ka shprehur dyshime për potencialin e Selisë së Shenjtë si ndërmjetësuese.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se do të ishte “jo elegante” që Kisha Katolike të ndërmjetësonte bisedime mes dy vendeve kryesisht ortodokse.

Merz tha se mbështetësit perëndimorë të Ukrainës kanë kërkuar të përdorin të gjitha opsionet diplomatike të disponueshme për të nisur bisedimet.

Pas tri javëve të fundit, askush nuk mund të na akuzojë seriozisht se nuk i kemi shteruar të gjitha mjetet diplomatike që kishim në dispozicion”, tha Merz. Përveç “ngritjes së flamurit të bardhë”, mbështetësit e Ukrainës kanë “bërë gjithçka që kanë mundur.”

Nëse edhe një ofertë për takim në Vatikan nuk merr aprovimin e [Putinit], atëherë duhet të jemi të përgatitur që kjo luftë të zgjasë më shumë se sa dëshirojmë apo mund të imagjinojmë”, tha Merz./REL/

Aktualitet

Trump kundër zgjatjes së armëpushimit: SHBA synon një “marrëveshje të shkëlqyer” me Iranin

Published

on

By

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të zgjasë afatin e armëpushimit me Iranin, duke argumentuar se koha në dispozicion është e kufizuar.

Gjatë një interviste për CNBC këtë të martë, Trump theksoi se Shtetet e Bashkuara ndodhen në një pozicion mjaft të fortë negociues, gjë që sipas tij do të çojë drejt arritjes së një marrëveshjeje tejet të favorshme.

Pavarësisht këtij qëndrimi të prerë të presidentit, zyrtarë në Uashington mbeten optimistë se bisedimet do të vijojnë në Pakistan.

Nga ana tjetër, burime nga Teherani konfirmojnë se autoritetet iraniane po shqyrtojnë mundësinë për t’u bërë pjesë e raundit të ardhshëm të negociatave.

Continue Reading

Aktualitet

Trump pretendon se Irani ka ‘shkelur’ marrëveshjen e armëpushimit ‘shumë herë’

Published

on

By

Në një postim jashtëzakonisht të shkurtër në Truth Social, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se “Irani e ka shkelur armëpushimin shumë herë”, pa specifikuar se cilat ishin këto shkelje.

Komentet e tij vijnë mes pasigurisë së vazhdueshme nëse raundi i dytë i bisedimeve të paqes midis Iranit dhe SHBA-së do të zhvillohet sot në Pakistan.

Të dielën, Trump akuzoi Iranin për gjuajtje ndaj anijeve që kalonin nëpër Ngushticën e Hormuzit, veprim ky që sipas tij përbënte shkelje të marrëveshjes së armëpushimit, e cila pritet të skadojë nesër.

Sidoqoftë, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se ishte bllokada e Uashingtonit në këtë rrugë ujore ajo që përbënte shkelje të marrëveshjes. Trump deklaroi të premten se bllokada detare e porteve iraniane do të vazhdojë derisa të arrihet një marrëveshje. /The Guardian/

Continue Reading

Aktualitet

Trump optimist për marrëveshje me Iranin: “Po fitojmë me diferencë të madhe”

Published

on

By

Edhe pse ka qëndruar larg kamerave, Presidenti Donald Trump ka zgjedhur rrjetet sociale për të shpërfaqur një dozë të lartë optimizmi përpara bisedimeve të paqes me Iranin, që pritet të nisin këtë javë në Pakistan. Përmes platformës së tij, Truth Social, Trump ka bërë të ditur se SHBA-ja ndodhet në një pozicion shumë të favorshëm negociues.

Sipas Presidentit, bllokada detare e SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit po i shkakton Iranit humbje prej 500 milionë dollarësh në ditë, duke e rënduar ndjeshëm ekonominë e këtij vendi. Trump pretendon se ky presion po funksionon dhe se çdo marrëveshje e re do të jetë shumë më e favorshme se akordi i vitit 2015 (JCPOA) i arritur gjatë administratës Obama.

“Nuk jam nën presion” -Trump hodhi poshtë raportimet se ai po nxiton drejt një marrëveshjeje për shkak të presioneve të brendshme apo ndërkombëtare.

“Lexoj lajmet e rreme që thonë se jam nën presion. Kjo nuk është e vërtetë! Nuk jam nën asnjë lloj presioni, megjithëse çdo gjë do të ndodhë relativisht shpejt,” ka deklaruar ai.

Përkundër toneve triumfuese, mbeten shumë pikëpyetje. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nëse të dyja palët do të ulen vërtet në tryezën e bisedimeve në Pakistan. Gjithashtu, Trump përballet me presionin e tij ekonomik për të rihapur Ngushticën e Hormuzit për tregtinë ndërkombëtare, ndërkohë që opinioni publik në Amerikë mbetet gjerësisht kundër përfshirjes në një konflikt të ri të armatosur.

Megjithatë, për Presidentin Trump, situata po shkon “shumë mirë” dhe ai beson se Amerika do të dalë me një marrëveshje historike që tejkalon të gjitha marrëveshjet e mëparshme./BBC/

Continue Reading

Aktualitet

Irani shqyrton pjesëmarrjen në bisedimet e paqes pas ndërhyrjes së Pakistanit; Trump dërgon delegacionin në rajon

Published

on

By

Teherani zyrtar ka konfirmuar të hënën se është duke “shqyrtuar pozitivisht pjesëmarrjen në bisedimet e paqes” me Shtetet e Bashkuara, të cilat pritet të mbahen në Pakistan. Ky sinjal diplomatik vjen pas përpjekjeve intensive të Islamabadit për të bindur Uashingtonin që të heqë bllokadën mbi portet iraniane, e cila konsiderohej si pengesa kryesore për rikthimin e Iranit në tryezën e negociatave.

Burime nga Pakistani kanë bërë të ditur se presidenti Donald Trump është informuar zyrtarisht se bllokada amerikane përbën një barrierë të pakalueshme për progresin e bisedimeve. Si kundërpërgjigje, Trump ka njoftuar se zëvendëspresidenti JD Vance dhe një delegacion i lartë i SHBA-së pritet të arrijnë në Pakistan brenda pak orësh për të nisur diskutimet.

Pavarësisht kësaj fryme optimiste, zyrtarët iranianë kanë qenë të kujdesshëm duke theksuar se:

“Teherani po e shqyrton me vëmendje ofertën, por deri më tani nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar për pjesëmarrje.”

Kjo lëvizje diplomatike vjen në një moment kritik, pasi afati i armëpushimit aktual po shkon drejt skadimit. Presioni mbi palët është rritur ndjeshëm, pasi dështimi i arritjes së një marrëveshjeje brenda këtyre orëve rrezikon të rikthejë përshkallëzimin ushtarak në rajon.

Ndërmjetësimi i Pakistanit shihet si dritarja e fundit e mundshme për të shmangur rifillimin e luftimeve, ndërsa prezenca e nivelit të lartë amerikan me në krye Vance tregon seriozitetin e Uashingtonit për të gjetur një rrugëdalje para se të mbyllet afati i armëpushimit. /Reuters/

 

Continue Reading

Të kërkuara