Lajmet

Merkel fiton çmimin e OKB-së për refugjatët

Ky vlerësim erdhi pasi ajo kishte treguar guxim dhe përkushtim për t’i mbrojtur azilkërkuesit gjatë mandatit të saj.

Published

on

Ish-kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, është vlerësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Merkel mori çmimin “Nansen” për refugjatët.

Ky vlerësim erdhi pasi ajo kishte treguar guxim dhe përkushtim për t’i mbrojtur azilkërkuesit gjatë mandatit të saj në vitet 2015 dhe 2016, në kohën e krizës së refugjatëve nga lufta në Siri. Gjatë kësaj kohe Gjermania kishte pranuar 1.2 milion refugjatë.

Shefi i UNHCR-së, Filipo Grandi e përshëndeti vendosmërinë e Merkelit për të mbrojtur azilkërkuesit dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut, parimet humanitare dhe ligjin ndërkombëtar.

“Duke ndihmuar më shumë se një milion refugjatë për të mbijetuar dhe rindërtuar, Angela Merkel tregoi guxim të madh moral dhe politik. Ishte udhëheqje e vërtetë, duke i bërë thirrje humanizmit tonë të përbashkët, duke qëndruar i vendosur kundër atyre që predikonin frikën dhe diskriminimin”, tha ai.

Lajmet

Moti sot: Diell dhe deri në 14°C

Published

on

By

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 11 deri në 14 gradë Celsius.

Ndërkohë, do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Caktohet seanca për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar për sot mbajtjen e seancës dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Albert Sylajt, i cili dyshohet për vrasjen e ish-kunatës së tij, Arlinda Zekaj.

I dyshuari Sylaj u arrestua mbrëmjen e së martës në Deçan, pas kërkimeve nga Policia e Kosovës.

Ai akuzohet se e ka privuar nga jeta me sëpatë 49-vjeçaren Arlinda Zekaj. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Nis protesta kombëtare në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Prishtinë për protestën kombëtare të thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në shenjë revolte dhe ndërgjegjësimi pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Pjesëmarrësit po bashkohen për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet, si dhe për të ngritur zërin kundër dhunës ndaj grave dhe femicideve.

Organizatorët dhe qytetarët pritet të marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit me thirrjet për mbrojtjen e jetës së grave dhe ndëshkimin maksimal të kryerësve të veprave të tilla.

Continue Reading

Lajmet

Ndalohen punimet në gjashtë ndërtime për shkak të pasigurisë

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka pezulluar punimet në gjashtë objekte ndërtimi në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Gjilan, Skenderaj dhe Ferizaj, pasi gjatë inspektimeve në terren ka konstatuar parregullsi serioze sa i përket sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit zyrtar, ndalimi i punimeve do të mbetet në fuqi deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe përmbushjen e plotë të kërkesave ligjore. Inspektorati u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë me përpikëri masat mbrojtëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës e shëndetit të punëtorëve.

Continue Reading

Të kërkuara