Aktualitet

Merkel javën e ardhshme në Shqipëri

Published

on

Kancelarja gjermane, Angela Merkel të martën e javës së ardhshme do ta vizitojë Shqipërinë. Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri ka dhënë detaje rreth këtij takimi.

“Në Tiranë ajo do takohet fillimisht për një bisedë me kryeministrin Edi Rama. Të planifikuara janë biseda që lidhen me çështjet e politikës ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, por edhe çështje që lidhen me përafrimin me BE-në. Në bisedimet e mëpasme me krerët e qeverive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu janë planifikuar bisedime dypalëshe me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim./UBTNews

Bota

Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrainë

Published

on

By

Një sulm raketor rus e goditi një ndërtesë banimi në qytetin verilindor të Ukrainës, Sumi, duke i vrarë 11 njerëz, përfshirë dy fëmijë, njoftuan zyrtarët ukrainas të hënën.

Tetëdhjetë e nëntë njerëz, përfshirë 11 fëmijë, u plagosën si pasojë e këtij sulmi në orët e vona të natës së diel, njoftoi shërbimi emergjent shtetëror i Ukrainës.

Sulmi në Sumi i pasoi bombardimet e pareshtura ruse kundër rrjetit energjetik të Ukrainës mëngjesin e së dielës.

Kievi tha se Rusia i përdori 120 raketa dhe 90 dronë gjatë atyre sulmeve, si pasojë e të cilave humbën jetën shtatë njerëz.

E diela në mbrëmje u bë ferr për qytetin Sumi, një tragjedi që Rusia e solli në tokën tonë”, tha Volodymyr Artyukh, kryetar i administratës ushtarake të Sumit.

Administrata ushtarake e Sumit tha se një sulm tjetër raketor e goditi rrjetin energjetik, duke e lënë qytetin pa rrymë.

Forca Ajrore e Ukrainës tha se forcat ruse përdorën raketa të llojit Iskander-M, dhe një raketë të telekomanduar Kh-59, gjatë sulmit të natës.

Më shumë se 400 njerëz u evakuuan nga qyteti, sipas shërbimit emergjent.

Fotografi të postuara në Telegram nga Shërbimi Emergjent Shtetëror i Ukrainës shfaqën zjarrfikësit duke i luftuar zjarret dhe shpëtimtarët duke i bartur njerëzit jashtë ndërtesës.

Prokuroria rajonale e Sumit tha se 90 banesa, 28 vetura, dy institucionale arsimore dhe 13 ndërtesa u dëmtuan nga ky sulm.

 

Continue Reading

Bota

Kim Jong Un kërkon zgjerimin e forcave bërthamore të Koresë së Veriut

Published

on

By

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i ka përsëritur thirrjet për zgjerimin e “pakufishëm” të programit bërthamor ushtarak të vendit për, siç tha, t’i luftuar kërcënimet nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera, tha të hënën agjencia shtetërore e lajmeve e Veriut.

Në një konferencë me zyrtarët e ushtrisë të premten, Kimi e dënoi vendimin e Shteteve të Bashkuara për ta përditësuar strategjinë e përbashkët me Korenë e Jugut për mbrojtje bërthamore, si dhe për forcimin e bashkëpunimit ushtarak trepalësh me Jugun dhe Japoninë.

Ai e përshkroi këtë bashkëpunim si “NATO-ja aziatike” e cila po i rrit tensionet dhe destabilitetin në rajon.

Kimi e kritikoi Shtetet e Bashkuara edhe pse po e mbështesin Ukrainën, e cila po e lufton pushtimin nga Rusia.

Ai madje tha se Uashingtoni dhe aleatët e tij perëndimorë po e përdorin Ukrainën si “trupa elitare” për të kryer luftë kundër Moskës dhe për ta zgjeruar ndikimin ushtarak të SHBA-së, tha agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA.

Në muajt e fundit, Kimi e ka bërë prioritet forcimin e marrëdhënieve me Rusinë.

Uashingtoni, Seuli dhe Kievi thonë se më shumë se 10.000 ushtarë të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, për ta përkrahur Kremlinin në luftë kundër Ukrainës, dhe se një pjesë e tyre janë përfshirë në luftime në Kursk, rajonin rus në kufi me Ukrainën.

Kim ende nuk e ka pranuar drejtpërdrejt se është duke e furnizuar me mjete ushtarake dhe trupa Rusinë, për të mbështetur luftën e saj kundër Ukrainës.

Kimi e ka përdorur luftën e Rusisë në Ukrainë si shpërqendrim për ta përshpejtuar zhvillimin e ushtrisë së tij të armatosur me armë bërthamore, e cila tani disponon sisteme të ndryshme me armë bërthamore që kanë si objektiv Korenë e Jugut dhe raketa balistike ndërkontinentale që ka mundësi ta arrijnë SHBA-në./REL/

Continue Reading

Aktualitet

Studentët e Media dhe Komunikimit në UBT vizitojnë bibliotekën, radion dhe shtypshkronjën e kampusit për praktikën gazetareske

Published

on

Në kuadër të një serie vizitash studimore, studentët e vitit të parë të degës Media dhe Komunikim në UBT, patën mundësinë të vizitojnë disa prej objekteve më të rëndësishme të kampusit, të cilat lidhen ngushtë me mediat dhe praktikën gazetareske. Vizitat e realizuara këtë javë përfshinë Radio Kampusin, Media Grupin, Bibliotekën dhe Shtypshkronjën e kampusit.


