Lajmet

Merkel paralajmëron ndaj “forcave centrifugale” në BE

Merkel: S’duhet ta mashtrojmë veten. Në BE po veprojnë prej disa kohësh forca centrifugale.

Published

on

Kancelarja Angela Merkel u nderua nga mbreti spanjoll Felipe VI me Çmimin Evropian Karl V për meritat e saj për Bashkimin Evropian. Angela Merkel gjithmonë ka ofruar zgjidhje konstruktive, ka kërkuar kompromise dhe ka kontribuar në këtë mënyrë për Bashkimin Evropian dhe për marrëdhëniet veçanërisht të ngushta midis Spanjës dhe Gjermanisë, tha mbreti spanjoll Felipe VI.

Në fjalën e saj falenderuese politikania kristiandemokrate zgjodhi fjalë të qarta: “Nuk duhet ta mashtrojmë veten. Në BE po veprojnë prej disa kohësh forca centrifugale”. Këto lindin kur çimentoja e vlerave të përbashkëta bëhet e brishtë, kur BE-ja nuk përmbush premtimet e saj, kur ndodhin zhvillimet shoqërore me shpejtësi të ndryshme dhe kur dallimet ekonomike dhe sociale bëhen shumë të mëdha.

Spanien König Felipe verleiht Kanzlerin Merkel Europapreis

“Forca e Evropës varet nga sa e bashkuar është ajo”, theksoi Merkel. Kjo vlen si për politikën e jashtme ashtu edhe atë të sigurisë, migracionin, mbrojtjen e klimës dhe në përgjithësi për gjitha fushat në të cilat dikush dëshiron të formësojë globalizimin në kuptimin evropian.

Merkel bën thirrje për një linjë të përbashkët evropiane

Në mënyrë të veçantë Merkel bëri thirrje për një politikë të përbashkët evropiane për emigracionin. Pavarësisht nga vështirësitë nuk duhet pushuar derisa të arrihet një përparim, tha ajo lidhur me rezistencën prej vitesh të disa vendeve të Evropës Lindore kundër shpërndarjes së refugjatëve brenda BE-së.

Merkel kërkon një linje të përbashkët në trajtimin e fuqisë në rritje të Kinës

Përveç Gjermanisë këtë e kërkojnë edhe një numër shtetesh të BE -së me kufij të jashtëm si Spanja, Italia dhe Greqia. Merkel gjithashtu mbrojti kursin e një politike të fortë financiare në BE. Kjo është mënyra e vetme për të garantuar që solidariteti mund të ushtrohet në kohë krize, tha ajo në fjalën e saj. Kancelarja theksoi gjithashtu rëndësinë e një linje të përbashkët në trajtimin e fuqisë në rritje të Kinës.DW

Continue Reading

Vendi

Presidentja Shiroka-Pula priti në takim kryeministrin Kurti: Kosova nuk ka kohë për të humbur

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur sot në takim kryeministrin Albin Kurti. Pas takimit, Kurti u shpreh se pas bllokadës së gjatë politike, institucionet duhet të bashkëpunojnë ngushtë për t’u përballur me sfidat e shumta shtetërore.

“Kosova më në fund ka institucione funksionale dhe tash nuk kemi kohë për të humbur. Presim punë të mëdha e të përditshme në interes të të gjithë qytetarëve”, deklaroi kryeministri Kurti, duke e falënderuar presidenten për pranimin e kandidaturës.

Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente me 81 vota në Kuvend pas marrëveshjes mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Si hap të parë pas marrjes së detyrës, ajo zhvilloi homazhe në Prekaz, si dhe te varret e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Presidentja e re nis zyrtarisht detyrën: Homazhe në Prekaz, te varri i Rugovës dhe Demaçit

Published

on

By

Me të marrë detyrën si Presidente e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka zhvilluar homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, te varri i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, dhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Në Prekaz, Presidentja Shiroka Pula nderoi sakrificën sublime të familjes Jashari dhe veprën e komandantit legjendar Adem Jashari.

“Prekazi mbetet simbol i qëndresës dhe sakrificës së pashembullt për atdheun”, tha Presidentja.

Ndërsa, gjatë homazheve te varri i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, ajo vlerësoi urtësinë dhe vizionin me të cilin ai e udhëhoqi Kosovën në një nga periudhat më vendimtare të historisë së saj.

