Lajmet

Merren në pyetje tre policët e arrestuar të Kosovës

Qeveria e Kosovës e konsideron arrestimin e tyre si “rrëmbim” në territorin e saj.

Published

on

Tre policë të Kosovës, të arrestuar nga forcat serbe më 14 qershor, po merren në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Kralevë – qytet në jug të Serbisë.

Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Prokuroria e Kralevës, por ajo nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it se çfarë akuzash rëndojnë mbi ta.

Qeveria e Kosovës e konsideron arrestimin e tyre si “rrëmbim” në territorin e saj.

Serbia e mohon këtë, duke thënë se ata janë arrestuar në territorin e saj.

Lajmet

​Deputetët e Listës Serbe nuk tregojnë nëse do të marrin pjesë në seancën konstituive

Published

on

By

Deputetët e Listës Serbe nuk janë deklaruar nëse do të marrin pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës dhe as nëse do të votojnë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Pas përfundimit të procedurave të regjistrimit si deputetë të rinj, ata kanë refuzuar të përgjigjen pyetjeve të gazetarëve.

Seanca konstituive do të mbahet nesër.

Continue Reading

Lajmet

Gërvalla në Luksemburg: Kosova meriton mbështetje për në BE dhe NATO

Published

on

By

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla kërkoi ditën e djeshme në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg, mbështetje të qartë për aspiratat e vendit tonë për anëtarësim në BE dhe NATO, duke theksuar rëndësinë e këtyre proceseve jo vetëm për Kosovën, por edhe stabilitetin rajonal dhe evropian.

Gërvalla përmendi tre hapa urgjentë që kërkohen tani, e që kontribuojnë jashtë mase në stabilizimin e rrethanave në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe hapjen e rrugës për integrimin e rajonit në BE.

Hapat në fjalë janë: heqja e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, përfundimi i procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe mbështetja për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Gërvalla nënvizoi përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës ndaj dialogut të lehtësuar nga BE me Serbinë, dhe zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit të vitit 2023.

Ajo theksoi se ky proces duhet të çojë drejt njohjes reciproke dhe ndërtimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, mbi bazën e barazisë dhe vlerave evropiane.

Gërvalla kërkoi nga BE-ja edhe veprime ndaj Serbisë e cila në vazhdimësi e mohon marrëveshjen dhe vepron në kundërshtim me dispozitat e saj.

Në dritën e kërcënimeve të vazhdueshme nga Serbia dhe ndikimit rus në rajon,  Gërvalla bëri thirrje për mbështetje të fuqishme për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe llogaridhënie për aktin e hapur të agresionit në Banjskë, si çështje kyçe për sigurinë rajonale dhe integritetin e BE-së.

Continue Reading

Lajmet

Sot regjistrohen deputetët e AAK-së dhe të pakicave

Published

on

By

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Listës Serbe dhe të komuniteteve të tjera joshumicë, do të regjistrohen sot për legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës janë regjistruar gjatë javës së kaluar.

Seanca konstituive e legjislaturës së nëntë e Kuvendit do të mbahet të martën, më 15 prill, në orën 10:00.

Continue Reading

Aktualitet

Aleatët zotohen për ndihmë 21 miliardë euro për Ukrainën

Published

on

Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, ka thënë gjatë konferencës për shtyp të mbajtur krah për krah me homologun e tij gjerman dhe atë ukrainas, se si rezultat i samitit të mbajtur në Bruksel, ku morën pjesë më shumë se 50 vende, aleatët janë zotuar për ndihmë ushtarake në vlerë prej 21 miliardë eurove për Ukrainën.

Healey ka përjashtuar rolin e Bashkimit Evropian në saje të planifikimit për të formuar të ashtuquajturin “koalicioni i të vullnetshmëve”, pas kritikave të bëra nga përfaqësuesja e lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e BE-së, Kaja Kallas, e cila pati thënë më herët gjatë ditës se kishte mungesë qartësie në planet rreth koalicionit në fjalë.

“Planifikimi ynë është vërtet për koalicionin e të vullnetshmëve, [është] real, substancial, dhe i avancuar mirë. Bashkimi Evropian nuk është pjesë e atij planifikimi”, ka shtuar Healey.

Nga ana tjetër, ministri gjerman i Mbrojtjes, Pistorius ka thënë se Moska “nuk është ende e interesuar në paqe”, dhe se arritja e paqes në të ardhmen e afërt duket jorealistike.

“Ukraina ka nevojë për një ushtri të fuqishme dhe vetëm atëherë procesi i negocimit mund të çojë në një paqe të qëndrueshme”, ka thënë Pistorius.

Deklaratave të Pistoriusit iu bashkua edhe ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov, i cili ka shtuar se Rusia nuk ka treguar aspak vullnet për paqe.

“Rusia është duke rritur prodhimin…dhe nuk tregon asnjë shenjë se është e gatshme për paqe”, ka thënë Umerov.

Ai ka falënderuar vendet aleate për ndihmën e vazhdueshme, tek ka theksuar nevojën urgjente të Ukrainës për sisteme ajrore të mbrojtjes.

E pavarësisht mungesës së sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili u kyç në takim përmes videolidhjes, Umerov ka insistuar se SHBA vazhdojnë të mbesin “partneri kryesorë” i Kievit.

Continue Reading

Të kërkuara