“Po i realizojmë ëndrrat tona sepse kështu e kam dashur gazetarinë që nga fillimi, duke shijuar edhe pjesën praktike”, thonë Dea Gashi e Diellza Beka. Në kuadër të vizitave edhe njohëse dhe studimore për studentët e të gjitha viteve të Media dhe Komunikimit, të premten është realizuar vizita në dy mekanizma të rëndësishëm që posedon kampusi i UBT-së.

Studentët e vitit të parë të drejtimit Media dhe Komunikim, pasi kanë përjetuar atmosferën në “Radio Kampus”, në “Media Grupin”, ku punohet me shumë entuziazëm e përkushtim të pashoq, sepse aty përjetohet lajmi, kronika, dhe gjithçka që duhet të dijnë e kuptojnë studentët për format e komunikimit, të premten ndërkaq kanë realizuar edhe një vizitë tjetër.

Këtë herë ata patën mundësi të shohin nga afër shtypshkronjën dhe bibliotekën.

Aty i priti stafi i mrekullueshëm i UBT-së, të cilët nuk hezituan të ju shpjegonin më në detaje punën që zhvillohet, në këto dy vende kaq me rëndësi.

Si fillim, studentët u interesuan në lidhje me bibliotekën si një vend me vlerë të madhe, ku ata ku kanë rastin që të huazojnë libra të cilët lidhen me gazetarinë dhe me komunikimin në përgjithësi.

Mentorja dhe shoqëruesja e vizitave studimore, Albina Zeneli u shpreh se do të jetë një nder i madh të jetë pranë këtyre vajzave të reja, që duan të futen në botën e mediave, dikush në ekran, dikush në radio e dikush në portal.

“Unë si gazetare prej 10 vitesh do të bëj maksimumin që studentëve të mos u mungoj ana praktike, duke e ditur vlerën që ky profesion ka. Nuk thuhet më kot që media është pushteti i katërt dhe se fuqia që ajo ka është e mahnitshme. Andaj, bashkë me UBT do të angazhohem në transmetimin e informacioneve jo vetëm si leksione, por dhe në praktikë ku secili student do të provoj zërin në radio, shkrimin në portal si dhe prezantimin në emision, që kështu ato do të kenë një nivel krejt tjetër për këto drejtime duke u bërë shumë shpejt të zonjat në këtë “zanat”, u shpreh mes tjerash Albina.

Studentet gjithashtu ishin të kënaqura me këtë vizitë sepse ato po e përjetojnë në praktikë gazetarinë, që ato e kanë ëndërruar.

Dea Gashi tha se vërtet ndihet mirë kur sheh që UBT ka arritur të ketë gjithë këtë pasuri praktike për studentet e media dhe komunikimit.

“Kjo për mua është vërtet një freski dhe një realizim i gazetarisë praktike. Krahas mësimit e ligjëratave këto vizita edhe na freskojë, edhe na ofrojnë njohuri bazike mbi historinë e gazetarisë”, tha Gashi.

Diellza Beka ndërkaq mendon se vizitat studimore i japin kuptim edhe dëshirës së madhe që të jemi pjesë e UBT-së.

“Po befasohem për të mirë kur shoh gjithë këtë pasuri dhe teknikë moderne që posedon UBT dhe në veçanti Media dhe komunikimi. Jam shumë e gëzuar që kam rastin të vizitojë gjithë këto objekte vetëm brenda kampusit të UBT-së, dhe po na ndihmon shumë në përvetësimin e praktikës, në situatat e ndryshme të gazetarisë”, tha mes tjerash ajo.

Detaj parësor e kësaj vizite është fakti që UBT ka një vend të mjaftueshëm edhe për punimet që bëhen në këtë institucion duke filluar nga tavolinat, karriget dhe çdo gjë tjetër del nga kjo dhomë e rrëmujshme por mbi të gjitha e bukur.

Vendi i tretë që vizituan studentët e vitit të parë të drejtimit Media dhe Komunikim ishte dhe shtypshkronja ku nga atje na njoftuan më në vija të holla procedurën e një botimi.

Një detaj i rëndësishëm i këtyre vizitave ishte edhe mundësia për t’u njohur me mënyrën e punës dhe teknologjitë që përdoren në shtypshkronjën e UBT-së. Studentët patën mundësinë të njihen me procedurat e botimit të materialeve të ndryshme, nga gazeta dhe revista, deri te botimet akademike, siç janë librat e profesorëve të UBT-së.

Ky aktivitet është pjesë e angazhimit të fakultetit për të ofruar një edukim të balancuar, ku teorikës i shtohet thelbësisht komponenti praktik, duke i mundësuar studentëve të zhvillojnë aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për t’u bërë profesionistë të suksesshëm në fushën e mediave dhe komunikimit./UBTNews/

 

Continue Reading

Bota

Të paktën dhjetë të vdekur pas zjarrit në një shtëpi të pleqve në Spanjë

Published

on

By

Të paktën dhjetë të moshuar kanë vdekur pasi zjarri përfshiu shtëpinë e pleqve në qytetin Villafranka del Ebro, në veri të Spanjës, thanë autoritetet më 15 nëntor.

Zjarri nisi në një nga dhomat, tha zyrtari kryesor në këtë rajon, Fernando Beltran.

Të gjithë viktimat ishin të moshuar që jetonin në rezidencën “Jardines de Villafranca”, shtoi ai gjatë një deklarimi për gazetarë.

Zjarri shpërtheu rreth orës 05:00 të 15 nëntorit dhe zjarrfikësve iu deshën rreth dy orë që ta shuanin, tha një zëdhënës i Qeverisë rajonale.

Dy persona janë në gjendje kritike dhe disa të tjerë po marrin trajtim mjekësor, tha kryetarja Volga Ramirez.

Autoritetet po kryejnë hetime për të zbuluar shkakun e zjarrit./REL/

Continue Reading

Të kërkuara