“Trashëgimia e tij politike dhe vizioni për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të orientuar drejt botës perëndimore janë udhërrëfyes për ne”, theksoi Presidentja Shiroka Pula.

Te varri i veprimtarit Adem Demaçi, Presidentja nderoi jetën dhe veprën e tij, duke theksuar se ai ia kushtoi një jetë të tërë lirisë dhe dinjitetit të popullit të Kosovës.

“Me vendosmërinë dhe sakrificën e tij, Demaçi u bë simbol i qëndresës dhe i mosnënshtrimit përballë padrejtësisë”, u shpreh ajo.

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës, i sakrificës, vizionit dhe qëndresës së brezave.

/E.A/

Continue Reading

Vendi

Sindikata e Trepçës alarmon për sigurinë: Kërkohen hetim dhe investime pas bllokimit të minatorëve

Published

on

By

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka reaguar ashpër pas incidentit të së mërkurës, ku 63 minatorë mbetën të ngujuar për disa orë në nëntokë si pasojë e një defekti elektrik.

Përmes një komunikate për media, Sindikata e ka cilësuar rastin si një “alarm serioz” që nuk guxon të kalojë në heshtje, duke theksuar se nuk mund të pritet tragjedia për të marrë masa. Përfaqësuesit e minatorëve kërkojnë nga institucionet përgjegjëse një hetim të plotë e transparent, përcaktim të përgjegjësive, si dhe vlerësim urgjent të gjendjes së pajisjeve, infrastrukturës dhe rrugëve të emergjencës.

Sindikata njoftoi se ka ngritur vazhdimisht shqetësimet për pajisjet e vjetruara, rreziqet profesionale dhe mungesën e investimeve nga shteti, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme në mënyrë që punëtorët të mos vazhdojnë të punojnë çdo ditë me frikën se një defekt teknik mund t’u rrezikojë jetën. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Prof. Alban Kuriqi, i pari në Kosovë për ndikimin shkencor gjatë karrierës dhe ndër universitetet private shqipfolëse në rajon për vitin 2025 

Published

on

By

Prof. Alban Kuriqi, nga UBT, renditet i pari në Kosovë për ndikimin shkencor gjatë karrierës dhe i pari ndër studiuesit e identifikuar të universiteteve private shqipfolëse në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut për ndikimin shkencor gjatë vitit 2025, sipas një analize krahasuese të të dhënave ndërkombëtare Stanford/Elsevier.

Prof. Kuriqi rezulton gjithashtu i vetmi studiues i identifikuar nga universitetet private të Kosovës në të dyja kategoritë e analizuara, që përfshijnë ndikimin shkencor gjatë vitit 2025 dhe ndikiminshkencor përgjatë karrierës. Në krahasimin me studiuesit e identifikuar nga të gjitha universitetet e Kosovës, ai renditet i dyti për ndikimin shkencor gjatë vitit 2025.

Këto rezultate bazohen në përditësimin e vitit 2026 të databazës Updated Science-Wide Author Databases of Standardized Citation Indicators, e cila mbështetet në të dhënat bibliometrike të Scopus dhe vlerëson ndikimin shkencor përmes treguesve të standardizuar të citimeve.

Kontributi shkencor dhe rëndësia për UBT-në 

Veprimtaria kërkimore e Prof. Kuriqit përqendrohet në inxhinierinë hidraulike, menaxhimin e burimeve ujore, hidroenergjetikën, ndryshimet klimatike, ekohidrologjinë dhe restaurimin e lumenjve. Përmes publikimeve dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare, ai kontribuon në kërkimin shkencor për sigurinë ujore, qëndrueshmërinë mjedisore dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.

Ky pozicionim përfaqëson një arritje individuale të rëndësishme dhe kontribuon në forcimin e profilit kërkimor dhe dukshmërisë ndërkombëtare të UBT-së.

Rreth databazës Stanford/Elsevier 

Databaza paraqet dy kategori të ndikimit shkencor: ndikimin gjatë një viti kalendarik (single-year) dhe ndikimin gjatë karrierës (career-long). Vlerësimi mbështetet në treguesin e përbërë të citimeve (c-score), i cili merr parasysh citimet, bashkautorësinë dhe pozicionin e autorit në publikime.

Burimi: Ioannidis, J. P. A. (2026). August 2026 data-update for Updated Science-Wide Author Databases of Standardized Citation Indicators. Elsevier Data Repository, Version 9.

 

Continue Reading

Të kërkuara