Hudhra është një nga thesaret më të çmuar të natyrës dhe ka qenë e përdorur që në lashtësi për trajtimin dhe shërimin e shumë sëmundjeve.
Vlerat e saj njihen gjerësisht në të gjithë botën, sidomos në praktikat e mjekësisë popullore, ku ajo konsiderohet si një mbrojtëse natyrale kundër sëmundjeve.
Hudhra ndihmon në luftimin e infeksioneve, uljen e kolesterolit dhe tensionit të gjakut, si dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.
Ajo është e pasur me antioksidantë, minerale dhe vitamina, sidomos vitaminën B, e cila ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit të tij.
Për këtë arsye, hudhra konsiderohet një nga ushqimet më të shëndetshme për zemrën.
Hudhra dhe lëngu i portokallit për qarkullimin e gjakut
Kombinimi i hudhrës me lëngun e portokallit mund të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin e gjakut.
Lëngu është i pasur me vitaminë C dhe fibra, të cilat janë të dobishme për shëndetin e enëve të gjakut.
Për të përgatitur këtë kurë ju nevojiten:
2 thelpinj hudhre
5 portokalle
Përgatitja:
Shtypni thelpinjtë e hudhrës për të çliruar alicinën, përbërësi aktiv më i rëndësishëm që pengon rritjen e qelizave kancerogjene. Shtrydhni portokallet dhe përzieni lëngun me hudhrën e shtypur.
Nëse nuk doni të ndjeni copat e hudhrës, mund t’i kaloni të dyja në mikser, kjo kurë duhet marrë çdo mëngjes me stomak bosh për të paktën dy javë.
Konsumimi i rregullt ndihmon në ushqyerjen e gjakut, ruajtjen e shëndetit të enëve të gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit.
Ekspertët rekomandojnë sasinë e hudhrës sipas formës së saj:
Hudhra e freskët: deri në 5 gramë në ditë
Ekstrakti i hudhrës: 600–1200 mg në ditë, pa e tejkaluar këtë sasi. /A.Z/UBT News/